Studentet.info
Lajme : Mashtroi studentėt pėr master
Kyqur 21-07-2009 3:03:36 (1486 Lexime)

TIRANĖ, 20 KORRIK - Aleksandėr Jorgoni, ish- pedagogu i Fakultetit tė Ekonomisė nė Tiranė, do tė pėrballet me Drejtėsinė nėn akuzėn e mashtrimit.

Jorgoni dyshohet se ka mashtruar dy studentė duke u marrė atyre shumėn prej 5.000 eurosh, me premtimin se do t’i ndihmonte tė vazhdonin masterin nė Itali, falė njė projekti bashkėpunimi mes Fakultetit tė Ekonomisė nė vendin tonė dhe atij tė Forlit, nė Bolonja.

Ai kishte hapur njė zyrė nė Tiranė, ku mundėsonte dėrgimin e studentėve pėr master. Nė fakt, dhjetėra studentė janė dėrguar nė Forli tė Bolonjės, mbi bazėn e marrėveshjeve tė rregullta dhe kanė vazhduar studimet e nivelit tė dytė krejt normalisht.

Por, ka pasur mes tyre tė cilėt janė mashtruar, pasi kanė paguar shifra mė tė larta sesa kushtonte masteri nė tė vėrtetė. Dhe, vetėm kur mbėrrinin nė Forli studentėt kuptonin se kishin rėnė pre e mashtrimit tė bėrė nga ish-pedagogu Jorgoni.

Dyshohet se kėtė veprimtari kriminale, ish-pedagogu e zhvillonte nė bashkėpunim me njė koleg tė tijin italian. Hetimet ndaj Jorgonit nisėn pas denoncimit tė dy studenteve. Njėsia e specializuar Task-Force duket se ka gjetur tė gjitha provat qė e fajėsojnė atė, pasi dosja penale ndaj tij ėshtė dorėzuar pėr gjykim nė Gjykatėn e Tiranės.(telegrafi)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio