Studentet.info
Lajme : Vela: Si do t`a rikthejė drejtėsinė nė USHT
Kyqur 08-07-2009 5:18:11 (1247 Lexime)


TETOVĖ, 8 KORRIK - Rektori i zgjedhur nga senati dhe qė pretendon bindshėm se ėshtė vetėm ai si udhėheqės ligjor nė postin e rektorit tė USHT-sė, prof.dr. Agim Vela nė njė bisedė pėr “24 orė” ka dhėnė detaje lidhur me zhvillimet mė tė reja rreth universitetit shtetėror, pas ndėrhyrjes sė ministrisė sė Arsimit, por edhe pas emėrimeve tė sė hėnės tė prorektorėve dhe dekanėve nga ana e ushtruesit tė caktuar qeveritar pėr rektorė, Agron Rekės. Rektori Vela ka bėrė tė ditur se po vazhdon betejėn ligjore pėr tė rikthyer tė drejtėn dhe tė vėrtetėn e shkelur nė USHT.

“Situata ėshtė e tendosur nė universitet, pėr shkak se akoma kemi praninė tė forcave tė rendit, ndėrsa tė gjitha zyrat e dekanėve janė hapur nė mėnyrė tė dhunshme dhe janė demoluar. Ne po bėhemi gati pėr ankesat nė Gjykatėn Administrative, Kushtetuese dhe do tė shfrytėzohen tė gjitha rrugėt ligjore rreth kėtyre zhvillimeve”, ka sqaruar rektori i USHT-sė, prof.dr Agim Vela, i cili thekson se nė bazė tė normale ligjore ai ėshtė rektori i plotėfuqishėm i votuar nga shumica e senatit.

Sipas tij, ushtruesi aktual i detyrės Agron Reka nuk ka thirrje Akademike, por edhe prorektorėt e emėruar nė mėnyrė antiligjore nuk pėrbėjnė kushin pėr tė qenė nė ato poste.

“Prorektori i ēėsthjeve financiare Serafim Tomovski ėshtė i moshės 72 vjeēare, njė njeri nė pension pėr tė cilin edhe mė parė kemi patur vėrejtje se kėto kanė qenė profesorė jo meritues. Por edhe vendimet e tjera pėr emėrimin e disa personave tė tjerė nė poste dekanėsh dhe detyra tė tjera janė antiligjore dhe kundėr USHT-sė. Organi i dhunshėm e shkel me katėr kėmbė ligjin qė do tė thotė se nuk respektohet fare ai, por e gjithė kjo ėshtė njė vendim politik, sepse shumica e dekanėve nė stafin e u.d Agron Reka, nuk kanė thirrje akademike dhe nuk janė nė marrėdhėnie tė rregullt pune nė USHT”, ka theksuar prof.dr. Agim Vela.

Ai ka shtuar se stafi i vjetėr gjithashtu ėshtė valid, duke pėrfshirė dekanėt dhe prodekanėt dhe se sipas tij, nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė rektoratit tė USHT-sė kanė marrė pjesė nėntė dekanė, pėrveē dyve qė kanė munguar Sulejman Metės dhe Myqereme Rusit, nė vend tė tė cilėve siē ka thėnė Vela do tė emėrohen dekanė tė tjerė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio