Studentet.info
Opinione : Mėsimdhėnia nė universitet - nė udhėkryq
Kyqur 01-12-2010 2:13:53 (3190 Lexime)


Dr. Avzi MUSTAFA

Modeli pluralist kėrkon vlerėsimin shumėkomponentėsh. Studimi pėr studentin nuk ėshtė as zgjidhje e hallit, as kalkulim individual, siē po bėhet me studentėt tanė. Rezultati ėshtė produkt i investimit tė studentit dhe kėrkesės sė tregut tė punės

Kohėve tė fundit nė emėr tė reformimit tė mėsimit universitar po ndėrmerren masa si nga aspekti i jashtėm, ashtu edhe nga aspekti i brendshėm, me qėllim qė tė ndryshohet diēka nė universitetet e vendit, qoftė universitete publike ose universitete private. Cilėsia e mėsimit nė universitet publike, pėr sa i pėrket metodologjisė sė mėsimdhėnies, ende po animon me tė vjetrėn, kurse nė ato universitete profitabile, gjoja duke e pėrmirėsuar tė vjetrėn, po bėhen disa risi qė, si duket, as ata qė i bėjnė nuk e dinė se ēka synojnė tė ndryshojnė nė ngritjen e cilėsisė sė mėsimit. Tė gjitha kėto ndodhin nė proceset gjoja reformuese arsimit.

Dhe, tė gjitha kėto ndryshime qė kėrkohen duken si tė paqarta dhe shumė tė shpejta e pa analiza. Ato dėshirojnė tė marrin rėndėsi tė veēantė brenda harkut kohor tė njė brezi. Problemet themelore tė arsimit nė pėrgjithėsi na hutojnė, sepse ne ende nuk e kemi kuptuar dhe pėrcaktuar mirė e qartė se ēfarė modeli tė njeriut dėshirojmė nė kėtė shoqėri.
Universitet tona, si ato private, ashtu edhe publike, ndodhen nė udhėkryq pėr tre arsye metodologjike: e para, ajo qė nė literaturėn pedagogjike quhet modeli “amerikan”, e dyta, modeli i “sistemit evropian me sistemin e kredisė” dhe, arsyeja e tretė, ėshtė pėr shkak tė modelit tė trashėguar nga epoka e socializmit – i a.q. ex katedra.

Cilėn metodologji tė mėsimdhėnies do ta zgjedhim?

Te ne sot kanė zėnė vend shumė projekte tė ardhura perėndimore e shumė hospitime. Nga tė gjitha ato po merret nga diēka. Kėshtu si kusht kryesor pėr metodologjinė e mėsimdhėnies nė shumė universitete merren marrėdhėniet student-profesor, duke e lėnė anėsh faktorin e tretė tė trekėndėshit didaktik – mėsimin.

Nė universitetet tona tani kėrkohet tė pėrdoret modeli i sistemit evropian i pėrzier me modelin “socialist”, ku nė fakt dominon sistemi “i memorimit”, tė cilit tashmė i ka kaluar koha. Kėrkesat pėr ndryshimin e metodologjive tė mėsimdhėnieve, qė po shprehen nė shtetet e Perėndimit, qė moti po hasin nė kritikė tė rreptė, madje atje u kėrkua edhe zhdukja e shkollės. Nė disa raste atje shkollat krahasoheshin me kompanitė e mėdha qė falimentojnė. Ata theksonin se shkollat janė njėsoj si kompanitė tė cilat ua kultivojnė dhe ua imponojnė shijet e tyre njerėzve, me qėllim qė t’ua shesin atyre prodhimet e veta”. Tashmė ėshtė i njohur I.D. Iliē, i cili thoshte se “njeriu pjesėn mė tė madhe tė diturive qė i di i ka mėsuar jashtė shkollės”. Ai mė tej vazhdonte: “ne mėsojmė tė flasim, tė mendojmė, tė dashurojmė, tė ndjejmė, tė lozim, tė merremi me politikė pa ndėrhyrjen e mėsuesit”. Pa ndėrhyrė nė komente rreth ideve tė kėtij autori, mjafton tė pėrmendim se ai ėshtė autor i librit “Poshtė shkollat”. Kėto dhe dilemat e tipit “zhdukja e shkollės”, “shoqėri pa shkolla” dhe “tė mėsojmė si tė jemi” tė E. Forit etj., hapėn diskutime tė shumta e pa fund. Njėra nga dilemat ishte edhe mbi cilat parime, norma dhe struktura duhet tė ndėrtohet arsimi, nė pėrgjithėsi, dhe mėsimdhėnia, nė veēanti. Andaj shtrohet pyetja: a do tė mbetemi rob i “skemės pėrmendėsh” apo do tė synojmė komunikim tė hapur?

Ku harxhohet energjia?

Edhe pse gati do tė mbushen 20 vjet nga tranzicioni, ne ende nuk kemi arsim tė transformuar. Gjatė gjithė kėsaj kohe te ne gjithė energjia ėshtė harxhuar pėr reformė tė jashtme. Dhe, mė e keqja ėshtė se secili ministėr qė vjen nė kėtė dikaster, e fillon punėn nga e para.

Te ne studentėt ende i vijojnė leksionet nė auditoriume duke e dėgjuar profesorin, ndėrsa leksioni mbaron pa pyetje e diskutime. Studentėt ende nuk janė tė aftė ta pėrpunojnė e komunikojnė informacionin mbi argumente. Sepse, nuk ka metodologji mbi tė cilėn do tė mbėshtetej argumenti. Prandaj gjithēka mbėshtetet nė pėrgatitjen profesionale tė arsimtarit dhe mbi tekstet universitare. Siē prononcohet profesori Adem Temo, “askush nuk ēan kokėn se ē’u thuhet studentėve”. Gjithashtu edhe vlerėsimi behet pa asnjė kriter, bile edhe mė keq se tani studentėt e mirė nuk kanė mundėsi t’i shprehin mendimet e tyre tė pavarur, ndėrsa nė fund krejt vlerėsimi reduktohet me njė a dy teste me rrethim tė pyetjeve. Tani ēdokush mbaron fakultet edhe pa dituri, por me nota shumė tė larta.
Problemet nė sistemin tonė duhet tė shikohen nė ndryshimin e modeleve tė mėsimdhėnies. Kėtė problem kohėve tė fundit e aktualizon Edmond Cata, M. A., studiues i shkencave politike. Ai thotė se tani nuk dihet kah tė orientohemi: nga modeli a.q. amerikan, i cili i vendos marrėdhėniet student-profesor nė njė realitet tjetėr apo nė modelin e sistemit evropian tė bazuar nė sistemin e pikėve kreditore ose, siē quhet ndryshe, mėnyra binare e vlerėsimit.
Nė sistemin tonė arsimor edhe tani dominon njė ngurtėsi e tepruar tė kurrikulave, tė cilat bėhen sipas profesorit, e jo sipas asaj qė e kėrkon tregu i punės, te ne vėrehet se kemi numėr tė madh tė studentėve nė ushtrime, kemi staf akademik shpesh pa fare pėrvojė, kemi mungesė bashkėpunimi midis universiteteve, orientim tė gabuar tė studentėve nė programet studimore, si dhe tekste tė vjetruara tė botuara nė sistemin socialist, tė cilat mbi 80% janė nė gjuhėn serbe etj.

Zgjidhjet

Nėse pėrcaktohemi pėr modelin “pluralist” tė mėsimit, studenti vendoset aty para karakterit tė njė numri tė madh tė informacionesh. Nė tė ai duhet tė mėsojė dhe tė gjurmojė literaturė nga burimet e ndryshme pėr tė debatuar ose pėr tė zgjedhur probleme praktike. Aty studenti ėshtė krejtėsisht i pavarur nė artikulimin e mendimeve, pikėpamjeve ose teorive.

Sipas modelit evropian tė sistemit tė transfer-kredive, studenti ėshtė i detyruar qė ta ndjekė rregullisht kursin, por pa ndonjė debat, duke dėgjuar mėsim ex-katedra, kurse vlerėsimi bėhet nėpėrmjet testeve, dorėzimit tė punimeve tė seminarit pa diskutim pėr ato etj. Tė gjithė studentėt qė i plotėsojnė kėto kėrkesa nga profesori fitojnė njė numėr tė fiksuar tė pikėve. Studenti e mbaron kursin e lėndės me marrjen e pikėve pėrkatėse. Nėse studenti nuk i arrin pikėt e duhura nga ndonjė lėndė, ka mundėsi qė ta pėrsėrisė atė. Kjo nuk ėshtė e pėrcaktuar pėr gjithė programin semestral, por vetėm pėr njė ose dy lėndė. Po ashtu duhet tė potencohet se kulturės sė tė shkruarit aspak nuk i kushtohet vėmendje, qė pastaj rezulton me shumė studentė qė mbetėn thuaja analfabetė?

Diploma dhe nota nuk ėshtė zgjidhje

Modeli pluralist kėrkon vlerėsimin shumėkomponentėsh. Studimi pėr studentin nuk ėshtė as zgjidhje e hallit, as kalkulim individual, siē po bėhet me studentėt tanė. Rezultati ėshtė produkt i investimit tė studentit dhe kėrkesės sė tregut tė punės. Profesori nė kėtė rast ėshtė vetėm njė ndihmės i studentit pėr problemet qė dalin dhe udhėzim i tij drejt sukseseve tė reja.

Modeli i tanishėm i mėsimdhėnies, qė ėshtė njė miks i tė vjetrės dhe tė resė, ka sjell njė huti tė madhe, sepse studenti pėrvetėson vetėm njohuri, kurse shkathtėsitė dhe qėndrimet nuk vijnė nė konsideratė. Kjo ėshtė kėshtu, sepse ēdo gjė kushtėzohet me financa. Kėshtu qė edhe pse nė ushtrime duhet tė vijnė nė shprehje debatet e qėndrimet rreth asaj qė duhet tė mėsohet, pėrsėri ata ngelin grupe tė mėdha pa kushte pėr debate dhe qėndrime.

Arritja e rezultateve tė shprehura me nota tani nuk ėshtė kriter i njohurive, shkathtėsive e qėndrimeve tė pavarura tė studentėve, sepse ai nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė thuaja asgjė qė kėrkohet prej tij, sepse thjesht nuk ėshtė aftėsuar as pėr gjėrat mė tė rėndomta.
Duke e ditur se tani mė nuk ėshtė koha e memorimit teknik tė formulave e gjeneralizimeve, por ėshtė koha qė nga studentėt tė kėrkojmė ta dinė si tė mėsojnė, si t’i seleksionojnė informacionet e shumta qė vėrshojnė gjithandej, tė fitojnė shkathtėsi, qėndrime, qė do tė thotė se tani duhet tė dominojė karakteri “pluralist” i informacionit dhe debatit nė sallat e fakultetit, me tė drejtė mund tė konstatojmė se arsimi universitar te ne ėshtė para shumė pikėpyetjeve dhe kėrkon zgjidhje urgjente.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio