Studentet.info
Opinione : Arsim apo improvizim?
Kyqur 18-05-2010 1:37:18 (1313 Lexime)


Prof. DR. Abdylmenaf BEXHETI

Padyshim qė thesari mė i begatshėm i njerzimit bazohet mbi arsimin dhe kulturėn por lexuesit janė mėrzitur duke lexuar e dėgjuar fjali demagogjike tė tipit ,,arsimi ėshtė fuqi,, apo ,,arsimi ėshtė kapitali mė i qėdrueshėm,,....e deri te frazeologjia e tipit ,,kapitali njerzor pėrcakton zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik dhe shoqėror,,.

Sa mė shumė qė reklamohemi me kėto fraza aqė mė pak bėjmė veprime reale pėr tė dėshmua kėtė pėrkushtim.

Pėr dallim prej neve qė bėjmė retorikė boshe, bota e zhvilluar hapėron me intenzitet gjithnjė mė rritės pėrpara. Ato moti i kanė identifikua kėto prioritete dhe pėr rrjedhojė politikat e tyre, gjithnjė mė seriozisht i kanė marrė nė trajtim dhe realizim. Nė kėto vende identifikohen shtyllat kryesore tė kapitalit njerzor-shėndetsia, arsimi dhe trajtimi social.

Presidenti Obama vetėm brenda njė viti rezikoi tė pėrgjismojė rejtingun e tijė por nuk hoqi dorė nga reformat nė shėndetsi pėr tė vijuar me trajtimet tjera sociale. Kėto janė performansat e lidershipit reformator. Nė kushtet tona kryeminsitri nuk mendon pėr asgje tjetrė pėrveē rejtingut tė tijė. Me rėndėsi dhe prioritet pėr atė ėshtė ti rritet rejtingu anise bie standardi dhe ekonomia nė pėrgjithsi. Pothuajse me asgjė nuk meriton rejting tė lart-bile aqė mė pak me premtimet ekonomike, me tė cilėt erdhi nė pushtet (,,ripėrtrirje ekonomike nė 100 hapa,,) por ama politika e tijė populiste me theks tė veēant nė politikat diskriminuese dhe antishqiptare ia mbajnė rejtingun lart e mė lart. Problemi nuk qėndron tek ai vet si njė nacionalromantik me veprime shoveniste por te pėrkrahėsit e politikės sė tijė. Ky ėshtė problemi i shoqėrisė maqedonase qė na mban peng, posaēėrisht neve shqiptarėve.

Arsimi ėshtė dimenzion i veēant nė kėto politika populiste. Bile prej nivelit parashkollor e deri te ai i lart-masovizim frontal me kushte mesjetare. Arsimi fillor mbetet ndaj shqiptarėve me diskriminime tė skajshme-diku njė mėsues me vetėm tre nxėnės nė klasė e diku me mbi 35! Diku me kompjutorė dhe laboratoriume bashkohore e diku akoma tavani u bie mbi kokė. Diku me sallė sporti nė obor e diku nėpėr baltė zvariten fėmijėt. Kėto ekstreme bile janė brenda nje teritori me distancė vetėm disa kilometra (shembulli i Shkupit dhe periferia shqiptare e tijė) kurse nė pėrmasa nga Gjevgjelia e deri ne Brodec dallimet janė sė paku pėrpjestimisht nė % si me pėrmasat nė kilometra.

Arsimi i mesėm u bė ligjėrisht i detyrueshėm me retorikat politike pa njė rishikim tė kushteve elementare pėr ta zbatua atė-shumė nzėnės duhet tė udhėtojnė edhe deri me dhjetra kilometra rrugė kodrinoro malore (mesjetare) p.sh. nga Malina e deri nė Ēair sepse kryeminsitri deshi njė ,,standard gjithpėrfshirės,,. Shumė vizionar na ka qėlluar! Asnjė dimenzion reformues nuk u zbatua nė arsimin e mesėm-sė paku ti referohet nevojave tė tregut tė punės, prandaj sot na mungojne edhe ato pak shkolla profesioanale qė dikur gjeneronin kuadro me shkathtėsi profesionale. Nė vend tė tyre sot kemi magjistra nė profesione tė ndryshme por qė sdijnė tė bėjnė punė elementare nė atė profesion. Kėtė masivitet dhe populizėm do ta paguaj shtrejt ardhmėria e shoqėrisė dhe vendit nė pėrgjithsi.

Kryeministri mund tė thot se nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė sepse kėto dy nivele tė arsimit janė pėrgjegjėsi e komunave dhe kryetarėve tė tyre. Nga aspekti organizativ, menaxherial, kadrovik, cilėsi mėsimdhėnie dhe pėrkushtim nė punė edhe mund tė ketė tė drejt por rregullimin e politikės arsimore ai e bėnė pėrmes ligjeve dhe dekreteve qesharake qė ia drafton ēunaku i tijė (ministri me pėrvojė foshnjore). Njėherit nga aspekti i pėrforcimit financiar tė shkollave ai i shpėrndanė grantet dhe bllok dotacionet qeveritare e posaēėrisht destinimet pėr investime kapitale nė arsim. Por ėshtė pėr tu habitur si nuk e ngrenė zėrin fare, posaēėrisht kryetarėt e komunave pėr kėtė gjendje. Sa tė dėgjueshėm qė bėhen kundrejt kryeministrit dhe qeverisė nė pėrgjithėsi!

Arsimi fillor dhe i mesėm ėshtė pranė greminės dhe ata gjenjė energji dhe ,,argumente,, ti shajnė paraardhėsit e tyre pėr atė gjendje tė trashėguar duke u verbuar para mega padrejtėsive dhe diskriminimeve nė shpėrndarje, posaēėrisht tė investimeve kapitale pėr arsim ku ato janė pėrgjgjės. Deri mė sot asnjė kryetar komune (bile edhe ato mė premtuesit) nuk morėn inicijativė tė debatojnė dhe ,,rekomandojnė,, atje ku duhet pėr kėto dhe tė organizohen edhe nė shkallė regjionale pėr tė dėshmua kėto diskriminime para faktorėve relevant vendor e ndėrkombėtar. Janė lėshuar nė ujrat e politikave tė ,,mėdha,, dhe ėndrojnė influencues global nė vend qė tė kryejnė detyrat lokale pėr ēka edhe u zgjodhėn prej qytetarėve. Argument mė i fuqishėm pėr oportunizmin e tyre politik, pėrkundėr defiēiteve dhe borxheve qė i kanė krijua dhe trashėgua, ėshtė mos shfrytėzimi i tė drejtės sipas ligjit pėr tė zbatua normėn mė tė lart tė tatimit lokal nė vend tė normės minimale tė saj (ligji mundėson dyfishin e normės minimale prej 0,1% nga vlera e pasurisė). A thua pse? Pėrgjigja ėshtė e thjesht. Oportuniteti politik dhe mungesa e kapacitetit reformator. Deri mė sot vetėm njė komunė nė Maqedoni e ka bėrrė atė-sigurisht jo komunė me shumicė shqiptare!

Arsimi i lart ėshtė kulmi i improvizimeve, duke filluar nga populizmi qeveritar e deri te devalvimi universitar. Qeveria pėr motive parasegjithash politike pothuaj se nė ēdo ,,fshat urban,, po themelon nga njė e mė shumė fakultete me disa programe studimore. Fare e parėndėsishme ėshtė a janė tė pėrmbushura parakushtet elementare-kriteret bazike pėr njė proekt tė tillė, bile ka 2-3 vite qė skemi edhe kritere pasiqe dekreti qeveritar pėr kushtet dhe kriteret e arsimit tė lart nuk ėshtė miratua akoma. Qeveria politizoi universitetet publike dhe shembi autonominė e tyre tradicionale por ajo nuk eshte pa ndikim edhe te ato private. Pėrmes politikave tė financimit, qė tani e 3-4 vite funksionon edhe pa trupin elementar-Kėshillin pėr financim tė arsimit tė lart, pothuaj se i ka diferencuar universitetet mbi baza etnike, politike dhe regjionale. Universiteti ,,Goce Delēev,, i Shtipit ėshtė favor i pashmangshėm i qeverisė-si me dhurime tė objeketeve kapitale shtetrore poashtu edhe me mjete financiare. Si pėr nga ,,mosha,, ashtu edhe pėrnga numri i studenteve dhe programeve studimore ėshtė sa gjysma e UShT-sė dhe UEJL-it, buxheti i tijė publik ėshtė dyfish mė i madhe nė krahasim me UShT-nė kurse UEJL-in akoma e konsideron si detyrim financimi nga bashkėsia ndėrkombėtare edhepse kjo e fundit ka 5 vite qė ska asnjė pjesėmarje direkte nė financimin e tijė.

Nė anėn tjetėr, pothuaj se tė gjitha komunat urbane (nga 33 me pėrjashtim tė 2-3 prej tyre) ka tė hapur ,,reparte tė disperzuara,, tė shumė programeve studimore qė sa mė shumė maturant tė pėrfshijė nė arsimin e lart dhe tė mos lejojė tė bėjnė ,,presion nė tregun e punės,,! Edhe kjo ėshtė politike demagogjike qė do tė na kthehet boomerang me dakada! Prandaj 2-3 vitet e fundit kushdo dhe pa kurfar kritere regjistrohet nė studime nė fakultetin e tijė nė fshatin e vet! Nga gjithsej reth 24.000 maturant kėtė vite (pavarsisht se ndoshta 1/3 e tyre as qe e meritojne kėtė epitet) kanė tė hapura mbi 25.000 vende pėr studime, pra reth 120%! Ēfar bėjmė me planifikimin agregat tė profileve arsimore-qė tani tregu ėshtė pėrmbushur me sasi diplomash, posaēėrisht ato ekonomiko-juridike! Sa mė shumė ekonomist na ,,diplomojnė,, aqė mė keq e kemi ekonominė, sa mė shumė jurist ,,prodhojmė,, aqė mė tė dobėt gjyqėsorin e kemi,...e kėshtu me radhė nė tė gjitha profesionet masive! A mendojnė kompetentėt (pėrfshi kėtu edhe neve-UEJL-in dhe ne personalisht) pėr kėtė hiperprodhim dhe disparitet tė sasive me cilėsinė? Bėrėsit e politikave (qeveria dhe pushtetet lokale) jo se jo por edhe vet universitetet kemi rėnė nė letargji dhe pėrshtatje politike. Akoma brenda nesh skemi masė kritike pėr ti mendua, shkruajtur e debatua gjėrrat hapur e lėre qė tė ndėrmarim veprime tė organizuara pėr ti ndryshua ato. Kurse thesari njerzor bazohet nė mendim, shkrim dhe debatim tė ēėshtjeve (do tė thot prof.Ahmet Davutoglu) e jo nė populizėm dhe manipulim politik ditor.

Qeveria aktuale nė sasi rriti buxhetin e arsimit nė pėrgjithsi pėr reth 50% (rritje e konsiderueshme) nė krahasim me qeverinė paraprake por sa kjo performancė ėshtė transmetua nė cilėsi dhe mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė ėshtė ēėshtje imediate qė mbetet pėr tu debatua dhe influencua pėr ndryshim.

Mė sė miri ėshtė secili tia fillojė nga oborri vet-ne nė UEJL filluam hapin e parė, me mbi 200 bursa meritore shtesė (pa rritur pagesat as pėr njė cent pėr katėr vitet e fundit), qė i ndajmė nga buxheti i universitetit dhe ua destinojmė maturantėve meritor-me investim nė cilėsi. Rradhėn e ka qeveria, komunat dhe koorporatat me pėrgjegjėsi shoqėrore. Vetėm atėherė mund tė flasim pėr vepra cilėsore dhe jo rekomandime demagogjike populiste.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio