Studentet.info
Lajme : Hoxha: Presim deri nė 31 mars. Mė pas, do tė pėrkrahim me grevė administratėn
Kyqur 26-03-2005 6:46:37 (1461 Lexime)

Universitetet, paralajmėrojnė grevėn nė prill

Tiranė, 26 MARS- Universitetet shqiptare kanė paralajmėruar nisjen e njė greve tė re. Nė themel tė sė cilės qėndron mosplotėsimi i njė prej kėrkesave tė grevės sė kaluar: rritja e pagės sė personelit tė administratės. I cili, nė tė gjitha universitetet shqiptare nuk i kalon tė 1000 vetėt, por qė ende nuk ka pėrfituar ndonjė shtesė page me vendim qeverie. Ndryshe nga ē’ndodhi me pedagogėt.
Fillimin e mundshėm tė grevės e ka deklaruar dje kryetari i komisionit tė grevės sė pedagogėve, Ismail Hoxha. “Presim vetėm fundin e marsit. Nėse qeveria nuk miraton rritjen e pagave tė administratės sė universiteteve, ne do tė pėrdorim tė gjitha opsionet e mundshme, njė prej tė cilave ėshtė edhe greva”.



Kanė qenė 102 punonjėsit e administratės sė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, nė Tiranė, ata qė janė deklaruar tė parėt pėr rritjet e premtuara dhe tė padhėna tė pagave. Pasi kanė ngjitur qysh tė martėn letra nėpėr muret e fakultetit, nė tė cilat u bėnin thirrje pedagogėve dhe studentėve pėr grevė, dje kryetari i sindikatės nė kėtė fakultet, Qazim Lataj, ka deklaruar qartė nė media rregullat e luftės. “Na ėshtė premtuar qė rritja e pagės sonė do tė bėhej brenda 1 marsit. Kjo datė ka kaluar dhe ende nuk ėshtė bėrė gjė. Do tė presim deri nė 31 mars dhe nėse qeveria nuk nxjerr vendim pėr pagat tona, do tė bojkotojmė punėn”.
Braktisja e punės nga administrata e fakulteteve do tė shkaktojė jo pak probleme. Sepse nuk do tė jenė nė vendin e punės qė nga kancelari e deri tek pastruesja. Rrėmuja mund tė merret lehtė me mend: nuk do tė mund tė merrni as njė vėrtetim tė thjeshtė, nėse ju duhet.
***
Sipas Hysen Hodės, kancelarit tė rektoratit nė Universitetin e Tiranės, personeli i administratės sė fakulteteve ėshtė mė i diskriminuari mes stafit tė kėtyre tė fundit. “Rroga minimale e njė sekretareje nė fakultet ėshtė 15 000 lekė nė muaj, kurse maksimalja 17 000 lekė. Kancelarėve mezi u shkon paga mujore 35 000 lekė, edhe unė vetė kam njė rrogė aspak tė kėnaqshme. Mendoj se nuk ishte e drejtė qė pedagogėt ndaluan grevėn kur morėn vendimin e qeverisė pėr rritjen e rrogave tė tyre. Kjo nuk ishte e ndershme sepse administrata doli nė shesh po aq sa pedagogėt, nė mos mė tepėr”,-tha Hoda pėr “Shekullin”, duke shtuar se edhe ai vetė mund t’i bashkohej grevės sė administratės, si pjesė e saj.
Por kėsaj tė fundit, me gjithė dyshimet, nuk do t’i mungojė pėrkrahja e pedagogėve. “Mosrealizimi i premtimit pėr rritjen e kėtyre pagave ėshtė shumė shqetėsues pėr ne. Para se tė mbyllnim grevėn grupi ndėrministror, kryesuar nga ministri Marko Bello, na pati premtuar qė do t’i shqyrtonte pagat e administratės brenda 1 marsit. Kjo ėshtė e dokumentuar edhe nė marrėveshjen e shkruar mes dy palėve. Premtimi u dha nė kuadėr tė studimit qė po i bėhej nga qeveria tė gjithė strukturės sė pagave buxhetore, studim qė ende nuk ka mbaruar. Kėshtu qė edhe paga e administratės sė fakulteteve ka ngelur pa u shqyrtuar. Nė datėn 15 mars ne i kemi dėrguar letėr Bellos, dhe ai na ėshtė pėrgjigjur se problemi do tė zgjidhej brenda 31 marsit. Nėse kjo nuk ndodh, ne do tė mblidhemi pėr tė vendosur se ēfarė do tė bėjmė. Brenda ditėve tė para tė javės do tė organizojmė njė konferencė pėr shtyp ku do tė publikojmė hapat qė do tė hedhim. Do tė shqyrtojmė tė gjitha mundėsitė, pa dyshim mes tyre edhe grevėn. Sepse nėse qeveria nuk shikon me pėrparėsi rrogat e personelit administrativ tė fakulteteve, ne do t’i pėrkahim ata duke braktisur mėsimin”,-pėrfundoi Hoxha.
Nėse fillon njė bojkot i ri nė auditoret studentore, kėtij viti akademik pėrfundimisht i jepet shkelmi. Sepse nuk ishin pak, por katėr javė mėsimi qė u humbėn gjatė grevės sė pedagogėve, e cila nisi nė nėntor 2004 dhe pėrfundoi nė 17 dhjetor 2004. Katėr javė mėsimi qė akoma e sot, nuk janė shlyer plotėsisht. Tė cilave rrezikohet t’u shtohen tė tjera.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio