Studentet.info
Opinione : Kujdes arsimin, atė profesional
Kyqur 22-10-2009 5:34:14 (1491 Lexime)

Edlira Gjoni

Qeveria zvicerane ka investuar qė nga viti 1994 e deri sot 13.2 milionė euro pėr Arsimin Profesional. Dje, nė hapjen e fazės sė re tė projekteve pėr kėtė fushė tė arsimit qė zviceranėt zbatojnė nė Shqipėri pėrmes Swisscontact-it, u pėrmend se tė tjera investime do tė bėhen nė shkollat shqiptare me kėtė profil edhe nė dy vitet e ardhshme.Pėrse? Sepse zviceranėt vijnė nga njė sistem dhe eksperiencė e gjatė sistemi dual nė Arsimin dhe Formimin Profesional, qė ėshtė shumė i lidhur me nevojat e tregut tė punės. Sigurisht qė ėshtė edhe reflektues i pėrsosur i cilėsisė nė kėtė arsim dhe nė shėrbimet qė ai ofron. Po kjo fushė arsimore nė Zvicėr, ashtu si edhe nė shumė vende ku sistemi dual dirigjon arsimin dhe ekonominė, arsimi profesional ėshtė i lidhur shumė ngushtė me partneritetin social, bashkėpunimin me biznesin, autonominė e shkollave, multi-funksionimin e tyre, me decentralizmin dhe me ndarjen e qartė tė pushteteve, ku biznesi thotė fjalėn e vet nė emėr tė cilėsisė.



Dje nė Tiranė u zhvillua njė aktivitet i projektit AlbVET, financuar nga qeveria zvicerane, qė po pėrpiqet tė sjellė nė Shqipėri pikėrisht elementet e mėsipėrme nė sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional nė Shqipėri.
Sa e mundur ėshtė kjo? Tė paktėn vullneti politik nuk mungon. Ministri i ri i Arsimit ėshtė i ri vetėm nė detyrė, sepse ai ėshtė njė njohės shumė i mirė i kėsaj fushe, dhe nxitės shumė pozitiv i reformave nė arsim. Ashtu si zviceranėt, edhe ai kėrkon rritje tė cilėsisė nė kėtė arsim, dhe shtim tė numrit tė nxėnėsve qė e frekuentojnė. Madje, nė kuadėr tė kėtij objektivi, pėr tė dytėn herė brenda nja jave, ministri pėrmendi edhe dhėnien e bursave pėr nxėnės qė ndjekin kėtė arsim nė disa degė, kushte apo rrethe. Nė kėtė aspekt, Tafaj tė jep pėrshtypjen se flet jashtė kornizės politike, dhe shumė brenda kontureve pėr tė parė vėrtet ndryshime pozitive nė arsim.
Pėr momentin, ky lloj arsimimi ėshtė i ndarė nga gjysma tjetėr e tij, qė ėshtė Formimi Profesional. Ky i fundit vazhdon tė mbetet akoma kompetencė e Ministrisė sė Punės, dhe me ndėrrimet e shpeshta e ngjyrėn e theksuar politike tė kėsaj Ministrie, prezenca e saj nė aktivitetet e unifikuara pėr arsim e formim lė shumė pėr tė dėshiruar.
Ama zviceranėt, ashtu si edhe shumė iniciativa tė ndėrmarra nga projekte tė financuara nga Bashkimi Evropian, janė pėrpjekur shpeshherė qė Arsimi dhe Formimi Profesional tė jenė nėn njė ēati tė vetme. Pėr kėtė arsye madje ekziston edhe njė Kėshill gjithėpėrfshirės pėr Arsimin dhe Formimin Profesional, qė duhet tė drejtohet me rotacion nga dy ministritė e linjės (ajo e Arsimit, deri tani mė aktivja, dhe ajo e Punės, akoma e pėrfaqėsuar kryesisht nga drejtoria e Politikave tė Punėsimit dhe ajo e Formimit Profesional). Ekziston madje edhe Agjencia Kombėtare e Arsimit dhe Formimit Profesional qė prej 1 Marsit 2007, dhe prej saj dalin tashmė tė gjitha kurrikulat, programet mėsimore, listat e profesioneve, pėrshkrimet e tyre, akreditimet pėr ofruesit, vlerėsimi dhe certifikimi i nxėnėsve, e gjithēka tjetėr qė ka lidhje me anėn ekzekutive tė AFP-sė (teksa politikat i harton Kėshilli me pėrfaqėsi tė gjerė).
Pra, ligjėrisht situata paraqitet komode. Realisht, duhen nxitės tė tillė si Swisscontact nga Zvicra, projektet CARDS dhe IPA tė Bashkimit Evropian, ato tė GTZ-sė nga Gjermania, tė CulturKONTACT nga Austria, e me radhė, qė progresi nė Arsimin dhe Formimin Profesional tė marrė njė rrugė.
Por, problemi mė i madh nuk qėndron tek investimi. Ai po bėhet, dhe gradualisht vetė shkollat po shndėrrohen nė mėse tė pranueshme (jo vetėm si ndėrtesa). Ēėshtja qėndron tek besimi nė Arsimin dhe Formimin Profesional si njė mekanizėm qė vėrtet ndihmon ekonominė dhe tregun e punės.
Pėrderisa nė Zvicėr, nė Gjermani, nė Danimarkė, nė Suedi e shumėkund tjetėr e bėn, pėrse tė mos besohet tek potenciali i AFP-sė nė Shqipėri?
Pikėsėpari sepse liberalizmi i Universiteteve dhe hapja nė masė e UT-ve private ka pėrēuar njė mendėsi tė turrtė drejt arsimit tė lartė, qė nė vetvete cenon Arsimin Profesional. Pėrderisa gjithkush ka mundėsi sot tė ndjekė universitetin, duhet tė jetė e kuptueshme dhe e pritshme qė shumė pak nxėnės do tė pėrfundojnė nė shkollat profesionale.
Por, projekti AlbVET shkon pėrtej kėsaj ideologjie. Nėse shqiptarėt sot janė tė prirur drejt studimeve tė pėrgjithshme me shpresėn se do tė shkojnė nė Universitet (pavarėsisht aftėsive akademike), atėherė njė sistem i ri arsimi pas sė mesmes duhet tė ekzistojė, pėr t’i dhėnė mundėsinė nxėnėsve qė mbarojnė dobėt gjimnazin, tė ndjekin kurse afatgjata kualifikimi jo akademik, por profesional, duke i bėrė kėshtu tė aftė dhe tėrheqės pėr tregun e punės.
Por, Shqipėria ka shumė probleme me perceptimin e mė sė mirės nė arsim dhe me tendencėn e nxitur pėr tė studiuar nė universitet. Sigurisht qė kjo ngelet edhe njė ndėr arsyet madhore pėrse tregu ynė i shėrbimeve ėshtė kaq i dobėt, sepse me njerėz qė pretendojnė tė bėhen vetėm akademikė, ėshtė e vėshtirė tė nxitėsh kualifikimin profesional sipas mundėsive tė vėrteta formuese.
Zviceranėt po mundohen tė sjellin gjithashtu njė metodė tė re mėsim-nxėnie nė Shqipėri, qė ka tė bėjė me shndėrrimin e shumicės sė kohės pėr nxėnėsit nė praktikėn mėsimore, mė shumė sesa nė teori. Burokratike apo jo, edhe kjo kėrkon vullnet politik, qė ėshtė dhėnė nė masėn e rėnė dakord.
Partneriteti pėr tė nxėnėt dhe decentralizimi po ashtu janė pika ku politika aktuale ka toleruar ndjeshėm, pikėrisht nė emėr tė cilėsisė.
Ėshtė shumė e vėshtirė tė shohėsh detajet nė njė pėrditshmėri tė mbytur nga politika. Por hapat po hidhen. Dhe arsimi nuk do jetė i fundit nė reforma.
Nė raportin e fundit tė progresit pėr Shqipėrinė nga BE, Arsimi ishte fusha mė pak e kritikuar. Miratimi i Kornizės Shqiptare tė Kualifikimeve ka pėr tė sjellė ndryshime tė tjera nė cilėsi. Sistemi pėr Maturėn Shtetėrore po kuptohet nė masėn e duhur. Arsimi i lartė do tė rehabilitohet gjithashtu sapo vala e manisė pėr studime dhe mastera tė bjerė. Dhe tregu i punės, jo nė kuptimin e tij neoliberal, por nė atė vėrtet aktual, ka pėr ta zgjedhur vetė rregullatorin mes arsimit dhe kėrkesės nė treg. Nga drejtimi prej ofertės, tregu i punės do tė orientohet shumė shpejt nga kėrkesa; dhe kjo rrugė tė ēon nė njė shteg tė vetėm; Arsimin dhe Formimin Profesional. A ėshtė i mesėm, i pas-mesėm, kurse afatshkurta, afatgjata apo akademi profesionale, kjo nuk ka shumė rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė qė politika, institucionet, partnerėt, por mė sė shumti, studentėt potencialė, tė kuptojnė se Arsimi dhe Formimi Profesional si edhe cilėsia e ofruar pėrmes tij, do tė jenė pėrcaktuesit mė tė rėndėsishėm nė tregun e afėrt tė punės. Duke filluar qė sot, ku vendet pėr juristė e ekonomistė janė shumė mė tė paktė nė numėr sesa ata pėr teknikė dhe punėtorė tė kualifikuar nė profesionet e tyre.
gjedlira@yahoo.co.uk This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio