Studentet.info
Lajme : USHT s’e di objektin e vet nė Shkup
Kyqur 27-08-2009 3:00:04 (2208 Lexime)


TETOVĖ, 27 GUSHT - Fakultetet e disperzuara tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), nė Shkup, Kėrēovė, Kumanovė, Gostivar dhe Strugė rrezikojnė tė dėshtojnė nėse deri nė fillimin e vitit akademik nuk sigurohen objekte dhe nėse nė ato nuk krijohen kushtet e nevojshme.

Nė konkursin e USHT-sė pėr vitin akademik 2009/2010, paralajmėrohet qė nė rast tė mos sigurimit tė kushteve, ligjėratat do tė kthehen nė Tetovė.

"Tė gjithė kandidatėt e interesuar tė cilėt dėshirojnė ta mėsojnė nė fakultet e disperzuara tė USHT-sė, do tė vijojnė mėsimin vetėm nėse sigurohen kushte adekuate pėr disperzim normal dhe kualitativ tė programeve studimore.

Nė tė kundėrtėn, studimet do tė realizohen nė fakultetet amė, nė Tetovė", thuhet nė konkurs. Rektori Agron Reka pėr "Lajm" tha se objektet pėr fakultetet e shpėrndara akoma nuk janė gati.

"Nė kėta objekte akoma punohet, disa tjera qeveria i ka ndarė, por stafi i USHT-sė akoma nuk i ka parė se si janė kushtet atje. Nė objektin e caktuar nė Gostivar, janė realizuar rreth 80 pėr qind e punėve", tha Reka. Sipas tij, po punohet intensivisht pėr pėrfundimin e tyre edhe nė qytet tjera.

"Nė Kumanovė ėshtė siguruar objekti, por me punė do tė fillojė pak mė vonė, nė Strugė ėshtė ndarė objekti "25 Maj". Detaje do tė ketė gjatė javės qė vjen", tha Reka.

Nė Kėrēovė pėrfundimisht Qeveria ka ndarė njė objekt, por ekipet e USHT-sė ende nuk e kanė parė atė, nėse ka kushte pėr studim dhe sa duhet tė punohet. Objektin e ndarė nė Shkup, jo vetėm qė nuk e kanė parė drejtuesit e USHT-sė, por tė njėjtin nuk e dinė as nė cilin rajon gjendet.

Nga: Arben ZEQIRI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio