Studentet.info
Opinione : Gazetarė kujdes, policia nuk hesht!
Kyqur 30-11-2010 10:01:56 (1633 Lexime)



Sefer TAHIRI

Ndodhi ndėrhyrja brutale e organeve tė shtetit tė shoqėruara me polici tė armatosur deri nė dhėmbė nė ndėrtesėn Pero Nakov, ku gjendet Televizioni A1 dhe u pamė. E pamė se ēfarė pushteti kemi, ēfarė opozite kemi dhe mbi tė gjitha pamė se nė ēfarė halli e kemi median nė shoqėrinė tonė "demokratike". Besa e pamė se reagimi qytetar nuk ishte i vogėl edhe pse ishte nė organizim tė opozitės.

Njė aksion i ngjashėm ndodhi para njė muaji e gjysmė edhe nė TV ALB. Inspektorė tė tė gjitha organeve tė shtetit u bashkuan dhe ‘vėrshuan’ televizionin, tė shoqėruar me policė multietnikė. Ishte mesazh nga ndėrtesa Ilindenska! E dekodoi edhe publiku.


Njė politikan qė ankohet nga shtypi ėshtė si njė marinar qė ankohet se e zė deti, do tė thotė njė njeri i urtė. Rjedhimisht njė pushtet i pėrgjegjshėm dhe me synime demokratike do tė pranonte nė mėnyrė normale kritikėn publike pėr ēėshtjet politike dhe qė janė sferė e tij e veprimit. Por VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja, dy partitė kryesore nė pushtet janė demokratike, tė paktėn pėr nga emėrtimi. Por nga e thėnė nė tė bėrė, ėshtė njė det i tėrė! Qeveria e Gruevskit nuk duron dot tė kritikohet. Ajo do tė donte gjithmonė qė kur flitet pėr tė, tė thuren lavde dhe apolegjitizma siē i bėjnė Llatasi, Milenko, Mirka, Tomiqi, Janko e ‘gazetarė’ tė kėsaj sorte. Nėse nuk flitet mė retorikėn e afirmimit tė vlerave dhe projekteve tė saj, ajo do tė donte qė nė kėtė rast gazetarėt tė heshtin. Pushteti nuk ēan kokėn pėr lirinė e shtypit, pėr shprehjen e mendimit pa cenzurė dhe autocenzurė, pėr demokratizimin e ambientit publik, pėr gjallėrimin e debatit dhe pėr kėrkimin e zgjidhjeve pėr shumė ēėshtje qė kanė lėnė vendin nė udhėkryq.

Politikanėt e pushtetit flasin gojėplot pėr demokraci, por ata si duket sistemin e sundimit tė popullit, e mendojnė me shtyp tė kontrolluar pėrkatėsisht me media qė transmetojnė atė qė mendon pushteti. E lexova kėtyre ditėve njė fjali tė mrekullueshme nga njė komunikolog i njohur i vendit i cili ka kohė qė parodizon me ēėshtjet publike. Kishte shkruar qė nė vendin tonė, demokracia ėshtė liria pėr tė shprehur mendimet njėsoj si pushteti.

Me sulmin ndaj TV ALB dhe A1 ky pushtet sikur deshi tė thotė: gazetarė kujdes, se policia nuk hesht. Ajo vepron, po tė jetė nevoja do tė pėrdor edhe forcėn qė ka vetėm e vetėm pėr t’i heshtur ata qė mendojnė ndryshe nga pushteti. Krejt kjo nėn maskėn e kontrollit ligjor tė punės sė kėtyre televizioneve. Ku kanė parė kėta zotėrinj, nė cilin shtet, se nė media shkohet me furgona policie, thua se do tė zbulojnė krimin mė tė madh tė tranzicionit, ku kanė parė se nė media thyhen dyert e gazetarėt trajtohen si kriminelė. Hė demokratė bre. ‘Dehja’ nga pushteti ėshtė mė e rėndė se nga alkooli. Vazhdoj tė mbetem i habitur se si disa kolegė tentuan tė arsyetojnė ndėrhyrjen policore nė media, ngjashėm si Jankullovska. Edhe pse nuk arsyetohet mund tė kuptohet se ish gazetari, sot zėdhėnėsi policor, e mbrojti me sukses kauzėn e intervencionizmit tė dhunshėm shtetėror nė media.

Askush, madje as nga TV A1, nuk ėshtė kundėr kontrollit ligjor tė parave tė manjatit mediatik Velija Ramkovski dhe kompanive tė tij, por tė pengohen gazetarėt tė lėvizin lirshėm nė median ku punojnė kjo ėshte shkelje me dy kėmbė ndaj lirisė sė mediave. Shumica i kanė parė pamjet filmike, nė tė cilat kryeredaktori i TV A1 tėrhiqej nga disa policė, thua se bėhet fjalė pėr ndonjė mafioz droge ose ndonjė trafikant femrash. Prej mė tė mėdhenjve madje. Qė tė jetė ironia mė e madhe, nė largim policia ‘demokratike’ dhe e reformuar ka sulmuar edhe rojen e objektit. Ē‘faj pati ai ? Apo deshėn t’i thonė se ‘nuk duhesh tė jesh roje, nė kėtė institucion mediatik qė ėshtė kundėr Qeverisė’. Po tė mos ishte tragjike, do tė ishte komike.

Pas kėtij rasti ėshtė thėnė se sulmi ndaj TV A1 ishte sulm ndaj gazetarisė sė lirė, ndaj mediave qė nuk i bėjnė lajka Qeverisė, qė edhe mund tė kenė pikėpamje tė ndryshme me pushtetin. Ky atak cenoi fjalėn e lirė, preku integritetin profesional tė gazetarėve, testoi durimin e opinionit dhe tentoi qė tė ndjell frikė sidomos ndėr ata qė flasin publikisht, por mė e keqja ėshtė se i dha njė goditje tė rėndė demokracisė.

Si ėshtė e mundur qė nė vitin 2010 ende pushteti nuk kupton se nė shoqėrinė pluraliste, shumėsia e mendimeve, divergjencat nė qėndrime dhe diversiteti nė qasje ndaj fenomeneve, janė bazat apo shtyllat e zhvillimit tė kėsaj shoqėrie. Nuk ėshtė mė komunizėm qė tė gjithė tė flasim, tė mendojmė dhe tė veprojmė njėsoj. As Gruevski nuk ėshtė kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Republikės Socialiste tė Maqedonisė!

Por sulmi ndaj TV A1 ėshtė pasojė e disa veprimeve tė koordinuara mė herėt.

Gruevski dhe bashkėmendimtarėt e tij shpallėn disa media dhe gazetarė: armiq shtetėrorė dhe tradhtarė. Shefi i Qeverisė sikur dėshiron tė kėrkojė nga gazetarėt tė gėnjejnė pėr atdheun. Thua se gazetarėt janė ata qė duhet tė mbrojnė interesin shtetėror.

Gjatė vitit tė kaluar rreth 150 gazetarė kanė pėrfunduar nė gjykatė, pėr shkak tė padive pėr shpifje dhe fyerje.

Para do kohe pata shkruar se shteti (pushteti) duhet tė sigurojė kushte qė tė kemi liri tė shtypit. Shteti nuk ėshtė rregullatori ideal pėr kėtė punė, por ėshtė i vetmi. Por ky shtet, pra ky pushtet, a ka aq mentalitet dhe kapacitet demokratik qė tė sigurojė korniza institucionale dhe juridike pėr liri tė medias. Me keqardhje them se jo. Skenat qė i pamė rreth A1 u ngjanin tė atyre nė shtetet komuniste latino-amerikane apo shteteve tė Afrikės.

Pas dehjes, vjen kėndellja. Prandaj pushteti ėshtė mirė tė esullohet dhe tė kthehet nga realiteti virtual nė realitetin objektiv. Sepse, deshi apo nuk deshi pushteti, mediat janė burimi mė i rėndėsishėm i pėrkufizimit tė realitetit shoqėror.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio