Studentet.info
Opinione : Mjaft mė
Kyqur 13-10-2009 4:41:18 (1236 Lexime)



Dr. Selver JASHARI

Ishte njė herė koha kur shqiptarėt sakrifikonin ēdo gjė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr gjeneratat e reja nė vijim. Njė ndėr sakrificat e mėdha ishte edhe mundi i madh i mijėra patriotėve tanė nė tė kaluarėn pėr avancimin e shkollimit nė gjuhėn shqipe. Siē e dimė, e gjithė kjo nuk ishte e lehtė fare. U nevojit shumė mund, shumė gjak, shumė tortura nėpėr stacione policore dhe burgje sllave dhe shumė e shumė vuajtje tė pashembullta. Kisha fatin dhe nderin qė edhe unė, si i ri, me shumė shokė tė jemi pjesė e njė lėvizje tė madhe qė tė kontribuojmė sadopak nė realizimin e kėrkesave legjitime tė popullit tonė nė kėto ane. Si i ri vėrejta se shumė bashkėqytetarė tė mi nė Kumanovė bėnė shumė pėr hapjen dhe financimin e njė Universiteti nė gjuhėn shqipe. Nuk ishte me rėndėsi se kush dhe sa po kontribuon, sa ishte me rėndėsi se njerėzit (edhe pse rrezikoheshin nga UDB-ja), punonin tej mase nė tė gjitha aspektet qė nevojitej.

Dhe ja, pas shumė viteve e dekadave, u arrit tė realizohet dėshira e kahmotshme e popullit tonė. Tė gjithė ishim tė lumtur se kishim dy universitete nė gjuhėn tonė, njėrin disi privat po mjaft i suksesshėm dhe tjetri shtetėrorė, me njė tė kaluar tė gjakosur dhe dėshirė tė madhe pėr sukses. Filloi mirė, por si gjithnjė mė parė, dikush duhej tė pėrfitonte nga djersa dhe gjaku i shqiptarėve nė kėto anė. Pa fije turpi pėrvetėsohej nga njėra apo tjetra parti politike. Mirė, koha shėron gjithēka, por jo edhe vetitė e politikės tonė shqiptare nė kėtė shtet, ku disa persona kleptomanė dhe injorant nė mėnyre permanente vazhdojnė tė terrorizojnė studentėt dhe mėsimdhėnėsit nėpėr kėto institucione arsimore. Njėra parti ndėrhynte me bandit tė armatosur me "kallashnikova", kurse tjetra kur vinte nė pushtet me "topa dore" dhe "shkorpiona", kuptohet kėta kishin detyrė te "luftonin krimin"dhe tė "vendosnin rendin dhe ligjin" nė USHT. Ne qytetarėt e rėndomtė, pėrpos tė debatonim nėpėr kafene dhe dhoma dasmash, asgjė tjetėr nuk bėnim, sepse do akuzoheshim si pėrkrahės tė "krimit" dhe "profesorėve kriminel" nė Universitet. Gjendja e tillė vazhdon. Aktorėt janė tė ndryshėm, por skenari i njėjtė. Pėrsėritet pa fije turp nga partitė politike shqiptare. Ndoshta kanė tė drejtė, ndoshta ata kanė dėshirė tė vendosin rendin dhe tė luftojnė krimin, por mua si qytetar i zakontė duhet sė paku tė mundohen tė mė bindin nė kėtė gjė, duhen tė mė pėrgjigjen nė ca dilema qė kam dhe qė assesi nuk i sqaroj dot, si pėr shembull: nėse ka veprime kriminale, a duhet ndokush nga aktorėt nė kėto veprime tė akuzohen dhe tė dėnohen nga organe pėrkatėse (deri sot askush nuk ėshtė dėnuar nė gjyq). Si ėshtė e mundur qė nė njė tempull tė dijės tė ndėrhyhet me armė automatike dhe dhunuesit mos tė pėrgjigjen fare? Si ėshtė e mundur qė Ministria e Arsimit tė realizojė dėshirat e liderėve politik nė pushtet, duke mos respektuar autonominė e USHT-sė? Si ėshtė e mundur qė profesorėt tė zėvendėsohen me asistentė qė ende s'kanė magjstratura tė kryera,apo i kanė fallco tė njėjtat? Dhe ju lutem mė tregoni si do dukej dhe a do kishte ndokush guxim nė mėnyrė tė njėjtė tė ndėrhynte nė universitetin "Shėn Kirili dhe Metodi''(me armė dhe leje tė Ministrisė sė Arsimit) si dhe shumė e shumė pyetje qė nėse ndokush mė pėrgjigjet, ndoshta do kuptoja se ku qėndron puna qė politikanėt tanė po bėjnė kėsi lloj veprime nė kurriz tė tė gjithė shqiptarėve. Universiteti i Tetovės ėshtė pronė e popullit shqiptarė nė Maqedoni dhe nuk ka tė drejtė morale askush tė pėrvetėsojė dhe tė veprojė ashtu si i konvenon epshit tė tij. Do kisha dashur tė vjen dita ku studentėt do protestojnė pėr kushte mė tė mira, pėr rritjen e bursave dhe gjėra tjera qė kėrkon koha bashkėkohore, e jo tė mbrojnė universitetet nga bandat e politikanėve nė pushtet dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Arsimi ėshtė shtylla kryesore e ēdo populli tė civilizuar, shqiptarėt janė tė tillė, mos harroni.

(Autori ėshtė stomatolog nga Kumanova)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio