Studentet.info
Opinione : Zotėri Thaēi, bėjeni Enver Hasanin edhe njė herė Rektor tė UP-sė!
Kyqur 23-06-2009 3:08:04 (1404 Lexime)

Shkėlzen Gashi

Pas vendosjes sė profesor Enver Hasanit nė krye tė Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės (UP), Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, atėbotė Kryetar i PDK-sė, u pat takuar me profesor Hasanin pėr t’ia ‘uruar’ postin e rektorit. Pas takimit, Thaēi pat deklaruar para gazetarėve se zgjedhja e profesor Hasanit nė krye tė UP-sė ėshtė bėrė me konsesusin e tė gjitha forcave relevante politike. Ē’ėshtė e vėrteta, zgjedhja e profesor Hasanit nė krye tė UP-sė qe bėrė edhe pėrmes kėrcėnimeve dhe kėtė, sikur tė kishte guxim qytetar, do tė duhej ta thoshte publikisht dhe zėshėm njėri prej tė kėrcėnuarve, z. Basri Ēapriqi.

Ėshtė e qartė se tė gjithė udhėheqėsit e UP-sė, tė zgjedhur pas luftės nė Kosovė, kanė qenė tė zgjedhurit e partive politike, sidomos tė partive politike tė dala nga lufta. Ata, me ardhjen nė krye tė UP-sė, duke pėrfshirė edhe Rektorin aktual tė UP-sė, janė pasuruar nė mėnyrė tė paligjshme. Dikush duke ndėrtuar shtėpi nė tokėn e UP-sė, kurse dikush tjetėr duke blerė brenda njė kohe fare tė shkurtėr banesa luksoze apo troje tė shtrenjta nė periferi tė kryeqytetit.

Sidoqoftė, tashmė dihet se UP-ja brenda pak javėsh duhet ta ketė rektorin e ri dhe pėr kėtė post kanė konkuruar disa profesorė tė UP-sė. Pothuajse secili prej tyre duket tė jetė kandidat potencial pėr ta ēuar UP-nė drejt shkatėrrimit pėrfundimtar. Por, pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, profesor Hasani duket tė jetė i pazėvendėsueshėm sepse bashkė edhe mė ndihmėn e paraardhėsve tė tij, ai ka bėrė gjėra qė nuk janė bėrė nė asnjė universitet nė botė dhe as qė do tė bėhen ndonjėherė.

Nėn drejtimin e tij, nė UP, nė pėrputhje me Kartėn e Bolonjės, janė mbrojtur magjistratura dhe doktoratura nga shumė politikanė, shumica e tyre nga Partia Demokratike e Kosovės (PDK). Njėri prej pjesėmarrėsve tė Konferencės sė Rambujesė, ka magjistruar me temėn “Konferenca e Rambujesė”, kurse njėri prej udhėheqėsve kryesorė tė Zonės Operative tė Llapit (UĒK), ka magjistruar me temėn “Lufta e UĒK-sė nė Llap”. Nė UP-nė e drejtuar nga profesor Hasani ka pasur edhe doktoratura pėr “Partitė Politike nė Britani tė Madhe gjatė shekullit XIX”, tė mbrojtura nga njerėz qė nuk e zotėrojnė fare gjuhėn angleze dhe, pėr mė shumė, tė mbrojtura para anėtarėve tė komisioneve qė po ashtu nuk e zotėrojnė fare gjuhėn angleze.

Kur jemi te doktoraturat, duhet thėnė se profesor Hasani, pėr arsye politike dhe personale, disa profesorėve tė UP-sė ua ka pamundėsuar tė doktorojnė nėn arsyetimin se, mes tjerash, janė mbi 50 vjeēar dhe Kosova nuk ka kurrfarė pėrfitimi prej tyre. Mirėpo, nė anėn tjetėr, Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, edhe pėrkundėr faktit se ėshtė mbi 50 vjeēar, ėshtė pranuar tė doktorojė nė UP-nė e udhėhequr nga Enver Hasani. Pėr mė shumė, ka pasur raste edhe kur Rektori Hasani, njėrin prej profesorėve qė ia ka pamundėsuar tė doktorojė, e ka ngacmuar seksualisht pėrmes mesazheve telefonike.


Sidoqoftė, nė UP-nė e Rektorit Hasani pėrzgjedhja e shumė ligjėruesve ėshtė bėrė pa plotėsuar pothuajse asnjė kriter. Kėshilltari i Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė pėrzgjedhur ligjėrues, duke shkelur rregullat, nga njė komision nė pėrbėrje tė tė cilit kanė qėnė Zėvendės-Kryeministri, Hajredin Kuēi dhe Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj. Ēuditėrisht nė pėrbėrje tė kėtij komisioni nuk ka qenė Ministri i Shėrbimeve Publike, Arsim Bajrami. Po ashtu, kėshilltarja e Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ėshtė pėrzgjedhur ligjėruese nė UP, duke shkelur ligjin.

Por, rasti mė interesant ka qenė kur njė nga ligjėruesit nė nivelin Master nė Fakultetin e Arteve, nė kohėn e Rektorit Hasani, nė tė njėjtėn kohė sa ka ligjėruar nė kėtė drejtim, ka regjistruar edhe vetė studimet master duke i mbajtur kėshtu ligjėrata jo vetėm studentėve, por edhe vetės. Ndoshta lexuesve mund t’u duket e pabesueshme, por kriteret e tij kur ai e ka vlerėsuar veten kanė qenė nė pėrputhje tė plotė me Kartėn e Bolonjės.

Pėr fund, pa pėrmendur edhe margaritarė tjerė tė Rektorit Hasani, duhet thėnė se Hashim Thaēi duhet tė bėjė ēmos qė ta bind profesor Hasanin qė ta udhėheqė UP-nė edhe pėr njė mandat sepse ai, mė shumė se kushdo tjetėr prej njerėzve tė kandiduar, do ta rriste numrin e njerėzve me tituj mr. dhe dr. nė radhėt e PDK-sė. Pėr mė shumė, edhe vet Hashim Thaēi do tė mund tė magjistronte me temėn “Si e kam gjuajtur Bujar Bukoshin me taketuke nė Konferencėn e Rambujesė?”. Kėtė temė kaq interesante dhe me interes pėr shkencėn do tė mund ta mbronte para njė komisioni kompetent, tė pėrbėrė nga Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuēi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio