Studentet.info
Opinione : RREGULLI I KAOSIT
Kyqur 20-07-2009 4:28:32 (1328 Lexime)


Nė qoftė se nuk jam pėr vetveten, kush do tė jetė pėr mua?

Nė qoftė se jam vetėm pėr veten, ēfarė jam unė?

Nė qoftė se jo tani-kur?



METIN IZETI

Ka kohė qė kam menduar rreth teorisė sė drejtėsisė dhe kuptimit tė realitetit ekzistencial tė njeriut. Disaherė kam menduar se mos vallė kanė patur tė drejtė filozofėt bashkėkohorė kur janė munduar ta dhunojnė arsyen e tyre dhe ta shohin botėn si parafytyrim, ose lirinė si dėnim dhe vetėm nė atė mėnyrė tė arrijnė tė sqarojnė jonjerėzishmėrinė e njeriut. Ose fideistėt qė kėnaqen me konturat e vendosura nė aspekt tė paratrajtave vepruese tė njeriut vetėm e vetėm pėr t’iu shmangur pėrgjegjėsisė pėr kaosin.

Shoqėria ėshtė njė ndėrmarrje bashkėvepruese ku njerėzit duke bashkėrendur veprimet prodhojnė njė shtesė mbi rezultatin qė do ta kishin arritur . Ky rezultat ėshtė satisfakcion i njerėzishmėrisė sė tyre. Veprimtaria pozitive njeriut i mundėson qė tė zė vend nė arenėn e virtytit dhe si i tillė tė dallohet nga milingona qė ndoshta jeton, shkilet dhe askush nuk e merr vesht se ka jetuar e qė ėshtė mė e keqja se edhe ėshtė shkelur. Pyetja talmudiane qė e kam pėrdorur nė fillim tė tekstit mė pėrplas me realitetin tone, ndėrsa fjalėt e Senek’ės ma zgjerojnė pak rrugėn dhe mė mundėsojnė tė besoj qė tė nxjerrim nė sipėrfaqe margarirtarin e tė qenurit njeri. “ Le tė ecė pėrpara virtyti, thotė Seneka, ai le t’i mbajė flamujt; prapėseprapė ne do ta kemi kėnaqėsinė, por do ta sundojmė dhe pėrmbajmė atė. Ndonjėherė mund tė na bindė t’i dorėzohemi asaj, por asnjėherė nuk mund tė na detyrojė. Ndėrsa ata qė kanė zėnė nė vend tė pare kėnaqėsinė nuk janė nė gjendje ta mbajnė nė grusht, se, nėse mungon, i torturon, nėse ėshtė e tepruar, i mbyt. Nuk janė tė lumtur nėse ajo i braktis e janė akoma mė tė palumtur nėse ajo i pėrfshin. Ėshtė njėsoj si dike qė e kap shtrėngata nė cekėtinat e Sirteve: here do tė dale nė breg si njė mbeturinė, here do tė jetė nė mėshirė tė dallgėve tė dhunshme”.
Kėta dy citate edhe mė filluan tė mė ngulfatin nė momentin kur njėri prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė shqiptarėve nė Maqedoni, Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė dhunuar, qė realisht don tė thotė se ėshtė dhunuar truri i kombit, ndėrsa reagimi ėshtė tejet i zbehtė. Fillova tė pyetem se a jemi ne pėr vetveten, ose jemi vetėm pėr veten, nėse po, atėherė vėshtirė e kemi tė ndėrtojmė shoqėri me vlera, ndėrsa, nėse jo, atėherė o tani o kur?, mendoj se duhet tė ngritet zėri ndaj kėsaj ndėrhyrjeje tė elementeve qė, siē thotė Seneca, herė i shohim si mbeturina tė dala nė breg, e here nė mėshirė tė dallgėve tė dhunshme.

Universiteti ėshtė institucioni qė nė tė gjitha regjimet, bile edhe nė ato mė totalitare, deri nė fund e ruan autonominė nė veprimtarinė e vete. Ai ėshtė burimi prej ku do tė dalin idetė pėr ndėrtimin e shoqėrisė me vlera, ėshtė vendi ku gjeneratat e ardhshme do tė pėrgaditen pėr sfidat e ardhmėrisė. Mirėpo institucinin nuk e pėrbėjnė godinat, por e pėrbėjnė njerėzit qė janė dhe funksionojnė brenda tij. Zullumqarėt mund tė pushtojnė godinat por asnjėherė trurin e tė ndriturve. Por nėse me lehtėsinė mė tė madhe depėrtohet edhe nė tru dhe me analiza qesharake arsyetohen ndėrhyrjet e tilla , me plotė tė drejtė ata qė janė jashtė univerzitetit do tė pyeten se sa kėta brenda janė tė ndritur.

Zullumi dhe prirjet zullumqare, qė njė kohė tė gjatė jemi duke i pėrjetuar nga pushteti maqedonas ( por si risi tash edhe me kėrkersė tė pėrshpejtuar tė koalicionerit shqiptar nė qeveri) kanė pėr qėllim tė zbehin un’in individual, ta shkatėrrojnbė sistemin e punės dhe kaosin ta tregojnė si rregull( qė shihet nė vendimin katastrofal tė marrur nga ministri arsimit qė nuk kishte edhe aq dinjitet qė tė mos e nėnshkruajė vendimin dhe tė jep dorėheqje, por e nėnshkruajti dhe pastaj tha qė paska qenė i detyruar ta bėjė atė) dhe si fund pėrpiqet qė njeriun ta ēlirojė nga pesha e lirisė. A e dini ēka don tė thotė tė lirohesh nga pasha e lirisė? E dini, por ja ta them edhe unė: tė bėhesh skllev. Skllevėria nuk ėshtė rezultat i pushtetit tė forte, por i bindjes pėr pafuqinė dhe paqėndrueshmėrinė individuale. Nėse pėr asgjė tjetėr por pėr hire tė rejtingut tė institucionit tė quajtur universitet duhet tė pėrpiqemi maksimalisht t’ia ruajmė autonominė e tij.
Udhėheqja totalitariste, vendosja nė poste udhėheqėse tė njerėzve pa kualifikime tė duhura e fut Universitetin e Tetovės nė hipoteka tė rrezikshme dhe krijon udhėheqėsi servile, me njė fjalė prodhon aminxhinj tė politikave dhe strategjive armiqėsore pėr shqiptarėt nė Maqedoni. Unė nuk e di nė bazė tė cilave norma ligjore shkarkohet u. d. rektor dhe senati i USHT-sė. Asnjė iniciativė e ligjshme nuk mund tė shkarkojė organet e zgjedhura dhe legjitime tė njė institucioni tė lartė arsimor, pėrveē shembujve tė ndėrhyrjeve tė paligjshme dhe tė dhunshme a la fisi Zulu.

Pėr hire tė sė vėrtetės publikisht pyes, nė cilin universitet tė botės asistentėt janė dekan tė profesorėve tė tyre . Sė pari ndihmėsit e denjė tė profesorėve tė tyre vetė nuk e pranojnė njė gjė tė tillė, ndėrsa sė dyti profesorėt asnjėherė nuk do tė ishin pajtuar me njė gjė tė tillė. Pas ndėrhyrjes sė paligjshme nė USHT kemi njė realitet tė tillė. Ndėrsa tash tė kthehemi prapė dhe tė analizojmė dekanėt nė periudhėn e udhėheqjes sė kėtij universiteti nga Prof. dr. Sadi Bexheti dhe Prof. dr. Agim Vela, tė gjithė me titujt e nevojshėm pėr postin qė e udhėheqin dhe sa pėr t’ua kujtuar pa marrė parasysh grupimet e tyre jashtėuniversitare.

Disa here pėrpiqet qė nė opinion ndėrhyrja e dhunshme aktuale nė USHT tė tregohet si e ngjashme me ardhjen nė postin e rektorit tė Prof. dr. Sadi Bexhetit. As pėr sė afėrmi nuk janė identike. Nė kohėn e ardhjes sė Prof. dr. Sadi Bexhetit Universiteti I Tetovės kishte probleme reale tė funksionimit nė kuadėr tė normave universitare, nuk kishte udhėheqėsi tė zgjedhur, asokohe nuk ėshtė shkarkuar senati I universitetit me vendim tė ministrit, nuk janė vendosur dekanėt nė trajtė centraliste qė do t’ia kishte ėndja edhe Stalinit. Ndėrsa tash tė gjitha kėta kanė ndodhur dhe hesapin pėr to ua kanė lėnė shqiptarėve, pasi ministri ka dhėnė dorėheqje dhe qeveria nėpėr kapixhik ka ikur prej problemit. Por si do t’i ikin pėrgjegjėsisė juridike, por qė ėshtė edhe mė me rėndėsi morale kėta persona qė tash janė duke luajtur rolin e udhėheqėsisė sė universitetit. Siē thotė Seneka, ata tash kanė nė grusht njė kėnaqėsi qė nėse mungon i torturon, ndėrsa nėse e kanė i mbyt.

Universiteti Shtetėror i Tetovės gjatė udhėheqėsisė sė Prof. dr. Sadi Bexhet’it dhe Prof. dr. Agim Velės ėshtė ngritur nė universitet tė vėrtetė nga aspekti i organizimit universitar. Prej vitit 2006 universiteti ka pėrjetuar reformė rrėnjėsore nga aspekti akademik konceptual dhe institucional. Janė akredituar fakultete, programe studimore, janė akredituar studimet e magjistraturės dhe janė bėrė pėrgaditjet dhe pėrpjekjet maksimale pėr akreditimin edhe tė studimeve tė doktoraturės. Nė Universitetin e Tetovės pėrkundėr tė gjitha vėshtirėsive nė trajtė intensive ėshtė punuar nė pėrmirėsimin e kushteve tė infrastruktures si dhe tė pėrmirėsimit tė kuadrit akademik-shkencor. Ėshtė implementuar sistemi i Bolonjės ku pėrveē kredi sistemit rėndėsi e veēantė u ėshtė kushtuar edhe kėrkimeve profesionale-shkencore. Janė realizuar projekte bilaterale me Turqinė, Greqinė, Italinė si dhe tė projekteve tė DAD-it dhe Tempus’it. Nė kėtė periudhė janė vendosur kriteret universale pėr zgjedhjen dhe rizgjedhjen e kuadrit arsimor dhe janė hapur konkurse pėr to. Gjegjėsisht ėshtė pėrgaditur platforma e funksionimit real tė mėtutjeshėm tė universitetit. Ėshtė hapur dhe gjallėruar fakulteti i mjekėsisė, i cili qe mbyllur nga ana e kėtyre qė tash “kanė ardhur ta rregullojnė” universitetin. A nuk na kujtohen protestat e studentėve dhe shpėrndarja e tyre nėpėr qendrat tjera universitare? Nė USHT janė akredituar fakultete, pėrderisa nė rajon kemi akreditim tė studimeve bachelor gjegjėsisht tė kolegjeve. Jam i bindur se pjesa dėrmuese e profesorėve e dine mire kėtė realitet, madje edhe suskseset tjera tė universitetit nė kėtė periudhė.
Pėr fat tė keq opinionit i fshehen tė gjitha kėta suksese tė udhėheqėsisė reale tė universitetit, fshehen edhe thyerjet flagrante tė ligjit nė ndėrhyrjen nė USHT, ndėrsa me tė madhe trumpetohen abuzimet finansiare nė USHT. Pa shumė lodhje logjike ēdo person e parashtron pyetjen se nėse ka diēka tė tillė atėherė organet kompetente shtetėrore nė kuadėr tė ligjit duhet tė merren me kėtė ēėshtje. Por jo ta shkarkoni senatin e universitetit , rektorin e tij dhe vendosni udhėheqės tė paligjshėm!!!

Pikėrisht pėr kėtė mendoj se duhet pak mė thellė tė mendojmė pėr realitetin e hidhur , i cili ndodh me USHT-nė. Askush nuk mund t’i shkaktojė dėm atyre qė punojnė dhe bazohen nė punėn e tyre tė palodhshme e jo nė hipotekat e huaja. Ndėrsa pėr ata qė hyjnė nė hipoteka zullumqare sa bukur ka thėnė Marco Aurelio:” Vrasin, ndajnė mė katėrsh, s’lėnė gjė pa thėnė me mallkime: por si mund ta pengojnė mendjen tė gjitha kėto qė tė qėndrojė e pastėr, e kthjellėt, e urtė, e drejtė? Do ishte njėsoj sikur dikush tė ndalej nė njė burim me ujė tė kulluar e tė pastėr dhe ta shante: burimi, natyrisht, nuk pushon sė rrjedhuri ujin e tij tė kthjellėt; madje edhe nėse ai hedh brenda ca baltė dhe bajga, burimi do t’i shpėrndajė menjėherė ato e do t’i marrė me vete dhe nuk do tė mbetet aspak i ndotur. Si mund tė kesh, pra, brenda vetes njė burim tė pėrjetshėm? Nėse do vazhdosh tė jesh nė ēdo cast i lire…

Unė nuk kam tjetėr ēka tė them, por mos ta humbim lirinė, autonominė dhe rregullin se kaosi bėhet rregull.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio