Studentet.info
Lajme : USHT po rrezikon vetė disperzimin
Kyqur 30-06-2010 4:34:33 (986 Lexime)


Mund tė ndodhė tė vjen shtatori dhe USHT tė mos ketė objekt tė siguruar nė Shkup. Kėshtu paralajmėron zėvendėsministrja e Arsimit, Lindita Qazimi, e cila ka thėnė se USHT nuk duhet tė amnistojė veten nga faji qė ka me disperzimin e fakulteteve nė qytete tjera, e sidomos nė Shkup. “Askush nuk mund ta amnistojė prej fajit USHT-nė qė gjithė kėtė kohė nuk ka ndėrmarrė asnjė hap pėr sigurimin e objektit nė Shkup”, deklaron Qazimi


Shkup, 28 qershor - Rreziku pėr dėshtimin e zgjerimit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) nė Shkup po ndjehet edhe nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, Mirėpo, jo pėr faj tė MASH-it sikurse thotė zėvendėsministrja Lindita Qazimi, por pėr shkak tė zvarritjes sė punėve nga ana e vetė institucionit tė USHT-sė, sikurse vėren ajo.


Njė ditė mė parė, KOHA sensibilizoi kėtė ēėshtje pėr tė cilės rektori Agron Reka deklaronte se USHT-sė i duhet njė garanci mė e madhe nga ana e MASH-it, me qėllim qė tė mund tė nisėn procedurat pėr adaptimin e objektit tė “De Koka”-s nė ambiente tė pėrshtatshme studimi si dhe pėr tė nėnshkruar kontratėn e qirasė, vlera e tė cilės mund tė shkojė deri nė 12 mijė euro nė muaj.

Mirėpo, zėvendėsministrja Qazimi i ka quajtur tė pasinqerta kėto deklarata, me tė cilat tentohet qė padrejtėsisht ti hidhet faji MASH-it.
“MASH vėrtetė ėshtė e obliguar tė sigurojė hapėsira pėr studimet e disperzuara tė universiteteve dhe po punojmė nė kėtė drejtim, mirėpo askush nuk mund ta amnistohet prej fajit USHT-nė qė gjithė kėtė kohė nuk ka ndėrmarrė asnjė hap pėr sigurimin e objektit nė Shkup”, deklaron Qazimi. E keqja e gjithė kėsaj, sipas zėvendėsministres ėshtė se USHT, me fajin e vet kėrkon tė bėj fajtore MASH-in. “Kohė mė parė, i propozuam USHT-sė dy objekte si mundėsi pėr zgjidhjen e problemit hapėsinor, njėri prej tė cilave ėshtė edhe objekti i firmės ‘De koka’ dhe, as sot e kėsaj dite neve nuk kemi njė informacion kthyes prej USHT-sė nėse u pėrshtatet ai objekt ose jo”, shpjegon zėvendėsministrja. Kjo situatė ‘status qua” e krijuar nga vetė USHT, sipas saj, i mban MASH-it “tė lidhura duart” pėr tė kėrkuar zgjidhje tė tjera. “Tė paktėn le tė thonė se nuk ju konvenon ai objekt, qė tė kėrkojmė zgjidhje tė tjera ose tė ofrojnė vetė ndonjė objekt qė i pėrshtatet”, shprehet Qazimi. Rektori i USHT-sė, Agron Reka, gjithashtu pati deklaruar se ėshtė pėrgatitur njė projekt sipas tė cilit, adaptimi i godinės sė “De Koka”-s do tė kushtonte rreth 300 mijė euro. Lidhur me kėtė, zėvendėsministrja Qazimi thotė se as USHT dhe asnjė universitet tjetėr nuk duhet tė bėjnė problem paratė. “Sepse, kur universitetet tė mos kenė para nė buxhetin e tyre dhe kur tė drejtohen me projekt konkret, nuk ka dyshim se MASH do tė jetė e obliguar ti pėrballojė ato shpenzime, aq mė tepėr kur disperzimi i universiteteve ėshtė propozim i Qeverisė”, sqaron ajo. USHT-ja, sipas zėvendėsministres, ėshtė njėri prej institucioneve qė ka marrė mė tepėr buxhet se cilido universitet tjetėr pėr investime kapitale. “Pėrveē 90 milionė denarėve, qė kishin pėr investime kapitale me buxhetin e vitit 2010, USHT-sė iu dhanė edhe 55 milionė denarė tė tjera me rebalancin e buxhetit”, pohon ajo. Nė bazė tė informacioneve qė posedon MASH, USHT duhet tė ketė nė dispozicion 77 milionė euro, pasi sipas vlerėsimeve pėr investime kapitale, nė vitin 2010 ėshtė konstatuar se nė dy objektet e reja tė USHT-sė nė Tetovė, ėshtė realizuar punė nė vlerėn e 70 milionė denarėve. “Pra, vetėm nga buxheti qė kishin para rebalancit duhet tė kenė 20 milion denarė nė dispozicion”, shprehet Qazimi. Ajo nuk mund tė pajtohet me pretendimet e USHT-sė se nuk kanė buxhet qė tė investojnė pėr disperzimin e studimeve nė Shkup. “Le ti investojnė tė hollat, tė cilat i kanė dhe do t’ju sigurojmė mjetet tjera nėse ka nevojė. Kjo vlen edhe pėr pagesėn e qirave. Kur USHT tė shpenzojė tė gjitha mjetet e dedikuara pėr investime, MASH do tė kėrkojė tė sigurohen mjete tė tjera aq sa do tė ketė nevojė universiteti. Mirėpo, njė gjė duhet ta kemi tė qartė, nuk ėshtė MASH ajo qė nėnshkruan kontrata dhe imponon objekte. Menaxhimi i kėtyre punėve ėshtė ēėshtje e universiteteve”, thotė Qazimi, ndėrsa druan se mund tė vjen shtatori dhe USHT tė mos ketė tė siguruar objektin pėr vitin 2010/2011. Fajtore pėr kėtė, sipas saj, do tė jetė USHT-ja.


LINDITA QAZIMI
Kohė mė parė, i propozuam USHT-sė dy objekte si mundėsi pėr zgjidhjen e problemit hapėsinor, njėri prej tė cilave ėshtė edhe objekti i firmės ‘De koka’ dhe, as sot e kėsaj dite neve nuk kemi njė informacion kthyes prej USHT-sė nėse u pėrshtatet ai objekt ose jo. Kjo situatė ‘status qua” e krijuar nga vetė USHT, sipas saj, na i mban “tė lidhura duart” pėr tė kėrkuar zgjidhje tė tjera

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio