Studentet.info
Lajme : Protesta mbarėpopullore nė mbrojtje tė USHT-sė
Kyqur 19-05-2009 1:45:54 (1149 Lexime)


TETOVĖ, 19 MAJ - Parlamenti studentor i USHT-sė, skajshmėrisht i indinjuar nga, sikurse thonė, “veprimet e vazhdueshme tė Qeverisė dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, e qė cenojnė drejtpėrsėdrejti autonominė dhe integritetin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe studentėve”, fton tė gjithė studentėt, maturantėt, profesorėt, qytetarėt, shoqatat joqeveritare dhe tė gjithė faktorėt relevantė nė vend nė njė protestėn mbarėpopullore. Protesta me tė cilėn studentėtė pretendojnė tė vihen nė mbrojtje tė autonomisė sė USHT-sė, do tė mbahet ditėn e enjte, mė 21 maj 2009 Organizatorėt e protestės, nė presskonferencėn e sė hėnės, kanė bėrė tė ditur se marshimi do tė nisėn nga Rektorati i USHT-sė (nė orėn 12) prej ku shkohet nė shesh te qendra e Tetovės. Sipas studentėve “vija e kuqe deri ku mund tė durohet diskriminimi dhe cenimi i autonomisė sė Universitetit definitivisht ėshtė tejkaluar”.

Nėse cenohet USHT cenohet ardhmėria, cenohen vlerat demokratike, por cenohen edhe vetė parimet e Marrėveshjes sė Ohrit.
Nė mbėshtetje tė kėsaj, sjellin si argument financimin vetėm 10 pėr qind tė USHT-sė, nga buxheti i pėrgjithshėm i universitete. 67 pėr qind tė mjeteve pėr vitin 2009 USHT i siguron prej burimeve vetanake, kurse vetėm 33 pėr qind nga buxheti i shteti. “Sikur tė ishim universitet privat e jo shtetėror, vėrejnė ato.
Rastėsisht ose jo, konferenca e Parlamentit studentor tė USHT-sė u mbajt tė njėjtėn kohė, kur nė Parlamentin e Maqedonisė u hap diskutimi pėr raportin financiar tė punės sė USHT-sė tė Entit Shtetėror tė Revizionit. Studentėt, thanė se USHT-sė i bėhet trysni e vazhdueshme pėrmes inspektimeve tė njėpasnjėshme, qė sipas tyre e pengojnė mbarėvajtjen e procesit mėsimor -shkencor. “USHT-sė i mbyllet Poliklinika, nuk i lejohet hapja e asnjė vendi tė punės, pėr kėtė vit, nuk i ėshtė lėshuar asnjė denarė pėr pėrfundimin e objektit tė Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, i
refuzohen kėrkesat pėr ndėrtimin e Konviktit dhe Bibliotekės, i disperzohen fakultete pa u pyetur”, thanė studentėt. Duke vėrejtur “kėtė trajtim nėnēmues” studentėt thonė se nuk mund tė rijnė indiferent. 80 pėr qind e studentėve pėr nga pėrkatėsia etnike janė shqiptarė dhe 20 pėr qind maqedonas, turq, romė e tė tjerė. Shqiptarėt pėrbėjnė popullsinė e dytė shumicė nė Maqedoni, ku vetėm USHT-ja ėshtė universitet publik nė gjuhėn shqipe, kurse nė gjuhėn maqedonase mė atė tė Ohrit, qė prej shtatorit do tė nisėn punė si universitet publik bėhen katėr soshė. Studentėt e USHT-sė, kėrkojnė trajtim tė barabartė. Nuk mund tė tolerojmė qė Universitetit tė Shtipit, me vetėm 2 500 studentė, Qeveria t’i ndajė 100 milionė denarė mjete mė shumė se USHT-sė, thanė ato, kurse zėrin e protestės paralajmėrojnė ta ngjisin nė nivelin e njė tubim mbarėpopullor.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio