Studentet.info
Opinione : Universitetet shqiptare, klasifikimi i munguar
Kyqur 17-06-2010 6:01:30 (1613 Lexime)

Prof. Dr. Arsen PROKO *

Ka vite qė nė vendin tonė diskutohen reformat e ndėrmarra nga Qeveritė pėr rritjen e nivelit tė universiteteve, cilėsisė sė mėsimdhėnies e nivelit tė kėrkimit shkencor, hapjen e universiteteve private apo atyre shtetėrore, “vend e pa vend” etj. Madje apriori aktorėt e faktorėt, sipas interesave, pėrpiqen tė bėjnė dhe vlerėsime tė pėrgjithshme, duke nxjerrė dhe “pėrfundime” se universitetet shtetėrore janė nė nivel mė tė lartė se ato private, apo e kundėrta, pa pėrmendur tregues sasiorė apo cilėsorė, e aq mė pak krahasuar kėto me standardet ndėrkombėtare (Frascati, UNESCO, OECD, Shangai, Time Higher Ranking, Webometrics, THES-QS etj.), duke e lėnė temėn e diskutimit gjithmonė tė hapur.

Ėshtė i njohur fakti se universitetet vendosin vetė mbi nivelin e tyre tė performancės, bazuar nė strategjitė e politikat e tyre afatgjata dhe tė kėrkesave tė tregut tė punės, por nga ana tjetėr, ēdo student ka tė drejtė tė dijė se, ku po studion, ēfarė niveli do ketė ai nė ēdo stad studimesh dhe sa konkurrues do jetė ai nesėr nė tregun e punės. Globalizmi, si nocion qė ka tė bėjė me gjerėsinė, thellėsinė dhe shpejtėsinė e bashkė-komunikimit nė shkallė botėrore, e ka vendosur nxėnėsin, qė dėshiron tė vazhdojė studimet, para njė numri tė madh alternativash, por ai e ka tė vėshtirė tė harmonizojė nivelin e performancės sė universitetit qė do tė pėrzgjedhė me mundėsitė ekonomike qė ai zotėron. Procesi i akreditimit, me gjithė rėndėsinė e vet, nuk mjafton, sepse ai grupon universitetet nė brenda apo jashtė standardit, por nuk i rendit (klasifikon) ato nga pikėpamja cilėsore. Vendosja e kritereve dhe treguesve pėr renditjen e universiteteve ėshtė njė proces i rėndėsishėm, njė sfidė qė do shoqėrojė vendin nė proceset integruese. Si i tillė ai nuk ka pse tė vonohet.
Renditja e universiteteve me metoda bibliometrike ėshtė njė instrument i rėndėsishėm pėr vlerėsimin e nivelit tė performancės sė tyre. Kohėt e fundit renditja e universiteteve ka tėrhequr vėmendjen e politikė-bėrėsve, botės akademike dhe medias kudo nė botė. Veēanėrisht klasifikimi i publikuar nga Universiteti Jiao Tong i Shangait “Academic Ranking of World Universities” (2003) ka gjallėruar zjarrin. Kėtu, si dhe nė raste tė tjera, elementėt bibliometrikė, tė tilla si numri i publikimeve dhe citimeve tė kėtyre publikimeve, luan rolin kryesor. Ky klasifikim sugjeron njė thjeshtėsi pėr vlerėsimin e performancės mėsimdhėnėse e shkencore, si nė rastin e njė lige futbolli. Kudo nė botė ka shpėrthyer njė valė diskutimesh (pro/kundra), por dhe reflektimesh, bazuar nė klasifikimin e Shangait, ndėrsa tek ne duket sikur kėto ngjarje ndodhin diku larg nė njė planet tė largėt. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ka pasur njė nismė nga MASH pėr tė bėrė njė lloj “ranking” tė universiteteve me kompani tė huaj, por ende e pa materializuar.
Por ē’pėrfaqėsojnė treguesit e Shangait? Treguesit e Shangait janė gjashtė nga katėr fusha tė rėndėsishme: (i) cilėsia e mėsimdhėnies 10% (numri i njerėzve tė shquar qė kanė marrė ēmime Nobel ose medalje, (ii) cilėsia e fakultetit 40% [(a) numri i stafit me ēmime e medalje 20%; (b) kėrkuesit e cituar-i identifikuar nga Tomson Scientific (20%], (iii) produkti i kėrkimit 40% [(a) numri i publikimeve 15 vitet e fundit 20%, (b) numri i publikimeve nga anėtarėt e stafit nė njė institucion (Tomson Scientific database) 20%], (iv) prodhimtaria 10% (llogaritja totale e pesė treguesve tė mėsipėrm pjesėtuar me numrin e Kohės sė Plotė Ekuivalente tė stafit akademik).
Vendosja e treguesve (sasiorė e cilėsorė) dhe metodės sė standardizuar tė vlerėsimit tė universiteteve, njė proces jo i lehtė, duhet tė fillojė nga niveli kombėtar pėr tė vazhduar edhe nė nivele rajonale e mė gjerė. Pavarėsisht subjektivizmave tė paraqitura herė pas here dhe kontestimeve, nganjėherė tė drejta, analiza e suksesshme e rezultateve, bazuar nė tregues tė avancuar, tė shpallur ēdo vit, do shtynin universitetet tona, pa pėrjashtim, drejt standardeve mė tė larta e tė shumėpritura.
Mjaft diskutime e debate zhvillohen nė botė nė aspektin e pėrzgjedhjes sė metodės sė vlerėsimit me “peer review” apo “tregues bibliometrikė”. Madje ka njė garė pėr tė prezantuar metodologji sa mė pak subjektive dhe tė pa paragjykuara. Do mendoja se pėr njė pėrmirėsim substancial tė vendim-marrjes nė mėsimdhėnie e kėrkim, procedurat e vlerėsimit me peer review duhet tė pėrdoren paralelisht me treguesit e avancuar bibliometrikė. Kombinimi i kėrkimit operacional me teknikėn e sofistikuar bibliometrike do tė ofronin shpresa pėr sisteme e vlerėsimi tė pa kontestueshme. Sipas mendimit tim, procedura me “peer review” duhet tė mbetet procesi i parė i vlerėsimit tė kėrkimit ndėrsa treguesit bibliometrikė duhet tė veprojnė si instrumente mbėshtetės pėr ta bėrė mė objektiv dhe transparent procesin. Njė metodologji e tillė ėshtė aplikuar nė mėnyrė tė suksesshme nė Holandė. Megjithatė, pavarėsisht nivelit tė informacionit, defekteve metodologjike apo mėnyrės sė pėrzgjedhjes sė kritereve e treguesve, listimi i universiteteve (ranking) si filozofi mbetet njė forcė e fuqishme shtytėse pėr rritjen e nivelit tė tyre. Personalisht do ta konsideroja si njė lubrifikant, i cili do lehtėsonte funksionimin e ingranazheve tė sistemit.
Renditja e universiteteve, njė proces i vonuar nė vendin tonė, do kishte njė sėrė avantazhesh. Ai do t’u jepte studentėve njohuri mbi statusin e universitetit, duke i ndihmuar ata tė zgjedhin destinacionin mė tė mirė. Renditja krijon mundėsi pėr analiza krahasuese ndėrmjet universiteteve, fakulteteve, departamenteve dhe bėn tė matshėm progresin e tyre, nė raport me universitetet kombėtare dhe ato ndėrkombėtare, duke nxitur cilėsinė. Njė renditje e tillė do ishte njė tregues domethėnės, nė ndihmė tė skemės sė financimit tė universiteteve. Nė projekt vendimet pėr hapjen e universiteteve tė reja, shtetėrore apo private qofshin, njė pikė e rėndėsishme diskutimi do ishte fakti se ēfarė kapacitetesh do kishte ai pėr tė zėnė njė vend “nderi” nė klasifikim. Kėsisoj tendenca do shkonte drejt bashkimit tė universiteteve dhe jo fragmentimit tė tyre. Psh. nėse tė gjithė universitetet e Tiranės do bashkoheshin nė njė tė vetėm do siguroheshin tregues qė do ta rendisnin atė ndėr mė tė mirėt nė rajon.
Nga ana tjetėr, vlerėsimi i treguesve bibliometrikė (citimi nėpėrmjet klikimeve) nė procesin e klasifikimit tė universiteteve do tė kėrkonte ngritjen e njė sistemi i cili do bėnte tė mundur shkėmbimin e informacionit e njohurive shkencore online. Kjo do tė bėnte domosdoshmėrish efecient publikimin online (eLibrary) pėr transferimin e njohurive e tė informacionit shkencor, duke mundėsuar dhe lidhjen me sistemet e tjera ndėrkombėtare. Kjo ndėrmarrje do tė nxiste citimet e literaturės shqiptare edhe nga studiues ndėrkombėtarė.
Procesi i klasifikimit tė universiteteve do tė realizohej me sukses vetėm nė kuadėr tė ndėrmarrjes sė njė programi gjithėpėrfshirės tė gjithė aktorėve, ku njė problem i rėndėsishėm e i diskutueshėm (por jo sa vetė procesi) do ishte fakti se cili institucion do kishte statusin e pėrshtatshme pėr koordinim dhe tė drejtėn e hartimit e publikimit tė raportit vjetor e listės renditėse tė universiteteve.
Pėr staturėn qė ka, kam bindjen se koordinatori mė i besueshėm dhe mė pak i kontestueshėm i njė procesi tė tillė do tė ishte Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, pėr njė sėrė motivesh.
Njė motiv buron nga misioni i Akademisė si institucion qė nxit kėrkimin, bashkėpunimin shkencor dhe kėshillon Qeverinė mbi politikat dhe strategjitė e edukimit dhe kėrkimit shkencor.
Motivi tjetėr ka tė bėjė pėrfshirjen sa mė tė gjerė, duke u lidhur me faktin se Akademia pėrfshin akademikė tė shquar, pėrfaqėsues nga njė sėrė universitetesh e institucionesh kėrkimore kombėtare.
Motivi i tretė lidhet me zhdėrvjelltėsinė institucionale. Akademia ka njė bibliotekė shkencore me kapacitete tė tilla qė, nė rrjet, me bibliotekat e universiteteve tė luajė rolin e njė “Tomson Scientific Database” shqiptar pėr administrimin dhe pėrhapjen e informacionit shkencor tė domosdoshėm pėr njė proces tė tillė.
Se fundi, Akademia ka demonstruar aftėsi, seriozitet e korrektėsi nė grumbullimin, administrimin dhe nė pėrhapjen e informacionit shkencor. Ajo ka qenė pjesė e rėndėsishme aktive e gjithė nismave e programeve qė kanė pasur si qėllim hartimin e politikave e strategjive tė RTD&I dhe evidentimin e nivelit tė kėrkimit, auditimin apo raportimin e tij.
Gjithsesi e rėndėsishme pėr zhvillimin e universiteteve tona do ishte vullneti i gjithė aktorėve (MASH, universiteteve dhe Akademisė) pėr ta bėrė procesin e klasifikimit njė realitet e me transparencė maksimale. Integrimi euro-atlanitik dhe ballafaqimi me nivelet e universiteteve tė zonės evropiane (ERA), po troket nė derė. Ai e bėn akoma mė urgjent ndėrmarrjen e njė procesi tė tillė.
*Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio