
STUDENTĖT E UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS ENDE PA BURSA
PRISHTINĖ, 30 MARS- Mosmarrėveshjet nė mes tė MASHT-it dhe UP-sė janė duke u reflektuar drejtpėrdrejt edhe tek studentėt. Qė nga data 20 shkurt e deri me sot studentėt janė nė pritje tė marrjes sė bursave, qė u ka borgj UP-ja. Kjo vonesė ka lėnė hapėsirė pėr spekulime lidhur me shumen e mjeteve qė universiteti apo MASHT-i do tu ndajė studentėve. Por kėtyre tė fundit nuk u intereson edhe aq shuma qė do tė marrin por ata pyesin se kurė mund ta kenė hisen qė u takon nga universiteti?
Studentėve tė cilėt kan treguar rezultate tė mira nė studimi gjatė vitit akademik, Universiteti i Prishtinės ēdo vit u ndanė njė shumė tė mjeteve financiare, burimi i tė cilave janė tė hyrat vetanake tė studentėve. Por nė kėtė vit ėshtė duke u zvarritur mjaft dhėnja e kėtyre mjeteve. Edhe pse studentėt kanė aplikuar me kohė pėr to duke i pėrmbushur tė gjitha kushtet, si noten mesatare, asnjė vit tė humbur akademik dhe parakushte tė tjera tė vėna nga UP-ja, ata ende nuk i dinė arsyet e voneses sė mosdhėnies sė bursave.
Por marrėdhėniet shumė tė brishura qė ka MASHT-i dhe rektorati i UP-sė, pa dyshim se ėshtė pengesa kryesore e voneses sė dhėnies sė tyre. Lidhur me kėtė rektori i UP-sė ėshtė shprehur se Universiteti i ka procesuar tė gjitha bursat universitare. Po tė disponoheshin mjetet e pageses sė studentėve nga rektorati i universitetit, bursat do tė mirreshin shumė shpejtė. Duke vėnė nė pah rėndėsinė e stratejis sė tij pėr financim suplementar ai shprehet se Kėtu konsiston ideja e strategjis sė financimit suplementar, qė kėto mjete tė disponohen dhe tė mos ketė vonesa tė tilla burokratike. Pasi e largon fajin nga vetja rektori, prof. Arsim Bajrami, vazhdon Pėr momentin kėrkesat janė dėrguar nė MASHT dhe ėshtė nė detyren e ministrisė qė kėto pagesa ti ndajė sa mė shpejtė sepse vonesat janė tė pa kuptimta.
Me gjithė kėtė rektorati i UP-sė ende nuk din se sa do tė jetė shuma e njė burse qė i ipet studentit. Tani pėr tani qarkullojnė thashethėme nga mė tė ndryshmet lidhur me kėtė. Dikush pėrmend shifren 500 , por ka edhe nga ata tė cilėt presin nga njė bursė shumen e tė hollave gjerė nė 900 . Sado qė spekulohet me shifra, studentėve nuk u intereson edhe aq shuma e tė hollave, edhe pse nevojat janė mjėft tė mėdha. Ata kėrkojnė hisen e tyre, ata duan bursat qė u takojnė dhe atė nė afatin mė tė shkurtėr.
Nga: Besnik KRASNIQI