Studentet.info
Opinione : Alfabetizim akademikėsh
Kyqur 11-05-2010 3:33:43 (1477 Lexime)


Katarina Schalk po kėrkonte njė vend pune nė profesionin e saj si sekretare pėr gjuhė tė huaja pėr frėngjishten dhe anglishten, kur zbuloi nė internet partneritetin ndėrmjet universiteteve tė Zagrebit dhe Regensburgut. Nuk nguroi, paketoi valixhet dhe u nis nė drejtim tė qytetit bavarez, i cili ndodhet pikėrisht nė mesin e itinerarit rrugor Dortmund-Zagreb, dy qytete me tė cilat ajo ėshtė e lidhur mė sė shumti. I pari ėshtė vendlindja e saj, i dyti ajo e prindėrve.

Kroatisht pa gramatikė

Qė nga tetori i vitit tė kaluar ajo ėshtė regjistruar nė degėn "Studimet e Evropės Lindore" dhe Regensburgu nuk ėshtė pėr tė vetėm gjeografikisht njė stacioni i pushimit ndėrmjet Pellgut tė Ruhrit dhe Kroacisė, por edhe nė udhėn e saj pėr rindėrtimin e identitetit:"Mė kanė pyetur shumė shpesh nė fėmijėri, se a e ndjej veten kroate apo gjermane. E nuk dija si tė pėrgjigjesha. Kultura dhe gjuha kroate kanė qenė vazhdimisht tė pranishme nė jetėn tonė", thotė 23 vjeēarja me sytė bojėkafe dhe njė buzėqeshje tė ēiltėr nė fytyrė.


Vitin e dytė tė studimit ajo mund ta bėjė nė Kroaci, njė mundėsi e mirė pėr ta njohur vendin jo vetėm si turiste nė verė, por ashtu siē e kanė pėrjetuar prindėrit e saj, nė jetėn e pėrditshme. Por Katarina Schalk ka njė problem: Kroatishtja e saj ėshtė e rrjedhshme, por gjuhėn e shkruar ajo pothuajse nuk e njeh:"Kur lexoj njė artikull nė gazetė, shpenzoj shumė kohė, sepse mė duhet tė shoh shpesh nė fjalor", thotė ajo duke qeshur me drojė.

Program pėr tė dytėt

Njė problem qė e kanė shumė studentė nė Gjermani, ku fėmijėt e migrantėve zėnė njė vend gjithmonė e mė tė madh nėpėr universitete. Njohuritė e tyre pėr kulturėn dhe gjuhėn e vendit tė prejardhjes nuk mjaftojnė pėr t'i pėrdorur nė nivel akademik. Kėtė veēori, qė nė fillim duket si pengesė, Profesor Thomas Strothotte, rektori i Universitetit tė Regensburgut, ka vendosur ta kthejė nė pasuri dhe u ofron studentėve si Katarina Schalk njė program tė posaēėm:

"Ne ofrojmė kurse gjuhe enkas pėr ta. Sepse ata nuk mund tė shkojnė nė njė kurs fillestarėsh, qė nuk e njohin gjuhėn fare, aty u ikėn shumė shpejt motivimi. Por nuk mund tė shkojnė as nė kurset mė tė larta, sepse u mungon baza gramatikore."

"Secondos Programm" quhet programi i universitetit tė Regensburgut pėr migrantėt e brezit tė dytė e u ofron studentėve alfabetizimin nė gjuhėn e origjinės. Vitin e dytė tė studimit ata e kalojnė nė vendin e prejardhjes. Katarina Schalk, e cila qė nga shtatori merr pjesė nė program dhe falė tij tani ka filluar tė lexojė librin e parė tė saj nė kroatisht, nė shtator do tė shkojė nė Zagreb pėr tė vazhduar vitin e dytė tė studimeve. Prof. Dr. Thomas Strothotte, Rektor der Universität Regensburg, iniciator i programit SecondoBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Kthim tek rrėnjėt

Christian Curac, njė tjetėr pjesėmarrės i programit, megjithėse ka kaluar shtatė vjetėt e para tė jetės nė Rumani nuk ka arritur ende tė lexojė ndonjė libėr nė rumanisht. Vitin e dytė tė studimeve master pėr ekonomi ai do ta bėjė nė Cluj tė Rumanisė, por nė gjuhėn gjermane. 27-vjeēari shpreson qė nė vendlindjen e tij tė rifreskojė jo vetėm rumanishten, por edhe periudhėn e fėmijėrisė: "Kam shumė kujtime nga Rumania, sepse kam kaluar aty shtatė vjetėt e para tė jetės, por kėtė anė timen e kam neglizhuar. Dėshirėn e kam pasur gjithmonė, por nuk kam patur kohė. Prandaj edhe programi secondo ishte njė mundėsi shumė e mirė ku mund t'i kombinoj tė dyja, edhe tė vazhdoj studimet nė gjermanisht por edhe tė afrohem mė shumė me kulturėn rumune", thotė ai.

Nga gjithsej 12 pjesėmarrėsit e programit "Secondo", qė aktualisht ndodhet nė fazėn provė, pesė janė me prejardhje nga Rumania, dhe ashtu si Christian Curac, shumica e tyre janė pjesė e ish-pakicės gjermane nė Banat. Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar ata gradualisht janė larguar nga Rumania e janė riatdhesuar nė Gjermani. Prorektori i Universitetit nė Cluj-Napoca (gjerm: Klausenburg) Profesor Andrei Marga i gėzohet veēanėrisht kėtij kthimi tė Shvabėve nė Banat: "Ėshtė diēka e mirė qė studentėve me prejardhje nga Rumania u ofrohet mundėsia tė njohin kulturėn dhe gjuhėn e prindėrve dhe gjyshėrve, por ėshtė edhe diēka e vetėkuptueshme, sepse kultura saksone ėshtė pjesė organike e asaj rumune, ne nuk mund ta pėrfytyrojmė kulturėn rumune pa kontributin gjerman ose shvab", thotė Marga, i cili ndodhet pėr njė vizitė nė Universitetin e Regensburgut.

Mundėsi punėsimi

Nė bashkėpunim edhe me firmat gjermane nė vendet pėrkatėse, universitetet partnere interesohen qė t'u gjejnė studentėve mundėsi punėsimi, nė mėnyrė qė ata tė mbulojnė njė pjesė tė shpenzimeve gjatė vitit qė e kalojnė jashtė. Njė shtesė prej afro 200 Euro nė muaj e marrin edhe nga programi Erasmus. Pėr tė kėmbyer pėrvojėn nė kėtė drejtim pjesėmarrėsit e programit "secondo" takohen njė herė nė muaj sė bashku me mentoren Lisa Unger-Fischer. "Kur erdhėn nė fillim pėr t'u prezantuar, atyre u vinte drojė qė nuk ishin nė gjendje tė lexonin ose shkruanin nė gjuhėn e prindėrve. Ishte njė lehtėsim i madh pėr ta kur panė qė janė pak a shumė tė gjithė nė tė njėjtėn gjendje. Nė kėto takime ne ftojmė nganjėherė edhe pėrfaqėsues nga ekonomia - si pėr shembull shefin e personelit tė firmės Siemens - ose profesorė tė universitetit tonė, tė cilėt janė vetė "secondo" e qė pėrshkruajnė se si ka ecur karriera e tyre profesionale.
Prof. Dr. Thomas Strothotte, Rektor der Universität Regensburg, iniciator i programit Secondo

Me lajmet e Deutsche Welles

Njėri syresh ėshtė vetė rektori i universitetit, Strotthote, i cili rrjedh nga njė familje gjermane, por vetė ka lindur dhe ėshtė rritur nė Kanada. Nė njė intervistė me Deutsche Wellen, 51-vjeēari nuk e fsheh njė buzėqeshje ironike, kur tregon se si e ėma e ka detyruar tė ushtronte gjermanisht: "Kur unė isha fėmijė, nėna dėgjonte ēdo ditė lajmet e Deutsche Welles, por unė nuk i kuptoja ato. Njė ditė i thashė padashur se nuk i kuptoj dhe ajo mė vuri tė dėgjoja ēdo mbrėmje lajmet e Deutsche Welles, derisa arrita t'i kuptoja. Por kur erdha nė Gjermani nuk dija as tė lexoja dhe as tė shkruaja dhe m'u desh shumė punė e mundim pėr tė mėsuar gjuhėn e shkruar", rrėfen ai.

Bachelor brenda njė viti

Strotthote ndėrkohė ka lėnė pas njė karrierė tė shkėlqyer akademike nė vendin e prejardhjes sė prindėrve. Para njė viti ai u emėruar rektor nė Regensburg dhe filloi menjėherė programin "secondo". Por planet pėr shfrytėzimin e potencialeve tė migrantėve nuk mbarojnė me kaq. Nė semestrin dimėror 2010/2011 ai do tė fillojė me njė program tė posaēėm pėr imigrantėt me shkollė tė lartė, ose siē i quan ai Primeros: "Janė imigrantė qė kanė mbaruar shkolla tė larta nė vendet e tyre dhe nuk arrijnė tė zėnė punė nė Gjermani nė profesionin qė kanė. Ne atyre u japim mundėsinė qė brenda njė viti tė marrin gradėn bachelor dhe paralelisht u ofrojmė njė paketė kursesh "Fit pėr Gjermaninė" ku mėsojnė se si ėshtė kultura e punės e gjithēka tjetėr, qė nevojitet pėr tė punuar nėpėr firma gjermane", shpjegon rektori.

Vetėm njė ide e mirė?

Pėr tė ngarkuarėn e qeverisė gjermane pėr integrim, Maria Boehmer, Universiteti i Regensburgut me programe tė tilla, sidomos atė Secondo ėshtė shembullor. E megjithatė rezonanca e tij tek studentėt ēuditėrisht nuk ėshtė shumė e madhe. Nė vitin parė janė regjistruar vetėm 12 secondo, tė cilėt nė shtator do tė largohen nga Regensburgu pėr tė vazhduar vitin e dytė nė vendet e prejardhjes. Nė se nuk paraqiten tė tjerė, atėherė sigurisht qė programi do tė jetė nė rrezik tė kthehet nė njė dėshirė tė mirė, por tė parealizueshme. Ndoshta mungesa e rezonancės ka tė bėjė edhe me faktin qė qyteti 130 mijė banorėsh, qendra e tė cilit ėshtė shpallur trashėgimi kulturore e UNESCO-s, pėrveē njė xhiroje turistike nuk ka shumė oferta pėr 20-vjeēarėt, qė krahas studimit duan tė shijojnė edhe jetėn e klubeve.

Secondot shqiptarė jashtė programit

Por ndoshta kjo mungesė interesimi vjen edhe si pasojė e mungesės sė publicitetit tė duhur, sepse sado i vogėl dhe i mėrzitshėm qė mund tė jetė Regensburgu, me kėtė program ai u hap secondove portat nė 40 shtete tė ndryshme tė botės, ku janė shpėrndarė universitetet partnere tė tij. Qė asnjėri prej tyre nuk ndodhet nė hapėsira shqipfolėse ėshtė pėr tė ardhur keq dhe pėr t'u ēuditur pėr dy arsye: E para, sepse nė universitetin e Regesnburgut ndodhet njėri nga institutet e pakta tė Evropės Juglindore tė hapėsirės gjermano-folėse, sė dyti, sepse ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet, qė nė mbi 300 mijė migrantėt shqipfolės qė jetojnė nė Gjermani tė mos ketė disa dhjetėra syresh tė interesuar ta shfrytėzojnė potencialin e tyre gjuhėsor dhe kulturor edhe pėr qėllime profesionale.

Autor: Anila Shuka, DW




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio