Studentet.info
Lajme : Reagim ndaj shkrimit me titull “Vazhdojnė konsolidimet e organeve legjitime tė USHT-sė” publikuar nė LAJM mė 28 korrik 2009
Kyqur 29-07-2009 3:14:44 (1491 Lexime)

VETĖM VAZHDONI SI KENI FILLUAR, SHUMĖ SHPEJT DO TA SHKATĖRRONI USHT-nė

E nderuara Zyra pėr informim e rektorit tė padukshėm, docent Agron Reka dhe ju udhėheqės “legjitim” tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.
E quani veten zyrė pėr informim e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ju ,qė tashmė njė muaj nuk keni publikuar asnjė artikull rreth ndonjė aktiviteti shkencor apo akademik tė USHT-sė! Ju qė keni shndėrruar faqen elektronike tė universitetit nė medium partiak dhe ku mbroni njė parti politike pėrkundrejt tjetrės! E ju na qenkeni organe legjitime, e qė keni depolitizuar universitetin dhe vazhdoni konsolidimet?!!!

Nga mungesa e arsyetimit para opinionit, pėr aktin e rrėmbimit tė dhunshėm tė USHT-sė, pėr njė muaj rresht bėrtisni pėr “keqpėrdorimet” e organeve tė udhėhequra nga prof. dr. Agim Vela dhe paraprakisht nga prof. dr. Sadi Bexheti. Kjo retorikė e juaja banale nuk po u shitet mė. Studentėt, profesorėt dhe e gjithė popullata shqiptare ėshtė e vetėdijshme pėr tė arriturat e USHT-sė gjatė 3 viteve tė kaluara. “Argumentet” e juaja deklarative pėr keqpėrdorimet nė USHT po zbehen dita ditės. Keni njė muaj qė shfletoni dokumentacionin dhe arkivin e USHT-sė dhe nuk po gjeni as edhe njė lėshim mė tė vogėl. E pėr kėtė keni mbetur tė ēuditur, nuk dini ēfarė tė bėni, nuk dini mė ēfarė tė shpikni, e i ktheheni deklaratės sė parė, “KA PASUR KEQPĖRDORIME”. Por kjo nuk do tė u zgjas deri nė pafundėsi. Opinioni kėrkon kėto argumente. U bė njė muaj dhe ju ende nuk u keni dhėnė pėrgjigje atyre. Dhe kurrė nuk do tė mundeni, sepse para jush, mbi 20 inspektime tė jashtėzakonshme tė porositura po nga ju kanė kėrkuar qime nė vezė dhe nuk kanė gjetur asgjė tė jashtėligjshme.
Flisni pėr KONSOLIDIM tė organeve “legjitime” tė USHT-sė. E quani konsolidim zėvendėsimin e doktorėve tė shkencės me magjistra nė postet e dekanėve?! Apo ndoshta emėrimin e Aziz Pollozhanit pa asnjė titull shkencor adekuat nė postin e prorektorit! Shumė mirė keni filluar, vetėm vazhdoni dhe shumė shpejt do ta shkatėrroni universitetin.

Qė nga deklaratat e para publike thirreni nė sakrificat e popullit pėr kėtė universitet. Po ju tė nderuar, rektor nė letėr, doc. Agron Reka, Aziz Pollozhani, Ismail Ahmeti, Vullnet Ahmeti, Bujar Ahmeti dhe njė sėrė familjarėsh e aktivistėsh tė BDI-sė dhe Ali Ahmetit, ēfarė kontributi e sakrifice keni dhėnė pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės, pėrveē kontributit nė mbylljen e Fakultetit tė Mjekėsisė?!
Mė tej flitni pėr veprimtari arsimore dhe shkencore tė organeve “legale” tė USHT-sė tė udhėhequra nga rektori nė letėr Agron Reka. Ėshtė vėrtetė turp. Pėr njė muaj nuk keni iniciuar as edhe njė projekt tė vogėl. Nė periudhėn ku duhet bėrė parapėrgatitjet pėr pranimin e studentėve tė rinj, nė periudhėn kur duhet tė pėrgatiten elaborate dhe tė aplikohet nė raundin e dytė pėr projekte TEMPUS nė Komisionin Evropian, ju i ndani karriket, edhe atė nė bazė tė kriterit se kush ėshtė mė i afėrt me Ali Ahmetin.

Nga i gjithė teksti juaj nė artikullin e publikuar dje nė LAJM, mė qesharake ėshtė pėrfundimi juaj: “Oferta akademike e Rektorit doc.dr. Agron Reka ėshtė mirėpritur si nga inteligjenca e vendit, po ashtu edhe ajo rajonale dhe evropiane”. Kė e quani ju inteligjencė shqiptare, rajonale e evropiane? Ndoshta ministreshėn Lindita Qazimi, zėvendėskryeministrin Abdylaqim Ademi apo deputetin Vullnet Ahmeti. Na tregoni publikisht kush nga inteligjenca shqiptare nė vend dhe rajon u mbėshtet? E flisni pėr pėrkrahje evropiane!!!

Besoni se do tė rrinim indiferent, edhe pėrkundėr se ndėrhyrja e juaj ėshtė politike, sikur tė dilnit nė mėnyrė transparente para opinionit dhe sikur tė kishit vizion dhe ekip pėr tė menaxhuar USHT-nė. Por, si keni filluar, me ēfarė kategorish njerėzish udhėheqni universitetin, ėshtė mėkat tė ju lėmė tė vazhdoni ta shkatėrroni universitetin. Dhe ne nuk do tė ndalemi tė kėrkojmė drejtėsinė dhe tė mbrojmė atė ēfarė krijuam pėr kėto 3 vite. Gjykata kushtetuese nuk ka e rrėzuar kėrkesėn tonė, por kėrkon qė paraprakisht tė sillet vendim nga gjykatat e nivelit mė tė ulėt tek tė cilėt kemi bėrė kėrkesė pėr shfuqizim tė Vendimit pėr suspendim tė organeve tė USHT-sė. Ne moralisht dhe penalisht do tė pėrballemi me drejtėsinė dhe do ta kėrkojmė tė njejtėn.
Shumė shpejt do tė vij dita kur edhe Ju do tė pėrballeni me drejtėsinė.

Kabineti i Rektorit tė USHT-sė
Prof. Dr Agim Vela




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio