Studentet.info
Lajme : Profesorėt, roje nate
Kyqur 06-10-2009 2:10:07 (1234 Lexime)


PRISHTINĖ, 6 TETOR - “Tė premten nė ora 13 kemi mbajtur njė mbledhje urgjente me drejtorėt e shkollave, ku ėshtė thėnė se duhet tė ketė kujdestari nėpėr shkolla pėr 24 orė”, ka thėnė zyrtari nė Drejtorinė Komunale tė Arsimit, Adem Muhaxhiri, i cili nuk ka mundur tė komentojė mė shumė, ndėrsa drejtori i kėsaj drejtorie gjendej nė njė udhėtim zyrtar.

Burime tė konfirmuara mirė thonė se ka qenė njė urdhėresė gojore nga Ministria e Arsimit tė Kosovės pėr njė kujdes tė shtuar rreth objekteve mėsimore, e nxitur nga rasti i helmimit tė nxėnėsve nė Fushė-Kosovė. Kėtė urdhėresė drejtorėt e shkollave nė komunėn e Ferizajt e kanė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme dhe kėshtu edhe kanė vepruar. Ndėrsa nė shumicėn e shkollave barrėn pėr kėtė kujdestari ua kanė ngarkuar punėtorėve teknikė, nė Shkollėn e Mesme Bujqėsore “Zenel Hajdini”, profesorėt qė nga e premtja bėjnė kujdestari gjithė natėn.


“Natėn e sė shtunės isha kujdestar nė shkollė. Tė them tė drejtėn, kjo ma kujtoi kohėn e rojeve politike qė bėnim nė ish-sistemin”, thoshte profesori i biologjisė, Fehmi Abazi, nė Shkollėn “Zenel Hajdini”, ndėrsa kolegėt e tij krijonin humor tė zi nga kjo situatė e krijuar. Drejtori i shkollės mungonte, ndėrsa lista qėndronte e vendosur nė murin e sallės sė profesorėve, tė cilėt ishin tė detyruar ta respektonin.

Dy ditė kujdestari nate kanė mbajtur edhe mėsimdhėnėsit e Shkollės sė Mesme Teknike “Pjetėr Bogdani”, por ata kanė gjetur mėnyrėn qė tė shkarkohen nga kjo barrė. Ata janė marrė vesh qė ta paguajnė njė shėrbėtor teknik, i cili do tė kujdestarojė nė emėr tė tyre. “Kėshtu jemi marrė vesh me mėsimdhėnėsit. Objekti i shkollės sonė ėshtė nėn njė kulm me atė tė Fakultetit Teknik, i cili i ka punėtorėt e sigurimit tė pėrhershėm tė objektit”, arsyetohej drejtori Isuf Qalaj, i cili, sikundėr edhe drejtorėt e tjerė, nuk dinte si ta arsyetojė kėtė roje nate. Nga kjo kujdestari janė kursyer vetėm femrat. Ato janė angazhuar mė shumė nė kujdestarinė e ditės, ndėrsa kujdestarinė e natės ua kanė lėnė burrave.

Kryetari i Sindikatės sė Arsimit pėr komunėn e Ferizajt, Rexhep Sadiku, pėr herė tė parė pėr kėtė rast ka folur pėr Express. “Kam pritur qė pėr kėtė tė reagojė SBASHK-u. Kam pritur edhe reagimet e punėtorėve tė arsimit, por nuk ka pasur. Arsimtari nuk ėshtė i obliguar qė tė bėjė roje nate. Ai nuk ėshtė i obliguar qė tė pėrballet me huliganėt e jashtėm. Ky veprim ėshtė kundėrligjor”, ka thėnė kryetari i sindikatave, Rexhep Sadiku.

I pyetur pėr kėtė situatė tė krijuar, zėdhėnėsi rajonal i policisė nė Ferizaj, rreshteri Behxhet Krasniqi ka thėnė pėr Express: “Ne nuk kemi tė bėjmė me kėtė kujdestari dhe as qė jemi tė njoftuar me kėtė. Policia pas rastit nė Fushė-Kosovė ka shtuar masat e sigurisė. Kemi shtuar patrullat pėrreth shkollave dhe kemi ngritur shkallėn e vėzhgimit”.

Ende nuk ka ndonjė vendim tė qartė pėr kėtė, ndėrsa drejtorėt gjenden si tė munden pėr sigurimin e objekteve shkollore, pėrkundėr faktit qė siguria nė Kosovė ėshtė e drejtė ekskluzive e KFOR-it dhe Policisė sė Kosovės.

Nga Bardh Frangu




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio