Studentet.info
Lajme : TV ALB, televizion pėr tė gjithė shqiptarėt
Kyqur 06-07-2010 10:29:29 (2589 Lexime)


Hapėsirės mediatike nė Maqedoni i shtohet televizioni i vetėm kombėtar shqiptar, TV ALB, i cili nga shtatori do tė transmetojė program tė rregullt 24 orėsh nė gjuhėn shqipe, ndėrsa aktualisht transmeton program eksperimental. TV ALB ka marė licencėn pėr televizion kombėtar-satelitor nė konkursin e Kėshillit tė radiodifuzionit tė Maqedonisė.

TV ALB ka njė shtrirje nė tė gjithė Maqedoninė, duke qenė pjesė e rrjeteve kabllore tė saj dhe do tė jetė pjesė e paketave satelitore nga mė prestigjozet nė Evropė, duke u ndjekur kėshtu nė Evropė dhe Amerikė.

Frekuencat satelitore janė: Intelsat 901 nė 18 gradė Perėndim (West). 11569, 1 fec 5/6, s.r. 5.7749, Horizontal.
Ekipin e redaksisė sė televizionit e pėrbėjnė Bardhyl Zaimi, kryeredaktor, i cili ka pėrvojė tė gjatė nė mediat e shkruara, mr. Sefer Tahiri, zėvendės kryeredaktor, i cili nė kėtė pozitė vjen nga pozita e redaktorit nė ALSAT-M dhe ligjėruesit nė Fakultetin e komunikimit nė UEJL si dhe Arta Tahiri, e cila deri mė tani ishte drejtuese e emisionit “Eurofokus’ dhe prezantuese kryesore e lajmeve nė ALSAT-M.


TV ALB fokus kryesor do t’i ketė shqiptarėt, duke i trajtuar problemet e tyre.
Drejtuesit e televizionit thonė se “ALB do tė jetė forum i hapur pėr tė gjitha grupacionet politike dhe shoqėrore dhe do tė zhvillojė debatin shoqėror, politik dhe ekonomik nė kuptimin e plotė, duke ballafaquar mendime dhe qėndrime tė ndryshme”.

Sipas drejtuesve tė televizionit shkak kryesor pėr formimin e tij ėshtė pasurimi i hapėsirės mediatike me pėrmbajtje nė gjuhėn shqipe, sepse nė eterin e Maqedonisė, nė tė cilin funksionon vetėm Televizioni ALSAT-M, qė transmeton program nė dy gjuhė, shqip dhe maqedonisht, ka nevojė pėr programe plotėsuese cilėsore nė gjuhėn shqipe, tė cilat do t’i prekin kryesisht jetėn dhe problemet e popullates shqiptare.
TV ALB paralajmėron se do tė futet nė tregun mediatik nė gjuhėn shqipe pėrmes njė koncepti tė ri programor, i cili parashikon emisione informative-politike, arsimore dhe rekreativo-zbavitėse, numėr tė madh tė debateve pėrkatėsisht skemė programore e cila do tė pėrmbush kėrkesat e tė gjitha grupeve shoqėrore.

Ekipi i gazetarėve ėshtė nė fazėn e formimit, ndėrsa ky ėshtė njė shans pėr gazetarė tė spikatur, por edhe pėr punėsimin e kuadrove tė rinj tė diplomuar.
Kryeredaktori i Televizionit ALSAT-M, Muhamed Zeqiri ka deklaruar pėr gazetėn e pėrditshme “Utrinski Vesnik” mė datėn 3 korrik se Televizionin ALB nuk e konsideron si konkurrencė, duke theksuar se ALB nuk ka koncesion pėr television nacional, por satelitor.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio