Studentet.info
Opinione : Kur shkencėn e shkatėrrojnė vetė universitetet
Kyqur 08-05-2010 9:10:30 (1350 Lexime)

Laura PAPRANIKU

Maqedonia ėshtė ndėr vendet e pakta, nėse jo tė vetme tė botės sė qytetėruar ku tė merresh me shkencė nuk ėshtė ndonjė punė me vlerė. E sikurse thotė njė fjalė e urtė popullore "peshku prishet nga koka", edhe me shkencėn kėtu nė Maqedonia ka ndodhur e njėjta. Sado modest tė jetė kontributi qė mund tė jepej nga ana e njė shteti prej 2 milionw banorėsh, kjo ėshtė njė temė qė duke mos u diskutuar po shndėrrohet nė njė tabu tė shoqėrisė. Nė mbi 25 institutet shkencore qė numėrohen te ne, qofshin tė themeluara prej fakulteteve apo tė pavarura prej tyre, nė tė gjitha ka mungesė tė dukshme kadrovike.
Mungojnė punonjėsit shkencor, sepse tė punosh nė njė institut dhe tė merresh me kėrkime e hulumtime shkencore nuk ėshtė as punė me leverdi financiare nė radhė tė parė dhe as formė pėr karrierė tė lakmueshme profesionale. Forma tė kėtilla qė nė shoqėritė me standarde tė qėndrueshme janė trasuar si mėnyra mė kredibile tė matjes sė vlerave, kėtu tek neve janė zėvendėsuar me gara tė cilat po zhvillohen nė njė plan krejt tjetėr, nė atė se kush tė punon nė mė tepėr universitete njėkohėsisht.

Profesori i njė universiteti paguhet dyfish mė shumė se punėtori shkencor i njė instituti dhe pėrveē kėsaj nė universitet nuk ėshtė si nė institut, ku natyra e punės e kėrkon tė punosh ditė e natė. Me tetė orė punė nė javė nė fakultet, po tė jesh i zoti tė gjesh lidhje pa asnjė kufizimi kohor mundesh tė punosh jo vetėm nė dy, por edhe nė tre universitet me "full time". Qė tė merresh me punė shkencore vėshtirė se do tė dilnin 34 orė nė javė. Prandaj, ata qė dinė ta menaxhojnė mė mirė veten e tyre, nė kėtė sistem tė mbrapsht e stimulim antivlerash s'kanė pėrse tė lodhen me shkencėn, kur orėt nė dispozicion (edhe atė jo tė gjitha) munden ti venė nė funksion tė angazhimit ne dy-tre fakultete. Nė fakt pėrveē tetė orėve ligjėrim, profesorėt universitar janė tė detyruar qė t'i realizojnė edhe 32 orė tė tjera punė nė fakultetin amė pėr konsultime me studentėt dhe punė shkencore, mirėpo studentėt nuk kanė nevojė tė konsultohen, kurse profesorėve askush nuk u kėrkon llogari pėr punėn e tyre shkencore.
Pra, pėr paradoks shtylla kryesore ku zhvillimi i shkencės duhet tė jetė njė kėrkesė fundamentale pra, universitete e kanė shkatėrruar dhe vazhdojnė ta shkatėrrojnė motivin e profesorėve pėr t'u marrė me shkencė. Me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, pėr kėta tė fundit shkenca nisėn dhe mbaron me diplomat e magjistraturės dhe e shumta me disertacionet e doktoraturės, tė cilat ashtu sikurse merren ekspres nisin dhe tė humbin peshėn shkencore sa hap e mbyll sytė.
Fakultetet, tė cilat po mbinė nė ēdo qytete dhe fshat si kėpurdhat pas shiut, janė tė detyruara ti mbyllin sytė dhe tė fabrikojnė magjistra e doktorė shkencash sa nuk i ėshtė kujtuar ndonjė ministri tė Arsimit dhe Shkencės tė veprojė konform raporteve tė Inspektoratit Shtetėror tė Arsimit e tė mbyllėn njė tė tretėn e fakulteteve tė Maqedonisė. Mirėpo, fakultete janė tė zėnė me kauzėn e vetvetes. Njė pjesė e tyre i kanė dekanėt vetėm me magjistratura dhe duhet t'i pajisin shpejt me titujt e tė doktorojnė pa patur mundėsi tė presin botimin e ndonjė hulumtimi shkencor nga ana e tyre. Nė kėtė mėnyrė improvizimi shkencor bėhet rrugė, kurse motivi pėr tu marrė me hulumtime tė mirėfillta shkencore kthehet nė njė pohim tė largėt pėr njerėzit tė cilėt apriori duhet tė jenė promotorė tė zhvillimeve tė reja shkencore. Mirėpo, ashtu si nė thėnien e lartėcituar, raporti i kompeticionit dhe pėrgjegjėsisė janė "prishur" nė kokė. Qeveritė, veēanėrisht dy pėrbėrjet e fundit tė kabinetit tė kryeministrit Nikolla Gruvevski, pa mbajtur llogari pėr resurset dhe kapacitetet akademike nuk lanė qytet (bile dolėn edhe nėpėr fshatra si Probishtipi) pa hapur nga njė fakultet. Instaluan politikėn e populizmit edhe nė sistemin e lartė arsimor, jo sepse qėllimi i tyre ėshtė tė ndihmojnė zhvillimin e shkencės nė raport tė drejtė me kapacitetet dhe nevojat reale, por sepse kjo ėshtė rruga mė e shpejtė pėr tė venė pushtetin edhe nė majėn e shoqėrisė. Duke punėsuar dekanė dhe profesorė tė pakualifikuar, nė tė vėrtetė nuk janė hapur vatra tė arsimit dhe shkencės, por ėshtė investuar nė krijimin e ēerdheve pėr militantė tė partive nė pushtet, sepse pozitat e dekanėve dhe profesorėve me vlera tė diskutueshme janė tė sigurta vetėm nė ombrellėn e pushtetit qė i ka krijuar.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio