Studentet.info
Lajme : Ribalanci i shkurton USHT-sė 10 milionė denarė
Kyqur 14-05-2009 7:27:44 (1262 Lexime)


SHKUP, 14 MAJ - Buxheti i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) do tė jetė pėr 10 milion denarė mė i lehtė. Me ribalancin e Buxhetit, i propozuar ditė mė parė, nga 50 milionė denarėt qė ishte planifikuar tė harxhohen nė investimet kapitale pėr vitin 2009, Qeveria ka propozuar qė prej asaj shume tė hiqen 10 milionė. Mjetet u janė shkurtuar edhe universiteteve tjera publike nė Maqedoni, mirėpo nevojat e USHT-sė pėr mbėshtetje financiare llogaritet tė jenė mė tė larta nė shtet. Jo vetėm sepse ėshtė universitet i vetėm publik nė gjuhėn shqipe (karshi tre universiteteve nė gjuhėn maqedonase) dhe ėshtė i dyti pėr nga numri i studentėve, por ėshtė universitet me vetėm katėr vjet financim nga shteti dhe pėr infrastrukturėn e USHT-sė shteti nuk ėshtė shpenzuar t’ia sigurojė objektet dhe hapėsirat, sikurse ndodhi me Universitetin e Shtipit i cili nisi me punė vjet nė hapėsira komplet tė siguruara.

“Rebalanci preku tė gjitha universitetet dhe nė kėtė plan nuk mund tė shpėtonte as USHT-ja”, thotė zėdhėnėsi i Qeverisė Shefik Duraku. Ajo, qė sipas tij kanė mundur tė bėjnė nė mbledhjen e Qeverisė, ishte qė t’i shpėtohen USHT-sė 10 milionė euro tė tjera. “Ministri i Financave kishte propozuar qė nga USHT-ja tė hiqen 20 milionė denarė, mirėpo me intervenimin e Zėvendėskryeministrit Abdylaqim Ademi, u vendos tė pėrgjysmohet ajo shumė pra tė hiqen vetėm 10 milionė denarė, nga 50 sa ishin nė Buxhetin e kėtij Universiteti”.

Mungesat e shumta me tė cilat pėrballet ky universitet si dhe fakti qė i dyti pėr nga numri i studentėve, ishin arsyet pėr tė cilat Qeveria nuk mund tė refuzonte kėrkesėn e Ademit, thotė zėdhėnėsi Duraku. Pėr vitin 2009, USHT-ja ishte universiteti tė cilit iu ndanė mė pak para nga buxheti i shtetit, konkretisht 10.24 pėr qind e buxhetit tė pėrgjithshėm. Nga 2 miliardė e 147 milionė e 822 mijė denarė qė ishin caktuar tė ndahen me buxhetin e vitit 2009 pėr katėr universitete publike, pėr USHT-nė u ndanė 220 milion e 36 mijė denarė (prej tė cilave 155 milion e 299 mijė pėr rroga dhe kontribute).

Pėr Universitetin e Manastirit, qė ka thuajse gjysmėn e studentėve tė USHT-sė, u ndanė 255 milion e 492 mijė denarė, apo afro 12 pėr qind e buxhetit tė pėrgjithshėm, kurse pėr universitetin e Shtipit, me katėrfishė mė pak studentė se USHT-ja, u ndanė 314 milion e 28 mijė denarė ose 14.6 pėr qind. Buxhetin mė tė madh e thithi Universiteti i Shkupit, me njė miliardė e 358 milion e 266 mijė denarė apo 63.2 pėr qind tė totalit. Nė buxhetin e pėrgjithshėm tė saj, USHT-ja ėshtė institucioni me shkallėn mė tė lartė tė mjeteve qė siguron prej aktiviteteve tė vetėfinancimit, afro 65 pėr qind apo 422 milion e 520 mijė denarė, ndėrsa universiteti me shkallėn mė tė vogėl tė participimit ėshtė ai i Shtipit me 21.4 pėr qind tė buxhetit tė tij tė pėrgjithshėm. 10 milionė denarėt, qė Qeveria ka vendosur t’i hiqen USHT-sė mund tė shpėtohen nga deputetet kur propozim ribalanci tė diskutohet nė Parlament, mirėpo kjo varet nga shkalla e gjendshmėrisė.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio