Studentet.info
Lajme : Shkon nė shtėpi pėr festėn e Pashkėve, vret veten
Kyqur 30-03-2005 3:04:01 (1477 Lexime)


Studentja nga Elbasani qėllon veten me automatik

Elbasan,30 MARS-Studentja 21-vjeēare nga Puka vret veten ditėn e Pashkėve. Leonora Ndoca, e cila studionte nė Universitetin e Elbasanit, dega italisht, ka pritur mėngjesin e festės pėr t’i dhėnė fund jetės.
Sipas tė dhėnave tė policisė sė qytetit verior, vajza e vetme e familjes Ndoca ishte kthyer nė shtėpi, nė fshatin Gojan i Madh i komunės Gjegjan, vetėm njė ditė mė parė, por nuk ka mundur tė ēmallet me prindėrit. Rreth orės 09.30 tė mėngjesit, ajo ka marrė fshehurazi armėn automatike qė ndodhej pa leje nė shtėpinė e saj, ka dalė nė oborr, pranė garazhit tė makinės dhe aty ka tėrhequr kėmbėzėn.


Ekspertėt kanė verifikuarar se armėn e kishte mbėshtetur nė pjesėn e mjekrės dhe njė e shtėnė ka mjaftuar pėr t’i shkaktuar vdekjen 21-vjeēares. Tė afėrmit e saj, tė cilėt ndodheshin brenda nė shtėpi kanė dalė tė alarmuar jashtė pėr tė parė se parė se ēfarė kishte ngjarė.
Kur kanė parė vajzėn tė gjakosur, ata e kanė nisur menjėherė drejt spitalit tė qytetit, 30 km larg, me shpresėn se ajo do tė shpėtonte nga vdekja, por njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Plumbi qė i ka kaluar nė pjesėn e pasme tė qafės nuk i ka dhėnė asnjė mundėsi pėr tė jetuar, madje as tė marrė ndihmėn e shpejtė mjekėsore.
Menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar forcat e policisė, tė cilat kanė nisur hetimet pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė rėndė. Sipas informacioneve tė para bėhet e ditur se, mes vajzės dhe familjarėve tė saj, prej disa kohėsh kishin shpėrthyer disa mosmarrėveshje, tė cilat mund ta kenė ēuar nė depresion studenten. Ajo ishte e fejuar prej 1 viti e gjysmė me njė djalė, i cili ishte emigrant nė Itali. Megjithėse nuk pohohet zyrtarisht mendohet se pikėrisht kjo lidhje mes ēiftit mund tė jetė bėrė shkak pėr gjendjen e vajzės, e cila prej tre vitesh jetonte nė konviktin e universitetit tė Elbasanit. Ajo ishte nisur nga Elbasani pėr tė qėndruar fundjavėn e festės nė qytetin e saj, por ende nuk dihet nėse e kishte planifikuar vetėvrasjen.
Ditėn e djeshme ėshtė zhvilluar nė fshatin e saj ceremonia mortore, ku kanė marrė pjesė veē familjarėve dhe 4 studentė, 3 vajza dhe njė djalė, shokė tė Leonorės.

Nga:RITVAN DIBRA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio