Studentet.info
Lajme : FON gėzon studentėt e Gostivarit
Kyqur 18-09-2009 8:24:43 (2622 Lexime)

Gostivar, 17 shtator - Universiteti FON nėpėrmjet bashkėpunimit me Komunėn e Gostivarit do tė ndajė 5 bursa studentore pėr studentėt e ardhshme tė kėtij universiteti qė tani mė ėshtė shtrirė edhe nė kėtė qytet.

"Bursat janė tė plota dhe tre vjeēare. Pra studentėt me fat qė do tė pėrfitojnė nga ky bashkėpunim mes komunės sė Gostivarit dhe Universitetit FON, do tė kenė tė mbuluara shpenzimet pėr studimet trevjeēare, gjegjėsisht bursa me vlerė tė pėrgjithshme prej 6 mijė euro", bėn me dije, Zeqirja Idrizi, pėrgjegjės i Universitetit FON nė Gostivar.

Tė gjithė maturantėt e interesuar, dokumentet do tė mund tė dorėzojnė nė Qendrėn pėr Shėrbime Komunale pranė Komunės sė Gostivarit, ndėrkaq periudha e aplikimit vijon nga data 15 deri mė 25 shtator tė kėtij viti.

Seleksionimi i maturantėve do tė bėhet sipas kritereve tė paracaktuara nga komisioni pėr selektim qė ėshtė i pėrzier dhe i pėrbėrė nga tre pėrfaqėsues tė FON-it dhe Komunės sė Gostivarit. Komisioni do tė jep nga 50 pika nga suksesi i shkollės sė mesme, 20 pika nga gjendja sociale-materiale e aplikuesit dhe 30 pika nga CV-ja dhe intervista qė do tė kryhet me aplikuesin.

Kohė mė parė, gjatė shpėrndarjeve tė bursave pėr studentėt pėr kėtė vit akademik, nga ana e Universitetin FON, nga qyteti i Gostivarit pėrfituan gjithsej 10 maturantė.

"U ndanė 10 bursa pėr studentėt qė do tė studiojnė nė Universitet FON nė Gostivar, njė bursė me vlerė prej 2 mijė euro, 2 me nga 1 mijė euro si dhe shtatė tė tjera me nga 500 euro", thekson Zeqirja Idrizi, pėrgjegjės i Universitetit FON nė Gostivar.
Nė afatin e parė tė regjistrimeve, nė Universitetin "FON" nė Gostivar aplikuan 158 studentė, ndėrkohė qė regjistrimet e afatit tė dytė janė nė vijim e sipėr.

Universiteti FON, nė vitin e parė akademik, pas vendimit pėr funksionim edhe nė qytetin e Gostivarit, do tė funksionojė me pesė fakultete. Fakultetin e Shkencave Politike, Fakultetin Ekonomik, atė Juridik, Fakultetin pėr Siguri dhe Detektivė si dhe Fakultetin e Informatikės.

Nga drejtoria e Universitetit "FON" nė Gostivari, bėn me dije se nė realizimin e kėtij projekti nuk ka munguar edhe bashkėpunimi dhe ndihma nga Pushtetin Lokal nė Gostivari.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio