Studentet.info
Lajme : Universiteti i Prishtinės bėhet me rektor tė imponuar nga Qeveria
Kyqur 09-07-2009 2:23:02 (4755 Lexime)


Prishtinė, 9 korrik – Kimisti Mujė Rugova ėshtė zgjedhur tė martėn rektor i Universitetit tė Prishtinės, nė njė proces formal votimi qė ėshtė parė pasdite nė Kėshillin Drejtues, por qė ėshtė diktuar krejtėsisht nga Qeveria.
Tetė nga nėntė anėtarėt e Kėshillit e kanė dhėnė votėn pėr Rugovėn, meqė paraprakisht kryeministri Hashim Thaēi ishte pėrcaktuar pėr kėtė kandidat, ka shkruar e pėrditshmja "Koha Ditore". Kjo pasi, sipas burimeve nė tė cilat thirret kjo gazetė, paraditen e sė martės ishte e paqartė nėse nėntė anėtarėt e organit qė e zgjedh rektorin duhej dhėnė votėn pėr Myzafere Limanin, tė cilėn e mbėshteste ish-rektori Enver Hasani dhe zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, apo pėr Isa Elezajn, qė e mbėshteste ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.
Deri pak orė para votimit as qė ishte nė agjendė zgjedhja e tre nga pesė kandidatėt pėr rektorė, tė pėrfshirė nė listėn e ngushtė: Selim Dacin, Shyqyri Galicėn dhe Mujė Rugovėn.


Sipas kėtyre burimi, kryeministri ka vendosur pėr kėtė tė fundit, nė njė takim qė ėshtė zhvilluar nė ndėrtesėn e Qeverisė midis tij dhe Kuēit e Hoxhajt, por nė tė cilin kanė marrė pjesė edhe Idriz Vehapi, ministėr i Bujqėsisė, si dhe Bekim Ēollaku, kėshilltari i lartė politik i kryeministrit.
“Hoxhaj ka thėnė shkurt se do tė paraqesė menjėherė dorėheqjen nė rast se votohet pėr Myzafere Limanin, sepse atė e ka mbėshtetur prej muajsh Enver Hasani. Kuēi e ka kundėrshtuar dhe ka thėnė se nuk do tė mbėshtetet as kandidatura e Isa Elezajt”, kanė precizuar pėr gazetėn burime brenda kėtij takimi, qė i ka paraprirė procesit tė votimit nė Universitet. “Kryeministri masandej ka vendosė pėr Mujė Rugovėn”.
Para kėsaj, disa nga anėtarėt e Kėshillit Drejtues kishin pasur njė takim me ministrin Hoxhaj, nė njė kafiteri afėr selisė sė subjektit politik qė pėrfaqėson kryeministri – Partisė Demokratike.
Ishte bėrė sebep pikėrisht mungesa e njė informate nga Qeveria pėr kandidatin qė duhej votuar, qė shumica e anėtarėve tė Kėshillit tė mos paraqiteshin nė orėn 11.00 nė mbledhjen ku duhej votuar pėr rektorin.
Mirėpo, kjo nuk ishte vonuar edhe shumė. Para orės 14.00, kur u realizua votimi, anėtarėve tė Kėshillit iu kishin shkuar SMS nga celulari i Kuēit, me porosinė qė tė votonin pėr Mujė Rugovėn. Nė kushte anonimiteti, disa nga kėta anėtarė ia kanė konfirmuar kėtė gazetės.
Vetė Basri Ēapriqi, qė ėshtė kryetar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, ka pranuar se mbledhja ishte shtyrė pėr shkak tė “disa konsultave” dhe se nė procesin e zgjedhjeve ka pasur edhe interferime tė politikės.
“Normalisht ka pasur shumė grupe, klane profesionale, edhe tė politikės, qė kanė interferuar nė kėtė proces zgjedhor, por vota ka qenė e fshehė dhe procesi zgjedhor ka qenė i rregullt”, ka thėnė Ēapriqi. “Tė gjitha lobingjet janė tė lejueshme deri nė momentin kur tė qitet vota nė kutinė e votimit”.
Ēapriqi nuk ka qenė nė gjendje tė deklarojė se nuk ka pasur ndėrhyrje nga qeveria dhe as tė mohojė qė shumica e anėtarėve tė Kėshillit kanė vepruar ashtu siē paraprakisht kanė marrė njė porosi nga zyrtarėt e lartė tė Qeverisė.
Por, njė gjė e ka deklaruar – ka thėnė se qysh tash dihet qė rektori i ri nuk do tė pėrkrahet pėr ta realizuar strategjinė zhvillimore pėr universitetin, meqė disa qasje tė tij nė Kėshill i konsiderojnė si tė gabueshme.
“Ėshtė mendimi i disa prej anėtarėve se nuk e mbėshtesim pėr ndarjen e universitetit. Konsiderojmė se universiteti si i tillė duhet tė reformohet dhe tė ecė pėrpara”, ka thėnė Ēapriqi. “Ėshtė diēka tjetėr programi qė ofrohet dhe diēka tjetėr realizimi i njė programi qė gjatė rrugės mund tė pėsojė ndryshime”, ka shtuar ai.
Deklaratat e tij ishin reflektim i pėrcaktimit tė rektorit tė sapozgjedhur pėr tė bėrė mė shumė universitete publike nė Kosovė. Disa minuta pasi ka marrė besimin pėr tė udhėhequr me UP-nė nė tri vitet e ardhshme, Mujė Rugova ka thėnė tė synojė qė deri nė fund tė mandatit Kosova tė bėhet me sė paku katėr universitete publike.
“Ėshtė e domosdoshme qė tė krijohen edhe qendra tjera universitare nė nivel tė Kosovės. Arsyet janė tė ndryshme – ekonomike dhe politike”, ka thėnė Rugova, i cili ka pėrmendur Gjilanin ku duhej bėrė njė universitet, e qė do tė ishte nė funksion edhe tė tė rinjve nga Presheva, Bujanovci e Medvegja. Pastaj njė universitet parasheh tė hapet nė Peja dhe njė tjetėr nė Mitrovicė.
Krejt programin e tij e ka pėrmbledhur nė vetėm tre faqe. Nė kuadėr tė bashkėpunimit rajonal, ka paraparė tė krijojė afėrsie edhe me Universitetin e Beogradit.
Ai ėshtė zotuar se do tė bėjė punė dhe pėrpjekje pėr krijimin e kushteve pėr banim tė stafit mėsimor, e nė veēanti tė stafit nė moshė tė re. Ka nė agjendė edhe rritjen e kapacitetit pėr banim tė studentėve. Po ashtu, Rugova ka paraparė edhe qė nė programet mėsimore tė inkorporohet Gjuha shqipe si lėndė obligative studimi.
Njeriu qė u bė rektor falė njė urdhri politik qė erdhi disa minuta para se tė bėhej votimi formal nė Universitet, ėshė zotuar se nuk do tė lejojė qė politika tė ndėrhyjė nė punėn e tij.
“Do t’i pėrballoj presioneve politike, sepse i kam bėrė ballė edhe Serbisė”, ka thėnė Rugova. “S’ka kush na bėn presione politike. Qeveria ėshtė e jona dhe e mbėshtet shkollėn”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio