Studentet.info
Lajme : Dėftesat mė tė kėrkuara se diplomat!
Kyqur 21-05-2010 3:50:39 (1334 Lexime)


SHKUP, 20 MAJ - Nė Maqedoni ėshtė shumė mė lehtė tė gjendet punė me dėftesė pėr kryerje tė shkollės fillore, se sa me diplomė fakulteti. Sipas njė ankete pėr fuqinė punėtore qė e ka realizuar Enti Shtetėror i Statistikave (ESHS), numri i tė papunėve me shkollė fillore nė periudhėn 2008/09 ėshtė zvogėluar pėr mė shumė se 7. 000 persona, ndėrsa i personave me arsim tė lartė ėshtė rritur thuajse pėr 5.000. Rritet edhe numri i tė papunėve tė magjistrantėve dhe doktorėve tė shkencave, prej tė cilėve punė kėrkojnė rreth 270 persona. Kėto tė dhėna bazohen nė trendet e reja tė punėsimit, ku si rrjedhojė vetėm nė objektet hotelierike dhe tregtare, studentė tė shumtė regjistrohen nė punė me dėftesa pėr kryerjen e shkollės fillore.


“Shumica e kandidatėve pėr punė nė lokalin tim janė studentė, para sė gjithash absolvent. Pėr shkak tė kontrolleve tė vazhdueshme nuk mund tė lejojė tė punėsojė nė tė zezė, dhe i paraqes nė Agjensionin pėr punėsim. Por diplomat pėr kryerje tė shkollave tė mesme i kanė nė dosjet e fakulteteve dhe kėshtu i angazhojė si punėtorė me shkollė fillore. Kėtė e praktikojnė shumė kolegė tė mi”, thotė njė pronar hotelerie i cili do tė mbetet anonim.

Numri i rėnies sė tė papunėve me shkollė fillore, por edhe i atyre me arsim tė pakryer dhe rritjes sė atyre me diploma fakulteti nuk do tė thotė se pėr firmat e vendit nuk janė tė nevojshėm, thonė nga konfederata e punėdhėnėsve tė Maqedonisė. ”Kėrkesa e fuqisė punėtore ėshtė e kufizuar nė atė qė e njohin punėdhėnėsit. Kjo do tė thotė se edhe vet menaxherėt janė pamjaftueshmėrisht tė trajnuar qė tė definojnė se cilėt profile tė tė punėsuarve mund t’u sjellin rritje nė atė qė e punojnė. Thuajse 90 pėr qind nga punėdhėnėsit tanė nė biznesin e tyre e punojnė njėkohėsisht edhe si shitės dhe si sigurues tė mallit dhe si ēdo gjė tjetėr.

As nė bizneset mė tė mėdha nuk angazhohen menaxherė tė edukuar. Te ne me gjasė nuk ekziston vetėdije pėr nevojėn shkencore nė kompani’, thonė nga ky institucion.
Pėr personat me nivel mė tė ulėt arsimor Agjensioni pėr punėsim ka programe pėr aftėsim pėr punė. Pėr ato me arsim tė lartė si duket askush nuk pėrkujdeset edhe pėrkundėr paralajmėrimeve tė sociologėve se klasa e mesme ėshtė buzė vdekjes.

Nė to nuk investojnė as punėdhėnėsit tė cilėt refuzojnė tė punėsojnė tė diplomuar, pėr shkak se nga Universitetet ku ata dalin tė janė tė papėrgatitur pėr punė dhe kjo kėrkon trajnim i cili kushton. Mu pėr kėtė shkak nė shpalljet pėr punėsim pėr personat me arsim tė lartė mė tė kėrkuar janė ato me pėrvojė pune nga tre deri nė pesė vjet.

Nga: Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio