Studentet.info
Opinione : SMS Rektori
Kyqur 13-07-2009 2:41:18 (1551 Lexime)

Nga Blerim Shala

Demokracia po pėrparon nė Kosovė. Pėrditė e mė shumė. Duke bėrė adaptimin, ose pėrshtatjen e saj, tė demokracisė pra, me mjetet bashkėkohore tė komunikimit.

Imazhi i rremė, ose imitimi i demokracisė dhe i vendimmarrjes ėshtė ky: Me votat e fshehta, instanca e mandatuar pėr kėtė gjė, Kėshilli Drejtues, javėn e kaluar, bėri pėrzgjedhjen e Rektorit tė ri tė Universitetit publik tė Prishtinės.

Gjendja reale, apo, vendimmarrja e mirėfilltė ėshtė kjo: Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė shoqėri tė disa ministrave, pa pasur kurrfarė tė drejte pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje, nė njė ndejė joformale pra, u pėrcaktua pėr kandidatin e tij tė preferuar, i cili, pėr mė shumė, ėshtė anėtar i mekanizmit partiak tė PDK-sė.

Vendimi i tij, pastaj, iu komunikua atyre qė kinse me votėn e tyre zgjodhėn Rektorin e Universitetit publik tė Prishtinės, pėrmes SMS-it.

Celularėt bėjnė mrekulli. Njėmend.

Kėndejpari, pra, po inaugurojmė SMS Demokracinė.
Nuk ėshtė ky njė rast i veēantė, diē qė aksidentalisht ndodhi, njė pėrjashtim nga rregulli.

Pėrkundrazi. Kemi tė bėjmė me dukurinė qė ėshtė thelbi i sistemit tė qeverisjes sė Kryeministrit Thaēi, dhe qė karakterizohet si njė imitim i demokracisė, dhe si njė vendimmarrje qė bėhet jashtė, dhe pėrmbi mekanizmave tė parapara me Kushtetutė, me ligje, me njė rend demokratik.
Nė kėtė mėnyrė, dėmtohen themelet e demokracisė nė Kosovė. Tė demokracisė tė shtetit tė Kosovės.

Po tė merreshin pėr bazė deklaratat dhe prononcimet publike tė autoriteteve mė tė larta tė vendit, nuk do tė kishte aspak arsye pėr t’u shqetėsuar. Tė gjithė ata e dinė se ēfarė duhet thėnė nė kėto raste, ose si duhet definuar demokracinė kosovare nė veprim, demokracinė funksionale. Transparenca dhe llogaridhėnia nė procesin e vendimmarrjes, respektimi i institucioneve dhe i procedurave tė parapara nė kėto procese, sundimi i ligjit, tregu i lirė, respektimi i pluralizmit politik, por po ashtu, kėmbėngulja kur bėhet fjalė pėr mekanizmat e dhunės (kėtu s’ka pluralizėm por pėrkundrazi, monopol), respektimi i plotė i lirisė sė shprehjes, i tė drejtave tė njeriut dhe i tė drejtave tė komuniteteve, i autonomisė sė universitetit – arsimit tė lartė, toleranca zero ndaj krimit dhe ndaj korrupsionit, etj.etj.

Nuk kalon njė ditė e lume pa dėgjuar pėrkushtimin e lidershipit institucional pėr tė gjitha kėto elemente tė demokracisė liberale. S’ka fjalė, demokracia liberale ka pushtuar fjalorin e politikanėve tonė.
E ēka ndodh nė realitetin kosovar? Cila ėshtė e vėrteta: A jetėsohen kėtė zotime tė udhėheqėsve kosovarė, tė cilėt me postet, mandatet dhe pėrgjegjėsitė qė kanė, u detyrohen kėtyre obligimeve?
Nuk ėshtė aspak e vėshtirė, fatkeqėsisht, tė numėrohen dhe shpjegohen kėtu njė mori shembujsh ku vjen nė shprehje imitimi i demokracisė dhe i procedurave tė parapara, kur vendimmarrja ndodh nė grupe joformale, duke u injoruar dhe anashkaluar mekanizmat e mirėfilltė – tė pėrcaktuar pėr artikulimin e qėndrimeve dhe tė vendimeve. Anasjelltas: Me gjasė, ėshtė shumė mė vėshtirė tė specifikohet njė rast i vetėm kur gjithēka ėshtė bėrė duke pėrfillur ligjet dhe procedurat e duhura.

Shembulli i parė, ai mė i freskėti, tashmė u pėrmend: Nuk besojmė qė ka kush nė Kosovė, pos atyre qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ishin pjesė e kėsaj loje tragji-komike, qė mund tė mbrojė, shpjegojė dhe arsyetojė mėnyrėn se si u pėrzgjodh Rektori i ri i Universitetit publik.
T’u shkojmė tash rend shembujve tė tjerė. Vetėm disave prej tyre, duhet shtuar kėtu.

Vendimmarrja pėr importimin e mishit dhe produkteve tė mishit, po ashtu, nuk ka gjė tė pėrbashkėt me procedurat e parapara, nuk ka marrė aspak parasysh interesat e kompanive vendore, madje, nuk ėshtė konsultuar me to, as para shpalljes sė Udhėzimit Administrativ, dhe as pasi qė ky Udhėzim shkaktoi rrėmujė tek mbi njėqind kompani qė punėsojnė mbi katėr mijė qytetarė tė Kosovės.

Vendimmarrja pėr privatizimin e kompanive publike, pasurisė kryesore tė njė shteti, dhe veēmas, pėr pėrzgjedhjen e konzorciumit pėr ndėrtimin e “Kosovės sė Re” (ish “Kosovės C”), po ashtu, ėshtė aq e mjegulluar, aq e paqartė, aq e fshehur prej qytetarėve tė Kosovės, sa qė ta merr mendja qė kemi tė bėjmė pėr farė sekreti shtetėror, megjithėse dihet qė ky proces, nė tėrėsinė e tij, ka njė peshė tė jashtėzakonshme pėr tė gjithė ne, qytetarėt e kėtij shteti, dhe pėr gjeneratat e ardhshme.

A di dikush prej nesh, a e dinė madje Bordet e kėtyre Kompanive publike, tė cilat parimisht janė mė tė thirrurat pėr tė hapur udhė pėr marrjen e vendimeve kapitale, se nė ē’mėnyrė do tė privatizohen kompanitė publike, cili do tė jetė pėrfitimi i qytetarėve tė Kosovės, sa dhe si do tė ndikojė ky privatizim, si dhe ndėrtimi eventual i “Kosovės sė Re”, nė mirėqenien sociale dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit?
Jemi nė terr tė plotė informativ. Dhe jo vetėm ne. Shumica dėrrmuese e ministrave tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės nuk dinė gjė pėr kėto tema madhore. Shumica absolute e deputetėve tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nuk kanė asnjė informacion shtesė krahasuar me ne, qytetarėt e rėndomtė tė Kosovės, pėr tė gjitha kėto ēėshtje – edhe pse pikėrisht ata, deputetėt dhe ministrat e Kosovės, kanė marrė mandatin prej nesh, prej votuesve dhe qytetarėve tė Kosovės, apo, prej deputetėve tė Kuvendit, pėr t’i marrė vendimet e duhura, natyrisht, gjithnjė duke iu nėnshtruar Kushtetutės, Ligjeve, Rregulloreve, procedurave.

Tek po i njėjti konkludim mund tė mbėrrihet edhe kur shtrohet, ta zėmė, tema e ngecjes evidente nė kompletimin e AKI-sė (Agjencisė Kosovare tė Inteligjencės), ajo e mosfunksionimit tė Kėshillit tė Sigurisė sė Kosovės, e rrėmujės qė ėshtė krijuar sa i pėrket diplomacisė kosovare, ku mė nuk dihet se kush ēka pėrfaqėson nė politikėn e jashtme tė vendit, etj.etj.

Ku ėshtė atėherė i koncentruar, i pėrqendruar pushteti i mirėfilltė nė Kosovė? Kush merr vendime nė Kosovė?
Pėrgjigjja, nė masė tė madhe, ėshtė e njohur pėr tė gjithė ne.
Vendimet nuk merren dot nė sesionet e Kuvendit tė Kosovės, dhe nė mbledhjet e Qeverisė sė Kosovės, tė cilat transmetohen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė TV.

TV kėtu mbulon atė dukurinė e imitimit tė demokracisė dhe tė vendimmarrjes. Kėtu kemi, nėse mund tė shprehemi ashtu, transmetimin direkt televiziv tė pafuqisė dhe tė mashtrimit politik, qė ėshtė po ai qė u pa me kinse votimin pėr Rektorin e Universitetit publik tė Prishtinės.

Realiteti vendimmarrės, fuqia e njėmendtė politike, ėshtė e koncentruar nė atė ndejėn joformale tė Kryeministrit Thaēi me bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė (si nė rastin e pėrcaktimit tė SMS Rektorit), njė numėr i tė cilėve nuk kanė kurrfarė mandati as pėrgjegjėsie, nuk janė votuar kurrė prej qytetarėve tė Kosovės, dhe nuk kanė kurrfarė tė drejte tė vendosin pėr ēkadoqoftė.

Fuqia reale politike nė Kosovė ėshtė nė duart e kėtyre grupeve – tė cilat nuk i pėrgjigjen Kushtetutės, ligjeve dhe procedurave, nuk kanė gjė tė pėrbashkėt me transparencėn dhe llogaridhėnien, por vetėm ekskluzivisht dhe kryekėput me Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēin. Me Shefin e tyre.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio