Studentet.info
Opinione : Wikileaks, NATO-ja dhe Maqedonia
Kyqur 08-12-2010 14:15:44 (1727 Lexime)



Nga kėtu lind dyshimi nėse Maqedonia ėshtė futur nėn ombrellėn e Rusisė pėr t’u mbrojtur nga “graviteti” i NATO-s dhe BE-sė, njėlloj si shumė vende tė ish-Bashkimit Sovjetik. Sabri Godo thotė se vetėm Rusisė mund t’i konvenojė largimi i Maqedonisė nga strukturat e NATO-s. Po ēfarė thotė Wikileaks-i?


Xhelal NEZIRI

Fenomeni “Wikileaks” mund tė shpjegohet edhe si njė hakmarrje e gazetarėve hulumtues ndaj hipokrizisė sė politikės botėrore, ndaj fshehjes sė vazhdueshme tė informacioneve qė kanė tė bėjnė me fatin e qytetarėve dhe ndaj keqpėrdorimit tė punonjėsve tė medieve ana e politikės, duke i llogaritur ato si mjet qė manipulohen lehtė nėpėrmjet Spin-doktorėve apo PR-ekspertėve. Hakmarrje pėr shkak tė mosfunksionimit si duhet tė ligjeve dhe akteve pėr qasje tė lirė deri te informacionet nėpėr shtetet e ndryshme botėrore dhe njėkohėsisht manifestimin e fuqisė sė gazetarisė hulumtuese.


Edhe nė Maqedoni ėshtė miratuar njė Ligj pėr qasje tė lirė deri te informatat, i cili jo qė nuk ka funksionuar qė nga viti 2005, kur u miratua nė Parlament, por vazhdimisht ua ka pamundėsuar gazetarėve marrjen e tė dhėnave tė dokumentuara. Edhe nė Maqedoni kemi keqpėrdorim tė gazetarėve pėr nevojat e politikės ditore, interferim tė theksuar tė pushtetit me gazetarėt dhe tentim pėr tė shtrembėruar realitetin e trishtė tė vendit nė sytė e opinionit. A nevojitet njė Wikileaks dhe njė Julian Assange nė Maqedoni? Gjithsesi se po. Duhet tė hidhet dritė pėr ngjarjet e mbėshtjella me mister qė nga pavarėsia e Maqedonisė nė vitin 1991 e deri mė sot, kur vendi ka mbetur nė udhėkryqin e integrimeve. Aktualisht, ėshtė e patjetėrsueshme qė gazetaria tė vihet nė funksion tė asaj qė ėshtė interes i pėrgjithshėm i qytetarėve, si lufta kundėr korrupsionit, funksionimi i shtetit ligjor, zbatim tė reformave, zhvillim ekonomik, luftim i varfėrisė, investime…Tė gjitha kėto varen nga integrimi i vendit nė NATO dhe BE, integrimi varet nga zgjidhja e ēėshtjes sė emrit, kurse zgjidhja e ēėshtjes sė emrit varet nga qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski. Dhe, sėrish kthehemi te Wikileaks-i. Nė 5 dokumentet e para qė u bėnė publike nga kjo organizatė “fishkėllyese e sė vėrtetės”, e qė kanė tė bėjnė me Maqedoninė, shihet njė e vėrtetė e hidhur. Aty shkruhet pėr shqetėsimin e funksionarėve amerikanė dhe evropianė pėr shkak tė shndėrrimit tė Maqedonisė nė njė “vrimė tė zezė” nė Ballkan dhe pėr tentimin e tyre pėr tė bindur kryeministrin Gruevski se kompromisi pėr emrin sjellė njė perspektivė mė tė ndritur pėr qytetarėt. Madje mund tė vėrehen edhe tentime se si ndėrkombėtarėt mundohen tė gjejnė njerėz qė mund tė ndikojnė te Gruevski qė tė pranojė kompromis pėr ta thyer izolimin e njė shteti qė rėndė gjendet nė hartėn botėrore. Kėto dokumente ngjallėn edhe dyshimit se nga buron e gjithė fuqia e kryeministrit pėr t’u rezistuar presioneve tė ndėrkombėtarėve dhe pėr ta sjellė njė gjendje qė ai, thjeshtė, tė jetė i lutur nga zyrtarė amerikanė dhe evropianė. Nga kėtu lind dyshimi nėse Maqedonia ėshtė futur nėn ombrellėn e Rusisė pėr t’u mbrojtur nga “graviteti” i NATO-s dhe BE-sė, njėlloj si shumė vende tė ish-Bashkimit Sovjetik. Sabri Godo, njė politikan me pėrvojė dhe i njohur nga Shqipėria, nė intervistėn qė e botojmė nė kėtė edicion tė shtojcės “Sheshi”, thotė se vetėm Rusisė mund t’i konvenojė largimi i Maqedonisė nga strukturat e NATO-s.

Autobusi i pėrbashkėt qė mendojmė se ėshtė duke na shpjerė nė Bruksel mbase na dėrgon nė Moskė. Edhe kjo ēėshtje do tė zbardhet nga Wikileaks, nėse ndėrkohė nuk kemi mbėrritur nė kryeqytetin rus




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio