Studentet.info
Opinione : Mė dhemb kur hesht...
Kyqur 14-07-2009 14:12:21 (2033 Lexime)


Nga: Salajdin SALIHU

Mė sugjeroni heshtjen sepse "Reka na qenka i vendosur"; sepse tė del pėr hair nėse shtiresh, nuk flet, aktron shurdhin e qorrin.

Mė thoni tė ushtroj ketmanin, kėtė mjeshtri heshtjeje, shtirjeje, fshehjeje mendimesh dhe ngufatjeje tė ēdo reagimi tė brendshėm, sepse kam familje, fėmijė dhe nuk kam as votėr. Mė thoni tė mos yshtem nga sinjalet e fundqenies pėr tė shprehur mospajtimin ndaj kolonializmit klasik.

Mė thoni tė hesht sepse na qenka koha e tė fortėve tė mėhallėve, katundeve, qyteteve... e atyre qė duan tė na imponojnė njė ultima racio, njė mendjengushtėsi tė frikshme.

Mė thoni tė hesht kur mė mohohet gjuha; kur miratohen ligje kundėr fėmijėve tė mi; kur shteti ka frikė prej tyre dhe, njėkohėsisht, kėrkon qė ta dua; kur nxėnėsit shqiptarė, pėrkundėr njė ligji, nuk mund tė regjistrohen nė shkollat e mesme, kurse prindėrit e tyre, pėr ēdo vjet, duhet tė lodhen me protesta; kur studentėt duhet tė kalojnė mes pėr mes policėve pėr tė hyrė nė fakultete. Mė thoni tė hesht kur po pėrballem me shikime policėsh tė parkuar nė oborrin tim, tė cilėt sikur duan tė na thonė: "Kė dreqin mbrojmė ne?". Kė rrezikoj unė, qė nuk kam veēse njė ēantė me libra? Nga kush kanė frikė ata qė I kanė ēuar aty policėt, pėrpos nga ndėrgjegjja e tyre? Krekosjen e dirigjuesve e pėrēmoj dhe pres ēastin t'u fal njė lule cinizmi. Mė thoni tė hesht kur njė profesor i nderuar si Agim Vela, me njė bagazh shumėvjeēar nė sferėn e arsimit dhe shkencės trajtohet si kontrabandist. Mė thoni tė hesht kur vetėdija jonė tentohet tė formėsohet sipas njė logjike fisnore.

Kur hipokritėt, tė pabesėt, injorantėt lartėsohen nė kulmet e pushtetit. Mė thoni tė hesht sepse ngjall zemėratėn e ligavecėve politikė, qė pa fije burrnie lejojnė dikush t'ua tall kombin dhe kulturėn e tyre.

Mė sugjeroni heshtjen kur po nxirren nė ankand fatet tona dhe tė fėmijėve tanė. Mė thoni tė hesht dhe tė bėhem pjesė e qerthullit tė intelektualėve shtetėrore qė "pasi kanė frikė ta thonė atė qė e mendojnė, fillojnė tė thonė atė qė nuk e mendojnė" (Gj.Konrad), vetėm qė tė mos e shqetėsojnė liderin, pushtetarin, ministrin,
deputetin, drejtorin, rektorin. Mė thoni tė hesht, por unė nuk mund tė jem heshtak qė pėrvidhet si zvarranik drejt olimpit tė njė karriere tė pėshtirė.

Mė thoni tė hesht teksa po na i pensionojnė ambiciet tona pėr njė tė ardhme mė tė mirė,mė tė fisme, mė humane, mė tė kulturuar, mė tė emancipuar...Mė sugjeroni heshtjen ju qė kurrė nuk u ėshtė shfaqur hija e Hanah Arend-it, pėr tė cilėn guximi nuk ėshtė veti e njerėzve qė dirigjohen. Ky ėshtė guxim i aktruar dhe i shpifur. Tė guximshėm janė njerėzit e lirė qė e mbysin tiranin brenda vetes dhe nė kulmin e ekstazave tė turmės marrin pėrgjegjėsi personale. Guximi ėshtė veti e njerėzve qė sfidojnė mumiet mjerane. Kėto mumie universitetet nuk i konsiderojnė si vend shkencėtarėsh, njerėz tė dijes, pra me prima racio, por si vende tė njerėzve me ultima racio.

Guximi i shkencėtarit shihet nė projektet shkencore. Guxo tė jesh i menēur, thoshin tė urtėt. Anonimiteti nė shkencė nuk ėshtė kurrfarė trimėrie dhe nuk kompensohet me kurrfarė posti. Ata qė kanė investuar gjithė jetėn nė ngritjen e tyre profesionale e dinė se dija ėshtė e pafundme dhe nuk kanė nevojė pėr ndihmėn qeveritare, ministrore, fisnore...

Ata e lartėsojnė emrin e tyre me punėn e tyre, me ngulmimin e tyre, me sakrificėn e tyre. Mė thoni tė hesht, ndėrkohė qė po na ushtojnė veshėt nga altoparlantja e mediumit publik, e cila na bėri rezil me komente qė ta shpifin. Na flet pėr gjak dėshmorėsh, teksa po ata dėshmorė janė harruar nga "shokėt e tyre tė idealit" qė bota u shfaqet me imazhin e parasė. Na flet pėr luftėn qė kurrė nuk e ka pėrjetuar; qė nuk e di se ē'do tė thotė tė marrėsh lajme pėr vrasjen e njerėzve tė dashur; pėr vrasjen e vogėlushes qė ėndėrronte
tė "bėhej shkrimtare sikurse unė", e cila shkoi nė botėn e amshuar me njė buzėqeshje misterioze dhe engjėllore, duke lėnė pas vetes njė e-mail qė nuk do tė hapet kurrė.

Mė thoni tė hesht pėr tė ruajtur njė vend pune, por unė kėtė "kujdes" e pėrēmoj, sepse nuk dua qė tė turpėrohem nga mėsuesit e mi, sikurse: M. Kundera, Gj. Konradi, V. Haveli, A. Mihniku, Ē. Milloshi, D. Kishi, K. Trebeshina; sepse nuk dua qė nesėr fėmijėt e mi tė mė akuzojnė, ashtu sikurse i akuzojmė paraardhėsit tanė. Mė thoni tė hesht kur qeveria, e shtyrė nga njė logjikė tribale, paratė e ndara pėr qytetin tim ua jep bashkėsive lokale qė i quajmė komuna. Mė thoni tė hesht, teksa e shoh Shkupin, qė "mė dhemb nė shpirt" [A. Podrimja], se si po shfytyrohet dhe tė cilin nuk e shpėton as Skėnderbeu i bronztė, aq I pėrmendur nė fushata zgjedhore. Ju qė mė bėni "ftesėn" pėr tė heshtur po u them: Shporruni! "Skllevėr, bij skllevėrish, s'e meritoni, se liri s'doni". Nuk u ngjaj. Dhe e di: "Ēfarėdo sistemi qė tė ndėrtoni pa ne do tė pėrmbyset!" [L.Reed]. Nuk u ngjaj dhe as nuk u besoj kur mė flisni pėr barazi e liri.

"Lirinė" tuaj e pėrēmoj, "barazinė" tuaj e pėshtyj, sepse janė me pamje tė egėr dhe tė frikshme. "Liria" pėr tė cilėn mė flisni, mė trishton dhe mė trazon ėndrra tė frikshme; mė depresionon dhe mė shtyn qė tė qetėsoj veten me sedativė. Unė shkruaj dhe flas se dua tė jem nė
anėn e njerėzve tė lirė dhe jo nė anėn e robėrve e tė kacagjeluarve qė e ardhmja u shfaqet me imazhin e parasė. Unė jam i gatshėm pėr ēdo sakrificė nė mbrojtje tė sė drejtės time pėr tė menduar dhe pėr t'u shprehur lirshėm, pa mė frikėsuar as njėqind Reka e Ali Ahmeta.

Mėsuesit e mi tė pėrhershėm nuk mė sugjerojnė heshtjen. Ata mė flasin nga rafti me mijėra libra dhe mė thonė se letėrsisė qė i mungon morali
ėshtė hipokrizi... Dhe unė nuk mund ta tradhtoj pasionin tim, frymėmarrjen time, ajrin tim. Duke heshtur po zhytemi nė vorbullėn e hipokrizisė kolektive, po mendje-robėrohemi, lejojmė qė institucionet publike tė shndėrrohen nė prona private tė azganėve politikė.

Po unė kam mijėra arsye qė tė ndjehem I zhgėnjyer dhe i trishtuar kur shoh se si kolegu e shikon kolegun me pėrēmim dhe beson se "ka ardhur koha e tij", ashtu sikurse ia ka projektuar ombrella e pėrkohshme politike. Kjo tė krijon njė boshėsi tė papėrballueshme...

Koha e mjeranėve ėshtė e pėrkohshme. Koha jonė ėshtė e pėrgjithmonshme. Sepse koha jonė e ka tė dendėsuar tė kaluarėn, tė tashmen dhe vizionin e qartė pėr tė ardhmen. Ne vetė e krijojmė emrin tonė, kurse ata presin tė emėrohen. Fisin tim nuk e frikėsojnė kasnecėt e turpit, sepse nuk mendojnė
vetėm pėr oborrin e tyre. Fisi im nuk e konsideron atdheun me pėrmasa oborri a mėhalle dhe as nuk u shfaqet e ardhmja me imazhin e parasė sė pistė. Mėsues si Branko Merxhani, Anton Harapi, Faik Konica na kanė mėsuar se shpirtra tė lirė janė ata qė e braktisin privaten dhe veprojnė nė sferėn publike, pa i ngarė lemza e frikės; se njeriu duhet tė ketė edhe ndjenjėn e vetėmohimit pėr njė jetė tė pėrbashkėt; se mjerimi nuk ėshtė jashtė, por brenda nesh; se robėrimi nuk ėshtė vetėm pėr fajin e atij qė mban dikė tė robėruar, por edhe pėr fajin e atij qė rri nėn robėri. "E para ėshtė ngadhėnjim, e dyta servilitet" dhe se njė popull "pa ideal e pa dije kurdoherė ėshtė i ekspozuar nė rrezik" (B. Merxhani); se jeta shpirtėrore duhet tė jetė nė harmoni me jetėn materiale. Ne, djalėria e Neoshqiptarizmės, kujdesemi pėr tė kaluarėn dhe pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė, sepse gjithė jetėn e kemi ngrysur dhe gdhirė mbi libra.

Pėrpiqemi tė ngjallim nė shpirtin tonė ndjenjėn e detyrės, pėrgjegjėsisė qytetare, tė veprimit human, tė dijes sė thelluar dhe ndjenjės sė fisnikėrisė.

Besojmė se ata qė flasin sot do tė vuajnė, kurse ata qė heshtin nesėr do tė turpėrohen... Besojmė nė idealet e sė djathtės shqiptare: Zot, Komb e Atdhe. Besojmė se jeta pa faktorin shpirtėror dhe kulturor ėshtė varfėri, kurse ju, kasnecė tė laskėrkulturės, as qė doni tė dini pėr faktorėt e kėtillė.

Jeni strucėt qė dėshironi kudo tė paraqiteni si intelektualė, si vetėdija e kombit dhe keni frikė se humbni njė vend pune.
Ju dėshironi qė njerėzit t'u respektojnė dhe nuk keni guximin (qė aq shumė e pėrmendni) tė thoni hapur atė qė e pėshpėritni korridoreve tė errėta, tė frikshme, ngjashėm si te veprat e Kafkės. Ju dėshironi tė mburreni se po flijoni veten pėr gjeneratat e reja dhe nuk jepni shembullin pėrpara atyre qė u thoni se duhet tė mbruhen me shpirtin e pėrgjegjėsisė.

Mė thoni tė hesht e unė nuk dua qė sytė e studentėve tė jenė pasqyra shekspiriane, ku mund ta shohim tė zitė e zemrės sonė... ato sy tė trishtuar pėr tė ardhmen e tyre qė e nxijmė me pisllėqet tona.

Mos mė sugjeroni heshtjen sepse njė shpirt qė nuk guxon tė jetė i vendosur ėshtė njė shpirt robi, njė shpirt qė duhet tė shėrohet me fenerėt e zemrės dhe dijes. Mė dhemb tė hesht... O Promethe, nė kohėn tonė ti je opozitari. Tė ligėshtuarit i duhen Zeusit, sepse i pėrdor pėr tė dėrguar kumte turpi deri te ty, qė nuk e ndėrron vuajtjen me mjerimin e tyre.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio