Studentet.info
Lajme : Ministria e Arsimit shkarkoi udhėheqėsinė e USHT-sė
Kyqur 03-07-2009 0:55:20 (1264 Lexime)


TETOVĖ, 2 KORRIK - Shkarkohet nga detyra e tėrė struktura udhėheqėse e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Ministria e Arsimit, pėrmes njė komunikate, ka njoftuar se shkarkimet janė bėrė pasi janė vėrejtur shumė parregullsi nė punėn e kėtij universiteti.
Vendimi ėshtė marrė nė pėrputhje me Ligjin pėr arsim sipėror, me ē’rast u ndėrpritet mandati tė gjithė anėtarėve tė Senatit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Gjithashtu MASH ka abroguar tė gjitha vendimet e marra nga Senati nė periudhėn e kaluar. Kjo do tė thotė se nė tė njėjtėn kohė nga detyra ėshtė shkarkuar edhe rektori aktual i USHT-sė Agim Vela.

Ushtrues i ri i detyrės rektor i USHT-sė, prof.dr. Agron Reka, tha se nė kėtė detyrė ėshtė emėruar me vendim tė Ministrisė sė Arsimit, pasiqė nė USHT janė vėrejtur njė mori parregullsish. Reka, gjithashtu shtoi se do tė presė paraadhėsin e tij pėr tė bėrė pranim-dorėzimin e detyrės.
“Pėr parregullsitė e ndryshme tė cekura, ministri i Arsimit i Maqedonisė, mė datė 02 korrik 2009, shkarkoi ushtruesin e deritashėm nė detyrėn rektor dhe nė tė njėjtėn ditė mė emroi mua si ushtrues i detyrės rektor i USHT-sė”, tha Reka.
Rektori i ri gjithashtu ftoi stafin akademik tė vazhdojė me punė, pasi qė kėto ndėrhyrje kanė tė bėjnė vetėm me senatin dhe me tanimė ish-rektorin dr.Agim Vela.

“Dėshiroj qė t’i njoftoj tė gjithė kolegėt, profesorėt dhe bashkėpunėtorėt si dhe tė punėsuarit tjerė tė kėtij universiteti qė tė vazhdojnė me punėn e tyre tė pėrditėshme. Posaēėrisht dua tė ju drejtohem studentėve tė cilėt mė sė shumti e meritojnė njė universitet me vlera imanente pėr kohėn, qė poashtu tė vazhdojnė me aktivitetet e tyre studentore me ē’rast dua t`iu garantoj se qendra e aktiviteteve tė ardhshme pėr konsolidimin e USHT-sė do tė jetė interesi i studentėve”, theksoi Agron Reka, u.d. rektor i USHT-sė.

Nė njoftimin e MASH-it, thuhet se ky vendim ėshtė marrė pasi qė nė vazhdimėsi janė vėrejtur shkelje tė ligjit dhe normave tjera tė punės nga organet drejtuese tė kėtij institucionit tė lartė arsimor. Gjithashtu, thuhet nė njoftim, Inspektorati i Arsimit ka vėrejtur shumė parregullsi nė procesin e dhėnies sė vendimeve dhe nė pjesėn e financave. Senati aktual akuzohet se janė bėrė shkelje flagrante tė ligjit gjatė punėsimit tė kuadrit akademik ndėrsa theksohet se janė shkelur edhe tė drejtat e studentėve. Senati i USHT akuzohet edhe pėr ndarjen e padrejtė tė titujve shkencor. Tė gjitha kėto parregullsi janė vėrejtur pas inspektimeve tė bėra nga Inspektorati shtetėror i arsimit, ai Punės dhe nga Policia e Financave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencės, kėtė vendim e ka marrė duke vepruar nė bazė tė Konkludimeve tė Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė, tė miratuara nė mbledhjen e 56 tė mbajtur mė 15 maj tė vitit 2009.

Alsat-M




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio