Studentet.info
Opinione : "ECOLOG” nė analogjinė ,,Hanibal Ante Portas” pėr gazetarin gjerman!
Kyqur 16-03-2010 7:33:03 (1707 Lexime)


Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti

Nuk duhet tė jesh njohės i thellė i historisė sė vjetėr pėr tė deshifrua sinonimin e fjalisė romake ,,Hanibal Ante Portas”-qė pėrdoret sa herė qė duhet tė paralajmėrohet njė frikė pėr ardhje tė njė rreziku tė madh! Perandori luftarak Hanibal qė nė kohėn e perandorisė romake ishte njė armik i tmerrshėm qė shfaqej pėrpara portave tė Romės me mė shumė efekt psikologjik nga frika se sa nga paraqitja e vet Hanibalit.

Sadoqė kjo simetri krahasimore mund tė duket e ekzagjeruar tendenca mbetet shume realiste duke patur parasysh trendin e rritjes sė korporatės shumkombėshe ,,ECOLOG” me seli nė Dusseldorf tė Gjermanisė, por me shumė degė tė sajė (entitete formale tė biznesit) nė pikat strategjike tė biznesit planetar. Kjo korporatė sot ka gjithsej 2.410 tė punėsuar nga 25 kombe (dhe shtete) tė ndryshme tė botės. Rritja e biznesit tė saj si nė parametra tė pjesėmarrjes nė tregun e shėrbimeve logjistike pėr forcat ushtarake dhe aq mė tepėr nė parametrat material dhe financiar pėrgjatė vitit 2009 sigurisht qė do tė shqetėsojė shpirtrat e konkurrencės dhe bile do tė motivojė spiunazhin industrial.


Nė vitin mė kritik nė aspektin ekonomik pas pesė dekadave kur tė gjitha shtetet e zhvilluara tė Europės Perėndimore dhe ato tejoqeanike shėnuan nivelin mė negativ tė ekonomive tė tyre nacionale qė nga kriza e madhe ekonomike (1929-33) si dhe nė vitin qė do tė shėnohet nė analet e historisė ekonomike pėr shembjen e perandorive mė tė fuqishme financiare dhe prodhuese nė botė si dhe tė sfidave ekonomike tė magnatėve si Lehman Brothers, ING, GM,...etj, kjo korporatė shėnoi rritje mbi 40% tė biznesit tė saj nė tregun mė konkurrent tė Evropės Perėndimore-atė tė Gjermanisė! Pėr herė tė parė nė fillim tė majit 2009 kjo korporatė fitoi tenderin mė tė fuqishėm nė sektorin e shėrbimeve tė forcave tė ushtrive nacionale dhe tė NATO-sė nė Gjermani-pra pėr herė tė parė njė aktivitet ekonomik tė kėtyre pėrmasave jashtė zonave tė luftės. Kjo si duket ishte kulmi i shqetėsimit tė konkurrencės. Qė atėherė, edhe pėr pronarėt e korporatės ishte e qartė se konkurrenca nuk do tė rrijė e qetė ndaj gjithė kėsaj tendence rritėse tė Ecologut.

Megjithatė pak kush mund tė priste nė vendin mė tė sigurt tė botės, nė vendin me institucione mė tė qėndrueshme tė ekonomisė funksionale, siē ėshtė Gjermania, tė lejohet qė nė emėr tė ,,lirisė sė medias” tė sulmohet reputacioni i njė korporate legale dhe bile tė lejohet edhe ,,prezumcioni i sė drejtės”. Por, ja qė kjo ndodhi dhe mbetet si rast pėr studim tė institucioneve gjermane-por si duket kjo do tė ndodhė kur t’u arrijė ,,fatura pėr dėmshpėrblim” qė ėshtė nė proces e sipėr.
Z.Kristoph Heinzle-gazetar i NDR (Nord Deutshe Rundfunk)-njė entitet radio-difuziv publiko-privat, pothuaj mė i fuqishmi dhe mė kredibėl nė krahinėn (shtetin) e Westfalisė Veriore ,,qėndisi” tregimin e tij pėr kompromitimin e Familjes Destani (asnjėherė nuk pėrmendi Ecologun!), me qėllim qė tė dėmtojė kredibilitetin dhe aftėsitė konkurruese tė Ecologut. Pak kush beson se Z.Kristoph ka bėrė kėtė pėr ideale tė gazetarisė investiguese.
Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti
Atij fatkeqėsisht i shkoi pėr shtati edhe imazhi i shqiptarėve nė Perėndim-jo gjithmonė me fajin tonė. Sa herė qė edhe rastėsisht ngatėrrohet njė familje Destani nga p.sh.Tėrnovci, Araēina, Gėrēeci apo Malėsia e Tetovės dihet nė ēka do tė aludohet! Pse a pėr herė tė parė ballafaqohemi me paradokset e shpalljes sė ,,lajmeve sipas peshės sė krimit”- bile edhe nė gazetat perėndimore kur njė shqiptarė detektohet me 10 gr. heroin do tė gjendet nė faqet e para, kurse njė gjerman, francez apo kushdoqoftė tjetėr me 5 kg. do tė jetė diku nė margjinat e faqeve tė fundit tė po tė njėjtit shtyp.

Pa keqėkuptim, nuk mendoj tė amnistojmė fajėsinė eventuale pėr kėto fenomene-pėrkundrazi ne duhet tė punojmė shumė qė tė ndryshojmė kėtė imazh. Gazetari nė fjalė, edhe pėrkundėr tė gjitha ofertave transparente pėr tė investiguar dyshimet e prejudikuara dhe ngatėrresat nė ,,qėndisjen e tregimit tė tij” si duket ka pasur mision tė paracaktuar dhe futet ne aventurat kalkulante tė konkurrencės. Spiunazhi industrial ėshtė ,,biznes profitabil” dhe pėr pasojė, si ēdo biznes tjetėr me profitabilitet tė lartė, shoqėrohet edhe me risk tė lart - nė kėtė rast dėmshpėrblimi do tė jetė shumė herė mė i lartė se vetė kostoja e reputacionit tė lėkundur.

Njė pėrpjekje e ngjashme ka qenė pėrgjatė vitit 2007 kur Gjykata e Apelit nė Koln ndalon tė drejtėn e akuzave se gjoja Ecolog merr punė nga ,,Bundesveri” (ushtria) gjerman pa tender! Dy aspekte qenėsore pėr tė gjykuar paradoksin e nevojės qė familja Ecolog tė merret me kriminalitet tė organizuar: Sė pari kontratat e biznesit tė korporatės Ecolog janė me ushtritė nacionale tė vendeve mė tė fuqishme tė Europės Perėndimore dhe ShBA-ve si dhe me NATO-n, si organizatė mė kredibile pėr sigurinė globale. Nėse edhe kėto institucione do tė ishin tė dyshimta nė punėdhėnie publike, atėherė ēka mbetet tjetėr pėr kredibilitet institucional. Ēdo biznes tjetėr me punėdhėnėsit publik (paguajnė faturat nga paratė e taksapaguesve) do tė ishte mė pak i besueshėm se me ushtritė nacionale. Sė dyti, marzhat e fitimit dhe vėllimi i kontratave nė ,,ligjin e shifrave tė mėdha” janė relativisht tė larta si dhe trendi me intensitet gjithnjė rritės i biznesit - atėherė ku mbetet logjika qė krahas kėsaj pozite tė ėndėrrohet pėr ,,kriminalitet ekonomik”.

Vetėm pėr njė javė, me kėrkesė tė korporatės ,,ECOLOG,, Kėshilli i Gjykatės sė Apelit nė Hamburg (treanėtarėsh) unanimisht solli vendimin e plotfuqishėm pėr tė ndalua gazetarin dhe Agjencionin e tij (NDR) jo tė paragjykojė fajėsinė, por edhe tė pėrmend kompaninė Ecolog nė ēfarėdo konteksti. Pėr ēdo fjali deri atė ditė, me tė cilėn ėshtė lėkundur reputacioni i biznesit tė kompanisė do tė paguhet dėmshpėrblim sipas procesit tė veēantė gjyqėsor. Sot ,,ECOLOG” lutet nga autoritetet atje qė tė mos kėrkojė dėmshpėrblime tė larta!

Kjo ishte njė pjesė e tregimit nė Gjermani! Ajo ēka mė motivoi tė shtjellojė kėtė ėshtė diēka tjetėr. Njė fenomen i pakuptueshėm i energjisė negative vendore (fatkeqėsisht edhe shqiptare) kur janė nė pyetje kėto shpifje. Jo vetėm shumė media maqedonase (p.sh. si gjithmonė TV ,,Siteli” kujdestar i ,,lajmeve” antishqiptare), por befasisht edhe shumė ,,gossip” (shpifje) nė kafiteritė shqiptare! Ku buron kjo energji ndaj njė kompanie qė ėshtė sinonim i shpėtimit socio-ekonomik tė Pollogut? Me kėtė duhet tė merren edhe sociopsikologėt, sepse logjika e biznesit se shpjegon kėtė! Personalisht kuptoj indinjatėn e tė gjithė atyre qė ,,s’kanė mundur deri mė sot tė arrijnė kalaveshin e rrushit” dhe pėr pasojė do tė ngushėllohen se ,,rrushi ėshtė i tharėt”.

Njėherit kuptoj edhe tė gjitha ,,padrejtėsitė” dhe pamundėsitė qė tė angazhohen tė gjithė qė kėrkojnė punė nė ,,ECOLOG”, por kjo nuk do tė thotė se ,,nesėr s’do tė mundet” edhe pėr ata tė ketė pėrfitim. Njerėzit tanė i shohin pėrfitimet primare pa llogaritur ato sekondare-sa firma tjera punojnė pėr Ecologun, sa shtėpi ndėrtohen dhe banesa blihen, sa dasma bėhen dhe shkollime pėr fėmijėt, sa pėrfitime ka komuna dhe shteti nga tatimet e kėtyre konsumeve, sa donacione, bamirėsi dhe filantropi ka bėrė familja Destani,...etj.
Ja vetėm disa fakte. Rreth 600 punėtorė nga Pollogu, prej te cilėve 216 me shkollim universitar, 10 master dhe 1 doktor shkencash. Vetėm nė Tetovė aktualisht punojnė 105 punėtorė, prej tė cilėve rreth 80% me arsim universitar.

Sa perspektiva tė reja pėr kuadrot tona qė sot ndajnė eksperiencat me menaxhment tė lart ndėrkombėtar-bile me kulturė tė menaxhmentit gjerman. Llogaritni vetėm pėrfitimet direkte-sa tė ardhura mujore transferohen ēdo muaj nė Tetovė, pėr tė mos llogaritur efektet e multiplikatorit zinxhiror nė ekonominė vendore. Populli thotė ,,Ku flasin shifrat edhe engjėjt heshtin”, por kjo s’vlen, sė paku pėr shumicėn e banorėve tė Pollogut, mbase kemi kritere tė veēanta tė gjykimit! Vetėm tė imagjinojmė sikur tė kishim sot edhe njė ,,ECOLOG” nė rajonin e Karadakut - nėse jo tjetėr nuk do tė promovoheshim si ,,delja e zezė” nė qendėr tė Evropės! Imagjinoni sa i kemi shqetėsuar gazetarėt maqedonas (lexo bile ,,Kapitalin” nr. 451 dt. 11 mars 2010), pse e kemi prish imazhin e Maqedonisė nė Bruksel! Kėta janė ai sojė qė harrojnė invazionin e mbi 100.000 maqedonasve nė Bullgari pėr t’u shitur si ,,bullgar” pėr njė vizė udhėtimi nė Evropė, por kjo s’prish pune qoftė edhe ish kryeministri i vendit kur ta bėjė kėtė, kurse shqiptarėt s’guxojnė! A nuk na mjaftojnė gjithė kėta kundėrshtar real qė tė luajmė edhe ne ,,avokatin e djallit”- shpesh bile edhe ata qė ,,e kanė ngrėnė” dhe aktualisht ,,e hanė rrushin e Ecologut”! Lėre se ngadalė mėsojmė, por edhe shpejt harrojmė!

(Autori ėshtė kėshilltar i jashtėm i korporatės ,,ECOLOG”-Dusseldorf)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio