Studentet.info
Lajme : Shaska lan duart me studentėt, pėrgjegjėsia i kalon senatit
Kyqur 06-10-2009 2:20:24 (934 Lexime)

VLORĖ, 6 TETOR - Njė pėrplasje deklaratash me shumatore zero ka shpėtuar rektorin e universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės nga pėrgjegjėsia pėr mosregjistrimin e 161 kandidatėve pėr studentė dhe e ka kaluar kėtė pėrgjegjėsi te senati i Universitetit, duke e shpėrndarė nė aq copa tė vogla sa tė mos i rėndojė askujt.

Ajo qė nga rektori dhe stafi akademik serviret si vendimmarrje e sinqertė, ndėrsa nga 161 kandidatėt e refuzuar dhe familjarėt e tyre si njė manovėr e ulėt, u zhvillua dje nė harkun e pak orėve.

Rektori Tanush Shaska nxori njė urdhėr me anė tė tė cilit mbante tė hapura sportelet e regjistrimit deri nė orėn 17:00 tė pasdites sė djeshme, ekskluzivisht pėr ata kandidatė pėr studentė qė kanė dalė fitues nga provimet e Maturės Shtetėrore, por kanė mesatare tė shkollės sė mesme mė tė ulėt se 6.


Por pas daljes sė urdhrit tė rektorit, senati i universitetit zhvilloi njė mbledhje tė jashtėzakonshme dhe si organi mė i lartė vendimmarrės e shpalli tė pavlefshme shkresėn e Shaskės, duke u hequr tė drejtėn pėr regjistrim 161 kandidatėve pėr studentė. Nė pėrfundim, ajo qė ndodhi dje pati vlerė vetėm pėr tė shkarkuar pėrgjegjėsinė nga njė person i vetėm te disa persona, ndėrsa kandidatėt pėr studentė mbeten ende me shpresėn e ndėrhyrjes sė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr tė pasur mundėsinė pėr tė ndjekur studimet nė Universitetin e Vlorės.

Urdhri i rektorit

Rektori i universitetit "Ismail Qemali", Tanush Shaska u dėrgoi dje njė letėr anėtarėve tė senatit tė Universitetit, me anė tė sė cilės i informonte pėr urdhėrimin e shtyrjes sė regjistrimeve tė studentėve tė rinj pėrtej afatit tė pėrcaktuar nga ministria, me qėllim qė tė mund tė regjistroheshin edhe kandidatėt me mesatare mė tė ulėt se nota 6. "I kam bėrė njė kėrkesė MASH pėr shtyrjen e regjistrimeve pėr maturantėt edhe pėr ditėn e sotme (e diel). Me aprovimin e ministrit tė Arsimit, ne sot kemi shtyrė regjistrimin e maturantėve deri nė orėn 17:00", thotė Shaska nė fillim tė letrės, ndėrsa mė pas sqaron se "Ministri i Arsimit dhe Shkencės, prof. M.Tafaj na ka dhėnė garanci tė plotė se tė gjitha kushtet e vėna nga UV pėr pranimet do tė respektohen me rigorozitet nė vitin nė vazhdim". Ai thekson se i qėndron mendimit se nė kėtė proces Universiteti i Vlorės ka ndjekur me pėrpikmėri ligjin dhe tė gjitha afatet. Duke i sqaruar senatit se ka marrė nga ministri garancinė se do tė ketė mbėshtetje pėr zgjidhjen e gjithė problemeve tė mbartura me ministrinė, e veēanėrisht atė tė programeve te reja, kėrkon nga senati ta mbėshtesė urdhrin e tij.

Rrėzimi nga senati

Por ka qenė krejt e ashpėr pėrgjigjja e senatit tė Universitetit tė Vlorės, anėtarėt e tė cilit nuk lėnė asnjė shteg pėr kompromis. "Ne si kolektiv pedagogjik i universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės e konsiderojmė kėtė njė shkelje tė rėndė tė autonomisė sė universitetit dhe nėpėrkėmbje tė autoritetit dhe dinjitetit tė senatit tė UV, i cili ėshtė organi mė i lartė vendimmarrės i Universitetit tė Vlorės", thuhet nė njė njoftim pėr shtyp qė senati i universitetit "Ismail Qemali" nxori dje pasdite. Nė kėtė njoftim theksohet se "nuk mund tė bėhet asnjė kompromis me MASH nė kundėrshtim me vendimin e senatit tė UV tė majit 2008". Senati u ka bėrė gjithashtu thirrje tė gjitha institucioneve akademike, intelektualėve, opinionit publik, pėrfaqėsive diplomatike dhe organizatave ndėrkombėtare, qė ta pėrkrahin kauzėn e tij./SHQIP/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio