Studentet.info
Lajme : Politikanė pėr “faqe tė zezė”
Kyqur 19-05-2009 1:44:35 (1436 Lexime)


Laura PAPRANIKU

Ka kohė qė i ka dalė boja klasės politike shqiptare, kėtė nė Maqedoni, pasi me veprimet e tyre destruktive dhe funksionimin, apo mė saktė vegjetimin politik, nuk japin as shans qė t’i pėrcaktosh nė janė majtistė apo djathtistė. Qė ironia tė jetė ende mė e madhe politikanėve tanė u ka humbur sensi i reagimit edhe pėr ēėshtje qė nuk kanė lidhje me orientime dhe ngjyra partisė, sikurse ėshtė ēėshtja e Universitetit. Me ribalancin e buxhetit, Qeveria propozoi qė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) t’i hiqen 10 milionė denarė, nga pjesa e investimeve kapitale edhe atė nė njė kohė kur USHT ka mungesė jashtėzakonisht tė madhe tė hapėsirave pėr punė dhe kur janė nė ndėrtim e sipėr objektet e dy fakulteteve. Reagimi i klasės politike ishte pėr “faqe tė zezė”.

Heshti partia shqiptare nė pushtet. Sikur tė mos kishte ndodhur gjė dhe sikur rektori i atij institucioni tė mos kishte dhėnė alarmin sė “ėshtė vėnė nė pikėpyetje funksionimi i institucionit tė vetėm publik tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe”. Nuk ka diskutim se barra e fajit pėr kėtė situatė rėndon mbi Bashkimin Demokratik pėr Integrim (BDI) partinė qė nė Qeveri duhet tė mbron interesat e shqiptarėve e, nė kėtė plan, pak mė tepėr tė Universitetit pėr tė cilin ėshtė derdhur gjak dhe janė bėrė aq shumė sakrifica nga ana e studentėve dhe prindėrit e tyre.

Mirėpo, mbetet pėr t’u mishėruar edhe sjellja e opozitės, krejtėsisht e vonuar dhe patetike. Partitė shqiptare nė opozitė, jo vetėm qė reaguan vakėt dhe pa efekt por edhe kėtė hap e bėnė pasi pėr shkurtimin e buxhetit tė USHT-sė kuptuan prej gazetave. Mediumet vėrtetė se kanė misionin tė informojnė dhe se ėshtė nė detyrėn e tyre tė plasojnė lajme, mirėpo ky mision i tyre i dedikohet masės sė gjerė dhe jo atyre qė janė ngjitur nė skenė pėr tė drejtuar procese. Nė krijimin e politikave, aktorė kryesorė nuk janė vetėm partitė qė qeverisin me pushtetin dhe buxhetin por edhe partitė e opozitės, tė cilėt kanė pėr detyrė tė bėhen gjithė sy e veshė, pėr tė diktuar nga afėr se cilat janė planet e qeverisė. Por, ja qė klasa jonė politike, pėr shumė gjėra ka nevojė tė informohet prej mediumeve! Pra, edhe kur qeveria shkurton buxhetin e universitetit. Bile edhe pėr tė reaguar, si pozita ashtu edhe opozita janė mėsuar ta bėjnė kėtė vetėm deklarativisht, vetėm kur u drejtohen diktafonėt dhe para fytyrave tė tyre ndizen reflektorėt e kamerave televizive. Kur tė shohin logon e ndonjė media prestigjioze si “Top Channel”, “Klan” apo “Alsat”, “Zėri i Amerikės” e RTK (lajmet e tė cilėve kanė shikueshmėri tė madhe nė mesin e shqiptarėve brenda dhe jashtė Maqedonisė), politikanėt tanė tė “famshėm” vrapojnė se kush mė parė te flet atė qė nė mėngjes ka lexuar nė “Lajm”, “Koha” apo ndonjė gazetė maqedonase. Nuk ka asgjė tė ekzagjeruar nė kėtė pėrshkrim tė raportit politikanė – media, tė paktėn sa i takon situatės sė krijuar me 10 milionėt e USHT-sė. Reagimet e tyre, fatkeqėsisht pėrfunduan vetėm nė deklarata dhe fjalė boshe. Asnjėra parti, nuk propozoi nė parlament propozim amendament pėr t’i shpėtuar atė para, brenda afatit kohor dy ditė para se buxheti tė diskutohet ne sallėn e madhe. Turp! 100 herė turp dhe “faqja e zezė” pėr politikanėt tanė tė cilėt veprimin politik e kanė perceptuar vetėm mundėsi fotografim para kamerave dhe jo si mjet komunikimi pėr tė treguar se cilat janė veprimet e veta karshi njė situate tė krijuar.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio