Studentet.info
Lajme : Mbyllet kolegji universitar “Nju Jork” nė Shkup
Kyqur 01-07-2010 1:33:16 (1408 Lexime)

SHKUP, 1 KORRIK - Kolegji “Nju Jork” nė Shkup ka ndėrprerė punėn, pasi qė Inspektorati Shtetėror i Arsimit ka vėrejtur shumė parregullsi nė funksionimin e tij.

Vendimi pėr mbylljen e kėtij kolegji ėshtė kumtuar nga drejtori i kėtij inspektorati Gjorgje Arsov, i cili ka theksuar se vendimin pėr ndėrprerjen e punės sė kėtij universiteti privat e ka sjellė vetėm udhėheqėsia dhe themeluesit e tij. “30 studentėt qė vijojnė studimet do tė pajisen me diplomė valide, ndėrsa nuk do tė ketė regjistrime tė reja pėr vitin e ri akademik”, kanė theksuar nga ky kolegj.


Inspektorati i Arsimit ka hasur nė parregullsi dhe mosrespektim tė ligjit pėr arsimim tė lartė privat edhe tek pesė universitete dhe fakultete tjera private si: Euro Kolegji – Kumanovė, Fakulteti pėr Biznes dhe Ekonomi-Shkup, Akademia Italiane pėr Dizajn-Shkup, Smileski Bas-Shkup, etj. Tė gjitha kėto universitete private nuk posedojnė garancionin bankar, ndėrsa ndėr parregullsitė e evidentuara janė: regjistrimi i studentėve pa dhėnien e maturės shtetėrore, regjistrimi i studentėve me diploma tė pa nostrifikuara, kuadrot e paprofilizuara dhe lėshime tė tjera.

Ministria e Arsimit dhe Shkencės i ka dhėnė afat prej 40 ditėve kėtyre universiteteve dhe fakulteteve pėr tė shmangur parregullsitė, sepse nė tė kundėrtėn do tė urdhėrohet mbyllja e tyre. Vėrejtja ėshtė drejtuar edhe nė adresė tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, por lidhur me kėtė ka pasur disa ditė mė parė njė takim midis kryetarit tė komunės sė Strugės, Ramiz Merko, si themelues i universitetit si dhe ministrit tė arsimit, Nikola Todorov, pėr tė tejkaluar mosmarrėveshjet dhe pėr tė diskutuar rreth pėrmbushjes sė kushteve. Ministria e Arsimit theksoi se ky universitet nuk posedon lejen e akreditimit dhe duhet plotėsuar kushte tė tjera, gjė qė ishte hedhur poshtė nga ana e themeluesve, tė cilat konfirmuan se disponojnė dokumente valide. (INA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio