Studentet.info
Opinione : Bolonja dhe edukimi universitar
Kyqur 01-07-2010 5:02:22 (1442 Lexime)

Arbėrore Berisha Bicaj

Termi “Reforma” pėrkatėsisht “Procesi i Bolonjės” tashmė, nė njė masė tė madhe kanė pėrfshirė fushėn e arsimit nė Kosovė. Kėto terme, gjithashtu, nė njė shkallė tė lartė pėrdoren nėpėr fakultetet e Universitetit tė Prishtinės, duke asocuar nė reformimin e sistemit arsimor, apo sistemit tė studimeve.

Mirėpo, sa kuptohet drejtė dhe qartė Procesi i Bolonjės, dhe tėrė vizioni i kėtij procesi reformues, nė mesin e mėsimdhėnėsve dhe studentėve, nė Fakultetin e Edukimit? Pa dyshim, i gjithė menaxhmenti i UP-sė, nė bashkėpunim me strukturat udhėheqėse tė Ministrisė sė Shkencės, tė Arsimit dhe tė Teknologjisė, kryesisht me departamentet me qasje tė drejtpėrdrejtė nė reformimin e sistemit arsimor kanė bėrė mjaft pėr t’u kuptuar sa mė drejtė qėllimi i Procesit tė Bolonjės, por mbetet edhe shumė angazhim drejt pėrvetėsimit sa mė tė drejtė tė informatave rreth Bolonjės, nė mesin e stafit akademik dhe studentėve.



Rreth Procesit tė Bolonjės

Qėllimi i Procesit tė Bolonjės ėshtė pėr tė krijuar Zonėn e Arsimit tė Lartė Evropian duke i bėrė standardet pėr diplomė akademike dhe standardet e sigurimit tė cilėsisė mė tė krahasueshme dhe mė kompatibile nė tėrė Evropėn. Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar nė qershor tė vitit 1999 nga 29 shtete evropiane. Sot numri i shteteve, tė pėrfshira arrin nė 46.

Implementimi i Procesit tė Bolonjės nė Kosovė, ka filluar nė vitin 2001/2002 dhe prej asaj kohe Universiteti i Prishtinės nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė, kanė bėrė pėrpjekje pėr zbatimin e strategjive tė Bolonjės.

Zbatimi i objektivave tė Bolonjės nė Fakultetin e Edukimit

Vizioni i Fakultetit tė Edukimit, ėshtė, pėrgatitja e mėsimdhėnėsve, kryekėput mėsimdhėnėsve tė 3 kategorive: edukimit parashkollor, fillor dhe lėndor dhe ėshtė ndėr fakultetet qė dalėngadalė po pėrvetėson strategjitė e Procesit tė Bolonjės, duke i konsideruar ato si pjesė e studimeve qė kanė qėllim studentin si prioritet tė sistemit tė studimit.

Nė njė konferencė dy ditore, tė organizuar nga Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Edukimit, konkretisht Mbėshtetja Finlandeze pėr Zhvillim tė Sektorit tė Arsimit II, me temė: “Zhvillimi profesional nė arsimin e lartė”, Bolonja u konsiderua nga pjesėmarrėsit sikur regjimi i vizės sė Shengenit pėr anėtarėt e vendeve kandidate pėr Bashkimin Evropian, duke u parė si njė teori, e cila do tė krahasonte kalimin e lirė tė studentėve nga njė institucion i Arsimit tė Lartė nė njė tjetėr.

Fakulteti i Edukimit, sot, pas 9 vitesh nga fillimi i implementimit tė Bolonjės, ka avancuar relativisht mirė, nė pėrvetėsimin e objektivave tė Bolonjės. Por, konsideroj se edhe mė tutje ka mangėsi, pėr shkak tė shumė vėshtirėsive qė ekzistojnė nė zbatimin e reformave.

Pėr shkak tė nevojės sė industrisė, pėr tė krijuar kuadėr tė arsimit profesional pėr punėsim, Bolonja, nė fillim ka paraparė vetėm ciklin e studimeve 3 vjeēare, pėr tė arritur titullin ‘bachellor’. Mirėpo ka qenė e pamundur qė tė punėsohen tė gjithė. Kėshtu, edhe nė Fakultetin e Edukimit ofrohen studime themelore 4 vjeēare, sepse konsiderohet se punonjėsit e arsimit, mė saktėsisht mėsimdhėnėsit, nuk mund tė konsiderohen tė kualifikuar pėr punė tė pavarur me nxėnės nėpėr shkolla, vetėm me studime tri vjeēare. Nė kėtė mėnyrė, nė kėtė fakultet, aplikohet cikli i studimeve 4 vjeēare, me gjithsej 240 kredi apo ECTS.

Niveli i dytė i studimeve, apo niveli MASTER, nė kėtė fakultet nuk ėshtė nė zbatueshmėri, deri sa sė fundmi ėshtė fituar projekti Tempus pėr dy programe pėr studime ‘master’ dhe pritet tė funksionalizohen nė tė ardhmen. Gjithashtu, edhe sa i pėrket aspektit tė zbatimit tė mobilitetit tė stafit akademik dhe tė studentėve, pėr studime jashtė vendit, sipas zyrtarėve tė kėtij fakulteti ėshtė i zbatueshėm nė mėnyrė tė theksuar, si rezultat i metodologjisė sė punės.

Lidhur me ECTS-tė, tė cilat paraqesin ngarkesėn e punės sė studentit, rolin dhe aplikimin e tyre, nė Fakultetin e Edukimit, mungon informimi i mjaftueshėm i studentėve, pėrderisa edhe nė mesin e stafit akademik ekzistojnė dilema.

Nė anėn tjetėr, edhe pėrpjekja pėr tė hartuar kurrikulat mėsimore sipas Bolonjės ekziston, por pritshmėritė nuk janė ende nė nivelin e duhur. Kjo nėnkupton se, nevojitet punė dhe angazhim edhe nė tė ardhmen pėr funksionalizimin e plotė tė objektivave tė Bolonjės, duke pėrmendur vėshtirėsitė, veēanėrisht nė:
- aspektin menaxherial,
- mungesė tė mbėshtetjes financiare,
- mungesė tė informatave tė plota rreth kuptimit tė drejtė tė Bolonjės nė mesin e stafit akademik dhe nė mesin e studentėve.

Kur jemi te mungesa e kuptimit tė drejtė tė dobive tė Bolonjės, njė arsye pėr kėtė do tė ishte edhe frika e pranishme nė mesin e stafit akademik, dhe nė kėtė kontekst, hezitimi pėr tė pranuar ndryshimet rrėnjėsore.

Pra, nė mungesė tė informimit do tė duhej tė organizohen, sa mė shumė debate pėr studentė dhe tė aplikohen strategji drejt nxitjes sė tyre pėr pjesėmarrje nė kėto debate, duke ndihmuar qė ata tė kuptonin nė formė sa mė konstruktive rolin e Bolonjės.

Mirėpo, nuk duhet mohuar edhe puna dhe energjia e shpenzuar e stafit menaxhues dhe atij akademik pėr aplikueshmėrinė e plotė tė standardeve tė Bolonjės, nė kėtė fakultet dhe nė tėrė Universitetin e Prishtinės.

(Autorja studion master nė Fakultetin Filozofik)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio