Studentet.info
Opinione : Studentėt e universiteteve private mes shpresės dhe frikės
Kyqur 24-06-2009 1:48:56 (1719 Lexime)

Abdullah Klinaku

Pluralizmi dhe demokratizimi i vendit u pėrcoll me disa parregullsi, me emocion, eufori, pasim dhe pėrqafim tė dukurive pa njė seleksionim tė duhur. Pėrveē qė u thye monizmi nė partitė politike, biznese, kompani, monizmi u thye edhe nė organizimin arsimor nė Kosovė.

Pas luftės filloj hapja e shumė universiteteve private, ku brenda tyre studiuan disa dhjetėra mijėra studentė. Hapja e universiteteve private u shndėrrua pothuajse nė dukuri, prandaj, nė problemet e tilla ku dėmtohen qytetarėt, duhet tė kemi qasje sa mė racionale, konstruktive dhe tė japim ide produktive.

Hapja e njė numri tė madh tė tyre dhe lincesimi nga MASHT-I, pastaj mosakreditimi i menjėhershėm i asnjėrit prej tyre viktimizoj studentėt. Tash jemi nė fazėn tjetėr tė akreditimit dhe paraprakisht besoj qė kjo ēėshtje duhet parė nga disa prizma.

1. Universitetet private paraqiten si alternativė-ofertė pėr studime karshi universiteteve publike. Alternative parimisht ē’do herė duhet tė paraqitet si ma produktive dhe mė e avancuar. Rrjedhimisht kėshtu duhet tė paraqiten edhe universitetet private, gjegjėsisht, tė jenė tė dallueshme nė aspektin infrastruktural, kadrovik, sistem tė avancuar studimi si dhe departamente tė nevojshme pėr shoqėri dhe tė reja pėr sistemin arsimor tė vendit pėrkatės.

Kėto universitete private qė kanė pas synim forcimin, arsimimin dhe edukimin e rinisė sė njė vendi kanė qenė tė suksesshme. Madje disa kanė luajtur rol shumė tė madh edhe nė zhvillimin e vendit, p.sh Japonia pas Luftės sė II Botėrore ka filluar hapjen e shumė universiteteve private mbi parimet e lartcekura tė cilat e kanė zhvilluar robotikėn nė Japoni. Llambro Filo dhe Gėzim Sala te libri “ Civilizimi Joperėndimor” cekin kėtė arsye si shumė me peshė nė zhvillimin e Japonisė.

2. Nė Kosovė duhet tė ndėrroj mendėsia karshi universiteteve private. Sė pari duhet tė ndėrroj mendėsia e pronarėve tė universiteteve. Duhet qartė ta kuptojnė tė gjithė pronarėt e universiteteve private se ata janė vetėm themelues privat por veprimtaria e tyre ėshtė publike dhe duhet ti nėnshtrohet rregullave ligjore.

Pronarėt e universiteteve private nuk duhet ta trajtojnė atė si biznes familjar dhe ti vendosin rektorėt, prorektorėt apo dekanėt apo organet e tjera menagjuese tė universitetit si kukulla, pa asnjė tė drejtė veprimi dhe marrje tė vendimeve. Ata i kanė themeluar, menaxhimin e tyre duhet ta marrin ekspertėt e arsimit dhe tė ushtrojnė veprimtarinė mbi Ligj dhe Statut tė universitetit pėrkatės.

Nėn dy: duhet tė ndėrrohet mendėsia e shoqėrisė. Ideja e tė qenurit e vetėm njė universiteti publik nė vend ėshtė ide e kaluar, prandaj duhet ta ndihmojmė krijimin e mirėfilltė tė kėtij realiteti. Pėr tė ndodh kjo shoqėria gjatė diskutimit, debatit, ideve apo alternativave duhet ta liroj veten nga: Pėrjashtimet (ose publik ose privat), paragjykimet, nihilizmi dhe pėrgjithėsimet. Kur shoqėria jonė ta liroj veten nga kėto koncepte ajo do tė dijė tė gjykoj drejtė dhe tė tregoj edukatė tė lartė tė debatit.

Si dhe nėn tre: duhet tė ndėrroj mendėsia e pushtetit qeverisės. As ai nuk duhet ti shoh universitetet private si diqka tė huaja, ato janė tė njė territori, e nė atė territor ekzekuton ligjshmėrinė qeveria pėrkatėse e cila duhet tė kujdeset qė edhe aty tė ketė ligj dhe rregull. Madje pushteti qeverisės duhet ta ketė tė qartė se edhe beteja pėr akreditim nuk ėshtė ndėrpersonale por ėshtė ligjore dhe veprimtari qė fund e fillim i prek studentėt mė sė shumti.

3. Studentėt duhet tė jenė caku kryesor pėr tu ruajtur. Qeveria e Kosovės nė vitin e kaluar nė rastin e marrjes sė vendimit 9 pikėsh pėr mosakreditim tė universiteteve asnjė pikė tė qartė nuk iu kushtojė studentėve.

Qeveria kėtė vit qė nė momentin e marrjes sė kėtij vendimi duhet ta nxjerr edhe njė vendim tė qartė pėr ēėshtjen e studentėve. Vendim qė rregullon ēėshtjen e studentėve tė cilėt ende i vijojnė studimet nė universitetet apo fakultetet pėrkatėse tė mosakredituara si dhe tė studentėve qė i kanė pėrfunduar studimet pranė tyre.

Vendimi i tillė duhet tė jetė pozitiv pėr studentėt dhe tė ketė pėr qėllim ruajtjen e mėtutjeshme tė studentėve nga viktimizimet e gjertanishme. Si dhe tė parasheh sanksione dhe shpagim pėr studentė nga pronarėt mashtrues tė universiteteve private.

Studenti ėshtė i pafajshėm, ai ka ra viktimė e pazarllėqeve dhe mashtrimeve tė ligėsive pėr pėrfitime personale tė dikujt. Dituria ėshtė universale nė tė nuk ka monopol askush, ashtu edhe qysh ėshtė e shenjtė e nuk mund ta marr rolin e mėsuesit tė saj ēdo kush.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio