Studentet.info
Opinione : Po vjen Terminatori IV
Kyqur 06-05-2010 14:42:40 (3580 Lexime)


Arsim SINANI

Nė vitet e 90-ta ishte nė modė njė film me njė aktor qė sot ėshtė politikan Arnold Shfarceneger, filmi quhej “Terminator” dhe ky tipi ishte i pathyeshėm luante rolin e shpėtimtarit, ky do tė kishte qenė personi i duhur pėr ti rregulluar tollovitė nė arsimin shqip nė Maqedoni. Terminatorit do ti duhej qė tė ketė kujdes sepse shfaqja e botės akademike nė Tetovė ėshtė asisoj qė para syve sillen si engjėj, pas shpine bėjnė mision impossibile pėr ti realizuar objektivat e veta, qė mė sė paku kanė tė bėjnė me arsimin dhe edukimin. Kohėt e fundit shumė seriozisht jam duke menduar qė tė filloj tė merrem me bujqėsi, tė filloj me mbjelljen e njė fushe me zarzavate, njė mikut tim do I pėlqente tė thosha me lakra e turshi, sepse kėshtu shpresoj tė paktėn tė jem mė i dobishėm pėr shoqėrinė tonė dhe pėr botėn akademike tė Tetovės. Me kėtė gjest dėshiroj tė manifestoj pakėnaqėsinė time me atė se ēka po ndodh sot me arsimin shqip nė tėrėsi, pse kaq shumė u lejua qė tė vijmė nė situatė qė gjithsecili tė merret me politikat arsimore.


Devalvimi i arsimit shqip vjen qė me fillimin e shfaqjes sė partive politike shqiptare tė cilat me mekanizmat e veta sot arsimin e kanė bėrė njė dėshtim tė madh tė shoqėrisė shqiptare, nėse dikur mundeshim tė mburremi se kemi profesorė tė denjė sot mund tė ē’mburremi se kemi profesorė tallava.

Se di a ju kujtohet pamjet e TV tona lokale me disa kėngėtarė qė prodhonin njė muzikė qė u quajt tallava, kėshtu sot mė duket edhe bota akademike e Tetovės, nė vend tė pėrshėndetjeve dhe urimeve kemi seminare dhe njė morri titujsh tė fituar Express , s’do mend se kjo ėshtė njė higjienė mentale e jona qė ka filluar tė zhvillohet mendimi se gjithsecili mundet tė bėhet pedagog, profesor etj deri atje lartė nė piedestalin e politikave tė arsimit. Ky devalvim nuk vjen nga inflacioni ekonomik po vjen nga inflacioni politik sepse ky burim e ka gjenezėn e vetė nga klubet partiake qė prodhuan rasoj nė arsimin tonė. Mė e keqja ėshtė se e gjithė kjo bėhet me bekimin e lidershipit tonė qė kanė lejuar pėr interesa shumė tė ulėta sot arsimi tė menaxhohet nga jo arsimdashėsit, nga keqpėrdoruesit, nga njerėzit pa kompetencė, nga akademikėt e orės 6. Ky inflacion ka infektuar shumė dhe ka influencuar negativisht shoqėrinė tonė saqė tani ėshtė bėrė modė qė tė jesh profesor, pa kriter. Po tė bėjmė njė krahasim ku ishin dje kur pak i kishim punėt vetė nė dorė do tė del se atėherė ka pasur mė shumė kriter se sa sot kur vetė i menaxhojmė politikat arsimore. Njė shoqėri e cila lejon qė ardhmėrinė t’ia servojnė kuazi- intelektualėt s’do ketė ardhmėri po do ketė lėng rasoji tė prishur qė qelbėn gjithė andej.

Mė ka rastisur qė ti shoh nėpėr media se si krekosen kastat qė e bėjnė politikėn tonė arsimore sesi dalin nė foto dhe vetėm lėvdohen se po bėjnė diēka nė esencė pas asaj fotografie tė bukur fshihet njė hiē e madhe, qė s’do mend se tė gjithėve do tė na bėjė hiēa.

Publikisht po i pyes konjukturat arsimore shqiptare tė cilės do parti politike kur do tė shohim se do tė hapet njė bibliotekė e re, kur do tė organizohet njė seminar i mirėfilltė, kur do tė kemi pedagogė me cv akademike e jo me cv pėr shofer autobusėsh, kur do tė kemi studentė qė me ta do krenohemi, kur do kemi njė leximore , kur do kemi njė konvikt si duhet, kur do kemi njė sallė sportive, kur do kemi njė shtėpi botuese universitare, kur do kemi njė shtypshkronjė, kur do kemi botime librash shkencore dhe shumė kura tjera. Nėse institucionet tona arsimore i konsiderojmė si vend pėr tė realizuar ėndrrat e sėmura tė disa njerėzve mė mirė mos tė kemi shkolla tė tilla sepse shkollat e tilla janė tė dėmshme.

Do ta pėrmbyll kėtė shkrim timin me njė tezė qė moti mė sillet nė kokė e kam konsultuar me shumė miq e dashamir tė arsimit se ta them apo mos ta them por pėr hir tė sė vėrtetės duhet me e thėnė. Le tė jetė ky njė apel pėr intelektualėt tanė, merrni guxim dhe denonconi nė parti ata qė vėrtetė bėjnė dėm sepse kėshtu na shpėtoni tė gjithėve nga falimentimi, mos u frikėsoni nėse dikush ėshtė familjar i ndonjė peshku tė madh nė politikė nuk mund tė lejojmė qė njerėz tė cilėt fshihen pas hijes sė tjetėrkujt tė luajnė me ardhmėrinė tonė sakrifikoni pak sepse pa sakrificė nuk ka ardhmėri.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio