Studentet.info
Opinione : TETOVARĖ E KĖRĒOVARĖ OSE HORIZONTI I MENDJENGUSHTĖSISĖ PROVINCIALE
Kyqur 05-05-2010 1:31:57 (1840 Lexime)


Salajdin SALIHU

Horizonti ėshtė “hapėsirė sa sheh syri sė largu”, “rreth dijesh a njohurish tė dikujt”, “fushė veprimi pėr diēka”, sikurse na e shpjegon Fjalori. Pėr ata qė shohin mė larg themi se kanė horizont tė gjerė, kurse pėr ata qė shohin afėr themi se nuk shkojnė pėrtej hundės sė tyre. Nuk flasim pėr ata qė kanė defekte me sytė, por pėr ata qė vuajnė nga mendjengushtėsia. Borhesi, Miltoni, Homeri ishin tė verbėr dhe me horizont tė gjerė shikimi e dijeje. Xhejms Xhojsi ishte pothuajse i verbėr por bota njeh pak si ai me njė horizont tė gjerė. Rapsodėt shqiptarė shpesh ishin tė verbėr, sepse kėshtu meditonin mė thellė dhe kishin njė mbamendje tė ēuditshme.

Le t’i kthehemi mendjengushtėsisė provinciale. E kufizuar nė vėshtrim e dije ajo po i ndan shqiptarėt e Maqedonisė sipas krahinave a mėhallėve, nė “tetovarė e kėrēovarė”. Po krijon ishuj tė ndarė, ndasi tė thella e tė theksuara krahinash, qė tenton t’i mbjellė edhe ndėr tė rinj dhe studentė.


Nė USHT, ku po kaloj kohėn mė tė madhe tė ditės, ka shumė studentė nga Kėrēova, nė mesin e tė cilėve disa janė pėr t’i admiruar pėr pėrkushtimin e tyre pėr dijen dhe dashurinė ndaj letėrsisė dhe gjuhės shqipe. Ata i kanė tė njėjtat ėndrra rinore, tė njėjtat zhgėnjime, tė njėjta dilema pėr tė ardhmen e tyre, sikurse studentėt nga Tetova dhe qytetet tjera. Nuk ndahen sipas vendit ku kanė lindur, por sipas preferencave dhe interesimeve tė tyre. Nė mesin e mė tė mirėve nuk mė ka rastisur tė dėgjoj tė thonė: “Ne jemi mė tė mirė se ju”. Nuk flasin nė vetėm e parė shumės, por nė vetėn e parė njėjės. Janė njė brez i mirė, qė kjo politikė e kjo shoqėri nuk po u afron asgjė tė hairit. Nė vend se t’u ofrojė hapėsirė pėr tė shprehur dijen e tyre, dėshiron t’i ndajė me mure ndasie, me mure provinciale, t’u mbjell logjikė tribale e primitive, tė bėjė numra pėr turmė dhe jo personalitete. Kjo politikė e mallkuar dėshiron qė t’ua mbyll horizontin e shikimit. I nxit qė tė bėjnė dallime brenda llojit. Tė krijojnė stereotipa tė panevojshme.
Si tetovar, do tė isha i lumtur qė po kėta studentė tė zotė nesėr tė punonin nė Tetovė, sepse do tė mėsojnė fėmijėt tanė. Nuk do tė shqetėsohesha nėse do t’ia zinin vendin e punės njė tė riu tetovar. Dhe anasjelltas.

Si tetovar e them me respektin dhe sinqeritetin mė tė thellė se kėrēovarėt janė njė komunitet shumė i fisėm, punėtor, i dashur, mikpritės. Kėrēova ėshtė qytet qė e dua. E dua pėr shkak tė miqve tė mi tė shumtė. Miqve tė mi tė mirė. Duke i njohur thellėsisht, e di se kanė po aq halle sa qytetarėt tjerė.

Ē’zgjidhje do tė ishte nėse mendojmė vetėm pėr tetovarėt dhe kėrēovarėt? Mallkuar qofshin ata qė na ofrojnė kėtė zgjidhje! Ata nuk shohin pėrtej hundės sė tyre. Ata udhėhiqen sipas njė logjike tribale dhe provinciale. Janė mendjengushtėsia qė atdheun e mendon me pėrmasa oborri a mėhalle. Qė nuk duan t’ia dinė pėr atė qė na e thoshte Lasgush Poradeci i gjithė shqiptarėve: “Punės t’ia gjejmė njeriun dhe jo njeriut t’i gjejmė punė”. Ata duan nga mendjeesėlltia studentore tė krijojnė njė mendjengushtėsi rrėnuese. U ngjajnė xixėllonjave, pėr tė cilat fliste Shopenhaueri. E duan terrin qė tė shihet vetėm shkėlqimi i tyre.

A nuk ju dhemb sado pak shpirti teksa shihni atė karvan kumanovarėsh se si nisen drejt njė rruge tė gjatė e tė mundimshme? Hyni pak nė lėkurėn e tyre, tė ngushtė pėr qelepirėsinė Tuaj? Lėnė pas fėmijė dhe ecin drejt njė udhe qė nuk e dinė se ku do t’i shpie. Ata nuk ikin nga vetvetja, siē keni ikur ju, por ikin sepse ju s’doni t’i ndalni. Ikin votuesit tuaj. E tani, kjo mund t’ju shqetėsojė. Ose jo. As kjo nuk ju shqetėson. Votat e tyre do tė derdhen vjedhurazi nėpėr kuti votimi pėr t’u bėrė legjitim ju mendjengushtė qė atdheun e konsideroni me pėrmasa oborri.

Kujt i shėrben mėhallėzimi i shoqėrisė shqiptare?
Kush dėshiron tė ngre mure, si ato pėr tė cilėt na flet Kavafisi?
Kush dėshiron qė tė krijojė bajraqe urrejtjeje e ndarjeje?
Kush tjetėr pėrveēse atyre qė flasin pėr unitete tė mėdha kombėtare.
T’u rrojė sulltani i mėhallės. Nuk duan tejshikim, por njė humbje dukjesh. Nuk duan zgjerim dhe horizont tė gjerė, sepse u pėlqen mė mirė tė jenė tė parėt e katundit se tė dytėt e metropoles. Logjikė tribale, meskine, qė rrėnojnė agorėn e tė rinjve.
Mos u besoni dhuratave tė tyre, mor aman, se janė puthje morti.
Mos i honepsni, o tė dashurit e mi, se u mbjellin urrejtje pėr njėri-tjetrin.

Dhe sėrish mė shfaqet skena e trishtueshme. Njė studente nga Kėrēova, e cila me dijen e saj i lente tė pagojė kolegėt nga Tirana e Prishtina, ėshtė e dėshpėruar pse ka diplomuar. “Sė paku atėherė kishim ėndrra. Tash nuk kemi mė as ėndrra!” Mjerisht, edhe po tė doja t’i ndihmoja te politikanėt kėrēovarė qė tė gjente punė, nuk do tė kisha sukses. Sepse mendja e saj i ka kaluar kufijtė e Tetovės dhe Kėrēovės. Prandaj, do tė mbetet e papunė.
E njėjta gjė ndodh me shumė studentė nga Tetova. Ku tė venė? Nuk janė mėsuar tė pėrkulen. Nuk i pėrkasin brezit qė mburrej se njihte rojėn e pyllit apo ofiqarin. Duan tė jenė tė lirė. Prandaj do tė vdesin urie.

Apo mos ka ardhur koha qė t’i mėsojmė t’u pėrkulen politikanėve? T’u themi: tė nderuar, shkoni dhe bini pėrpara kėmbėve tė tyre dhe lutuni. Nėse ju shohin me pėrēmim atėherė flisni si filozofi i antikės: “po ne nuk kemi faj se mendja juaj ėshtė te kėmbėt!”.
Ē’vlerė kemi nga ata politikanė qė na paska hair vetėm mėhalla e ka dėm kombi? Le tė bėhen pleq katundesh dhe mos ua japim rastin tė bėhen liderė kombėtarė.
Historia shqiptare ėshtė e ndotur me kėsi cubash. Mendja jonė ende ngreh sharkinė pėr dofarė agahasanagėsh me tė cilėt do tė tallej historia.

Tė nderuarit e mi, Nabokovi thoshte: “Mendja ime flet nė gjuhėn angleze, zemra ime nė gjuhėn ruse, kurse zėri im nė gjuhėn frėnge".
E unė po ju them: “Jam edhe tetovar, edhe kėrēovar, edhe shkupjan, edhe strugan, edhe dibran, edhe prishtinas, edhe tiranas...”. Madje, e them pa pikė modestie, sepse ka ardhur koha tė flakim modestinė pėrballė gjelave tė detit, tė cilėt, sikurse thoshte Mithat Frashėri, ndonėse janė shpezėt mė pak tė menēura, krekosen mė shumė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio