Studentet.info
Opinione : Uragani dashakeq
Kyqur 06-03-2010 8:19:06 (2423 Lexime)



Nga: Rexhep ALIU

Duket si njė ligjėsi fatale, por zakonisht goditjet ndodhen aty ku ndershmėria, profesionalizmi dhe suksesi fitojnė njė emėr. Kėto goditje mund tė duken spontane, tė motivuara nga profesionalizmi, por nė fakt, prapa kėsaj ka tė ngjarė tė qėndrojė njė sulm i menduar, prapavija e tė cilit duket e zymtė dhe dashakeqe. Pikėrisht, kėto goditje kohėve tė fundit po i pėrjeton kompania “Ecolog” dhe familja Destani, e cila nė gjithė kėtė mjegull tė krijuar mbetet si njė “thes boksierėsh”, nė tė cilin provojnė fuqinė e vet ata qė vėrbohen nga suksesi i tė tjerėve.

Ėshtė njė fluks shpifjesh tė lėshuara pėr tė turbulluar dhe pėr tė krijuar hamendėsime. Ėshtė njė orkestrim dashakeq qė provon tė godas dhe tė asgjėsojė dhe qė jehonėn e dezinformatava kėrkon ta shpėrndajė sa mė shumė, pa mbajtur llogari pėr viktimėn. Logjika duket e thjeshtė, sa mė madhėshtore tė jetė “pema”, aq mė tė dėgjuara do tė jenė kėrcitjet e “sėpatės”, qė pa pikė mėshirė kėrkon ta plandos pėr toke.

Kjo ligjėsi fatale duket se vlen pėr njė pjesė tė madhe tė bizneseve tė suksesshme nė Maqedoni. Formula ėshtė e njohur, nė vend qė tė mbrohen kėto biznese duhet tė goditen. Arsyet vetėm njė Zot mund t’i di, sepse realisht ēdo gjė e bėrė nga kjo kompani dhe kjo familje ka prapa vetės dinjitetin dhe fisnikėrinė.
Ndėrshmėria dhe dinjiteti nė biznes nuk ėshtė ēėshtje fallesh tė lexuara nga njerėz tė pėrēartur, por ėshtė kultivim i pandėrprerė i sensit njerėzor, i sakrificės dhe i pėrkuljes ndaj punės dhe vlerave njerėzore.

Nė fluksin e kėtyre goditjeve morbide, tė mbrohesh duket si njė pėrpjekje mpakėse, nga se nė kohėn kur tashmė jehona e zymtė e dezinformatave ėshtė lėshuar si “sihariq i rremė” pėr tė ushqyer kureshtjet e improvizuara, drejtėsia dhe e vėrteta duket se bėjnė gjumin e radhės. Tė jesh nė kėtė lėkurė nuk ėshtė e lehtė, sepse e vėrteta ec shumė mė ngadalė se shpifja.

Por, si zakonisht sovrani kohė tė sprovon, por nganjėherė me aktorė prapa tė cilėve penjtė i lėviz smira dhe “ekskluziviteti” i lajmit tė shpifur, i “autopsisė” mizore qė kėrkon tė kėnaq egot e atyre qė kėrkojnė dukje dhe tollovi. Dhe nė kėsi rastesh nuk tė mbetet asgjė tjetėr, por vetėm tė besosh nė ato gjėra qė i ke mikluar gjatė tėrė jetės, nė sensin e drejtėsisė dhe tė ndershmėrisė, nė qiellin e kaltėr tė shpirtit tėnd qė ka njohur me qindra pėrgjrime ndaj njerėzve, qė ka mikluar mijėra fate me avullin e ngrohtė tė dashurisė njerėzore.

Nuk tė mbetet gjė tjetėr vetėm tė mbėshtetesh nė vlerat njerėzore dhe familjare dhe nė forcėn e kulluar tė fakteve kryeneēe qė vėrtetojnė angazhimin tėnd korrekt profesional dhe njerėzor.

Nė kėtė frekuenca tė dinjitetshme lėviz kompania “Ecolog” dhe familja Destani, qė gjithmonė ka njohur pėrkuljen ndaj vlerave njerėzor dhe ndaj fatit tė tyre. E gjithė kjo duket si njė betejė e kurdisur me makinacionet mė tė sofistikuara pėr t’i bėrė kurth tė improvizuar kėsaj biografie jetėsore, qė mund tė dėshmohet me mijėra vepra konkrete.

Ėshtė pikėrisht kjo kompani dhe kjo familje qė ka kthjelluar qiellin e zymtė pėr mijėra familja nė Maqedoni dhe mė gjerė, tė cilėt aty kanė gjetur korrektėsinė e punėdhėnėsit dhe perspektivėn e tyre dhe tė familjeve. Ėshtė pikėrisht kjo kompani qė ka punėsuar gjatė kohė njerėz nga tė gjitha etnikumet nė Maqedoni pa asnjė dallim. Dhe, si zakonisht, nė vend qė tė gjejė mirėnjohjen, kjo kompani gjen fushatėn kundėr saj, tė padrejtė dhe tė sofistikuar, me decibela tė mjafueshėm pėr tė bėrė zhurmė.

Nė kohėn e krizės globale financiare, kur ekonomitė kanė shėnuar rėnie tė tmerrshme, kur depresioni ekonomik ka kapluar njerėzit me fuqi shkatėrruse, pikėrisht nė kėtė kompani, qė jep pėr kėtė shtet, kanė gjetur folenė e shpresės qindra njerėz. Aty njerėzit kanė gjetur shpėtimin pėr jetėt e tyre dhe mirėqenien pėr familjet e veta. Kur dyert e hekurta tė krizės kanė mbyllur nė dėshpėrim shumė familje, ėshtė dora e zgjatur e biznesit tė suksesshėm tė kėsaj kompanie qė ėshtė shtrirė ndaj kategorive tė ndryshme tė njerėzve dhe etniteteve. Kjo ėshtė dora e perspektivės e korrektėsisė dhe qėndrueshmėrisė nė punė, qė hap horizontin e zymtė pėr njerėzit.

Nė gjithė kėtė horizontė angazhimesh korrekte dhe profesionale, asnjėherė dhe askush nuk ka dėgjuar mburje, por ka parė modestinė e pafund tė njeriut, qė ndaj fateve tė nėpėrkėmbura ėshtė sjell me dashurinė mė tė thellė njerėzore, me pėrgjegjėsi dhe pėrkushtim tė pėrvujtur.

Njė dobi e gjerė shoqėrore shtrihet nė grafikonin e suksesit tė kėsaj kompanie dhe kėsaj familje. Pa bujė dukjesh dhe pa kėrkuar kundėshpėrblim nė formė lavdesh. Gjithė ky angazhim mbetet vėtėm si vokacion jetėsor, njė mision i heshtur qė prek aty ku pulson dhimbshėm jeta dhe aty ku kreativiteti njerėzor kėrkon hapėsirė pėr t’u realizuar. Qindra pėrkrahje tė nismave kulturore, sportive dhe arsimore e kundėrshtojnė heshturazi fushatėn e projektuar dhe dashakeqe. Kjo fushatė e shpifur ėshtė njė lloj ataku ndaj kėtij angazhimi, ndaj kėtij virtyti profesional dhe njerėzor.

Ata qė posedojnė kėto kualitete dhe qė i pėrkulėn modestisė sė vet dhe fatit njerėzor, fatkeqėsisht, vendosen nė situata tė motivuara nga mjegulla e dukjes dhe e zhurmės. Por forca e besimit nė drejtėsi dhe e mbėshtetur nė njė biografi humane nuk mund tė gjunjėzohet, sepse nė esencė tė saj gjithēka ėshtė e kulluar, e pastėrt si ėndrra e njerėzve nevojtarė.

Pėrballė kėtij uragani dashakaq qėndron virtyti dhe ndershmėria e njė malėsori, qė ka provuar goditjet e fatit dhe qė ka ditur tė ngre njė kompani moderne me tė gjitha standardet.

Autori ėshtė themelus i revistės ekonomike "VALUTA"




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio