Studentet.info
Lajme : Rrokaj: Nuk e pėrkrah grevėn
Kyqur 02-04-2005 4:21:07 (1304 Lexime)


Greva, qeveria pėrgjigjet, pedagogėt pėrēahen

Tiranė, 02 PRILL- Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha dje se nuk e pėrkrahte grevėn e paralajmėruar tė pedagogėve. “Nuk mund tė rreshtohem nė krah tė tyre. Nuk mund t’i lėmė studentėt pa mėsim, kur viti akademik mbaron vetėm pėr pak muaj”,- deklaroi Rrokaj mbrėmė. Dy ditėt e fundit ka patur tė tjera zhvillime nė lidhje me grevėn e paralajmėruar tė pedagogėve, tė cilėt kanė vėnė re qė qeveria ende nuk ua ka plotėsuar me tė vėrtetė pikat e protokollit tė pėrbashkėt, firmosur nga tė dyja palėt nė 9 dhjetor 2004. Pardje, me anė tė njė letre, qeveria iu pėrgjigj kėrkesave tė komisionit tė grevės pėr tė rritur rrogat e administratės sė univeristeteve.

“Ka qenė ministri Marko Bello, ai qė na ktheu pėrgjigjen. Nė letrėn e tij thuhej se kėrkesa e administratės do tė zgjidhej brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr. Por ne vazhdojmė tė mendojmė se qeveria nuk e ka marrė ende seriozisht situatėn, sepse nuk e kishte pėrcaktuar saktė pėr sa kohė do ta realizonte kėtė kėrkėsė”,- tha kryetari i komisionit tė grevės, Ismail Hoxha.
Nė dorė tė …
Pėr Hoxhėn, qėndrimi i rektorit tė Tiranės tregon se drejtuesit e universiteteve shqiptare nuk dinė tė mbajnė qėndrime parimore. “Atyre u takon tė mbrojnė univeristetet. Nė momentin qė nga shteti ka probleme me buxhetin e dhėnė univeristeteve, (ai nuk mjafton pėr ta mbuluar rritjen e rrogave) atėherė drejtuesit duhet tė flasin qartė: Ose paratė, ose mėsimin. Universitetet kanė tė drejtat e tyre”.
Hoxha shtoi se i kishte ēuar, pėr dijeni, njė kopje tė pėrgjigjes dėrguar nga Marko Bello edhe rektorit Rrokaj, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kryetari i Konferencės sė Rektorėve tė Shqipėrisė. “Rrokaj mė premtoi se nė konferencėn e rektorėve qė do tė bėhet tani sė shpejti, ata do tė diskutojnė edhe mbi ato qė qeveria ka realizuar ose jo, nė lidhje me premtimet qė na ka bėrė. Duam qė drejtuesit e universiteteve tė dėshmojnė se janė tė vėmendshėm ndaj problememe”,- tha Hoxha.
Por Rrokaj ka mohuar dje, prerė, faktin se konferenca e rektorėve, e cila zhvillohet javėn e tretė tė prillit, do tė marrė nė shqyrtim ato ē’ka realizuar apo jo qeveria nė lidhje me premtimet dhe protokollin e firmosur mes grevistėve dhe saj nė dhjetor 2004. “Qeveria e ka realizuar pikėn e rritjes sė pagave tė pedagogėve, kurse pėr administratėn thotė se do ta zgjidhė shumė shpejt problemin. Pėrveē kėsaj, pagat e administratės futen nė marrėveshjen qė bėnė mes tyre pėrfaqėsuesit e grevės dhe tė qeverisė. Nuk na takon neve qė tė merremi tani me to. Nė Konferencėn e Rektorėve do tė shqyrtohen dy pika: Ku jemi me reformat nė kuadėr tė Kartės sė Bolonjės dhe ku jemi me financat tona”,- tha ai dje.
Pėr sa kohė?
Pėrpos deklaratave pro dhe kundra, nė ajėr ndihet qartė mundėsia e njė greve tė dytė nė auditoret shqiptare. Pėr Ismail Hoxhėn, greva ėshtė versioni i fundit i zgjidhjes sė situatės. Por ai shton se pedagogėt nuk do tė presin pafundėsisht pėr plotėsimin e pikave tė lėna mėnjanė tė protokollit tė 9 dhjetorit. “Kur qeveria thotė “brenda njė kohe tė shkurtėr”, ne e kuptojmė si diēka qė mund tė zgjasė disa ditė. Maksimumi njė ose dy javė. Dhe pastaj ne do tė marrim masat tona. Nuk duam tė rrezikojmė vitin akademik, por nėse nuk kemi rrugė tjetėr, do tė zgjedhim braktisjen e mėsimit”,- tha Hoxha, i cili shtoi se nė kėtė vendim nuk ndikonte fare qėndrimi i rektorit Rrokaj pėr tė mos e pėrkrahur grevėn e mundshme. “Ne, tė gjithė anėtarėt e komisionit tė grevės, mbajmė pėrgjegjėsi pėr marrėveshjen qė firmosėm, deri sa ato tė realizohen plotėsisht”.


Rrokaj
“Nė kėto momente unė nuk do tė pėrkrah nė asnjė mėnyrė njė grevė tė mundshme tė pedagogėve. Viti akademik mbaron pas 2-3 muajsh dhe ne nuk mund t’i lėmė studentėt pa mėsim. Sigurisht, pėrkrah tė drejtėn e administratės pėr tė kėkruar rritje page, por, nga ana tjetėr, nuk mund tė rreshtohem nė krahun e atyre qė dėshirojnė tė zhvillojnė grevė nė fakultete. Nuk mund tė mbaj peshėn morale dhe financiare tė studentėve e familjeve tė tyre, qė, pėr shkak tė grevės, mund tė humbasin vitin”.

Hoxha
“Mospėrkrahja e grevės nga Rrokaj ėshtė ēėshtje mė vete. Kjo tregon qartė se drejtuesit e universiteteve tona nuk dinė tė mbajnė qėndrime parimore ndaj problemeve tė arsimit tė lartė. Atyre u takon tė mbrojnė universitetet. Nė momentin qė nga shteti ka probleme me buxhetin e dhėnė fakulteteve, (ai nuk mjafton pėr ta mbuluar rritjen e rrogave) atėherė drejtuesit duhet tė flasin qartė: Ose paratė, ose mėsimin. Universitetet kanė tė drejtat e tyre dhe duhet tė mbrohen”.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio