Studentet.info
Lajme : 
Kyqur 11-06-2010 4:33:51 (1453 Lexime)


TETOVĖ, 11 QERSHOR - Me zgjedhjen e rektorit tė ri nė Universitetin e Evropės Juglindore (UEJL) janė shtuar zėrat pėr aplikimin e masave tė reja dhe kryerjen e njė revizioni tė plotė pėr stafin, nepotizmin dhe dukuritė e tjera qė duken se i prishin imazhin kėtij universiteti.

Burimet pranė UEJL-sė kanė theksuar se rektori I sapozgjedhur Zamir Dika pritet tė aplikojė tė gjitha masat e domosdoshme pėr ti bėrė revizion tė plotė nepotizmit dhe punės sė disa profesorėve, tė cilėt nuk mbajnė pėrgjegjėsi tė plotė nė kryerjen e obligimeve tė tyre.

“Nuk e dimė se ēfarė ka nė agjendė rektori I ri, por sigurisht shpresojmė se do tė bėjė hapat e duhur, qė njėherė e pėrgjithmonė tė ndryshojė tė paktėn disa gjėra qė janė tė paprekshme dhe qė kanė marrė hov dhe qė janė evidente qė nga themelimi”, kanė theksuar burime pranė UEJL-sė.

Me ardhjen e rektorit tė ri pritet tė bėhet edhe ndryshimi dhe zgjedhja e prorektorėve dhe dekanėve tė fakulteteve, mirėpo tė bėhet edhe njė shqyrtim kadrovik I gjithė stafit tė universitetit. Rektori I ri Zamir Dika pritet tė fillojė edhe me agjendėn e tij., e cila ishte pjesė e programit tė tij pėr rektor, qė sfidoi tre kandidaturat e tjera pėr kreun e UEJL-sė. /INA/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 -
23-04-2013 10:24:28 -
11-02-2013 2:53:44 -
04-02-2013 9:10:46 -
24-01-2013 4:14:13 -
22-01-2013 5:45:27 -
05-01-2013 8:43:43 -
02-01-2013 7:57:35 -
20-12-2012 3:29:40 -
10-12-2012 7:56:37 -

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio