Studentet.info
Lajme : USHT nė mes drejtėsisė dhe politikės
Kyqur 12-07-2010 2:54:50 (1476 Lexime)


Shkup, 11 korrik - Edhe njė skandal i radhės ka pėrfshirė Qeverinė e Maqedonisė, kur vjen nė shprehje Universiteti Shtetėror i Tetovės. Pėrkundėr vendimit tė Gjykatės Administrative tė Shkupit pėr rishqyrtim nga e para tė vendimit tė Ministrisė sė Arsimit pėr shkarkimin e ish-rektorit Agim Vela, Komisioni qeveritar i shkallės sė dytė pėr arsim, shkencė dhe kulturė, tashmė disa muaj hesht. Kreu i kėtij Komisioni, ministri i Ambienti - Nexhati Jakupi pėr KOHA thotė se nuk ndjehet kompetent tė merret me kėtė lėndė, edhe pėrkundėr urdhėresės gjyqėsore tė Gjykatės Administrative qė ky Komision tė vendos pėr ēėshtjen nė fjalė.



Padia drejtuar Gjykatės Administrative ishte iniciuar nga ish-rektori Vela, ndėrsa kishte tė bėjė me emėrimin, siē thotė ish-rektori, tė paligjshėm dhe kundėrligjor tė rektorit aktual, Agron Reka. “Natyra e problemit nuk ėshtė nė kompetencė tė komisionit tonė”, u pėrgjigj shkurt ministri Nexhati Jakupi, njėherėsh kryetar i Komisionit tė shkallės sė dytė. Megjithatė, ndryshe thotė vendimi pozitiv i gjyqėsorit me datė muajin janar, e cila pėrkundėr mbėshtetjes ligjore qė i ka dhėnė inicitaivės sė Velės, ndėrsa ka kundėrshtuar vendimin pėr emėrimin e Agron Regės nė krye tė USHT-sė, urdhėron Komisionin qeveritar qė tė shqyrtojė vendimin pėrfundimtar tė MASH-it.

Se Komisioni qė drejtohet nga ministri Jakupit duhet tė merret me kėtė ēėshtje, ėshtė konfirmuar edhe nga zėdhėnėsi i Qeverisė, Martin Martinovski. “Pėr kėto raste, kompetent ėshtė Komisioni i shkallės sė dytė pėr arsim, shkencė dhe kulturė i Qeverisė sė Maqedonisė, nė krye tė sė cilės ėshtė ministri Nexhati Jakupi”, u pėrgjigj fillimisht zėdhėnėsi Martinovski. Me kėtė rast, ish-rektori Agim Vela akuzon se e gjithė kjo ėshtė njė shkelje e ligjit me qėllim tė mbrojtjes sė rektorit aktual tė USHT-sė, Agron Reka.

Rektori i shkarkuar nga MASH-i, thotė se pėr herė tė tretė po i drejtohen Komisionit tė shkallės sė dytė pėr arsim, shkencė dhe kulturė dhe nė fund kanė marrė vetėm pėrgjigjen se ky komision nuk ndjehet kompetent pėr kėtė lėndė.

Nė vendimin e datės 15 tė muajit tė kaluar tė Komisionit tė shkallės sė dytė, qė edhe mban nėnshkrimin e ministrit Jakupi, thuhet se ankesa “hidhet pėr shkak tė mungesės sė kompetencės”. “Ministri dhe Komisioni qeveritar pėrveē sjelljes antiligjore, ka shkelur edhe afatin prej 15 ditėsh pėr t’u mbledhur pėr kėtė ankesė, pas vendimit tė Gjykatės Administrative, pasi pėrgjigjen e japin pas 6 muajve”, thotė Vela. Ish rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, thotė se pėrveē kėsaj, edhe nė vendimin qė Ministria e Arsimit mori pėr tė shkarkuar atė nė korrik tė vitit tė kaluar, thuhet se pėr ankesa duhet ti drejtohen po kėtij komisioni. Pas gjithė kėsaj, ish-rektori Reka, akuzoi Komisionin dhe Qeverinė pėr marrje tė vendimeve politike me tė cilat, sipas tij, mbrojnė vendimet e mėparshme po ashtu tė motivuara politikisht.

“Ky vendim dėshmon se Agron Reka, i pėrkrahur politikisht nga Qeveria, ka zaptuar USHT-nė dhe me tė njėjtat mjete politike po mbrohet. Kjo ėshtė kundėrligjore, Komisioni nuk respekton vendimin e Gjykatės administrative. Kjo konkluzė ėshtė njė akt kryekėput politik, pa asnjė arsyetim ligjor, juridikisht i pabazė dhe me siguri ėshtė shkruar sa pėr tė pėrfituar nė kohė nė dobi tė udhėheqjes sė dhunshme nė USHT”, tha Agim Vela. Zgjidhjen pėrfundimtare Agim Vela dhe dekanėt tjerė tė shkarkuar me vendim tė MASH-it, e shohin sėrish nė ankesat e Gjykatės administrative, pasi sipas procedurave ligjore, ish-rektori thotė se meqė Komisioni nė krye me ministrin Jakupit ėshtė shpallur jokompetent, Gjykata administrative vetė do tė sjellė vendimin kryesor.

“Shpresojmė se mė nė fund do tė fitojė drejtėsia dhe se me kėtė, njė herė e pėrgjithmonė do tė largohet politika nga Universiteti Shtetėror i Tetovės”, u shpreh ish-rektori Vela.

Nė vendimin e Gjykatės Supreme tė datės 11.01.2010, thuhet se kjo gjykatė obligon Komisionin e shkallės sė dytė se ankesa e parashtruesit, Agim Vela dhe ish-prorektorėve dhe dekanėve tė tjerė, pranohet si e vlefshme dhe obligon Komisionin e shkallės sė dytė pėr arsim, shkencė dhe kulturė pranė Qeverisė sė RM-sė, qė nė afat prej 15 ditėve, tė sjell Vendim nė bazė tė ankesave tė Agim Velės mbi vendimin e MASH-it, me tė cilin shkarkohet rektori Agim Vela dhe senatorėt e USHT-sė.


Nga: Arben ZEQIRI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio