Studentet.info
Opinione : Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri!
Kyqur 16-12-2010 6:23:09 (1834 Lexime)


Ju lutem qė edhe kur ta lexoni kėtė copė letėr, mos bėni zhurmė sepse zv.kryeministri ėshtė nė gjumė dhe nuk bėn t’ia prishim rehatinė! Lexojeni me zė tė ulėt, mundėsisht nė ndonjė skutė dhe pa zhurmė! Nėse e lexoni nė gazetė, kujdes kur t’i shfletoni faqet, nėse e lexoni nė internet, kujdes me tastierėn se ndoshta del ndonjė zė qoftė edhe i vogėl!!!
E fillova me gjithė kėtė ironi, lexues i nderuar, kur shoh se ēfarė i bėn bossi qeveritar (VMRO DPMNE) BDI-sė. E fillova nė kėtė mėnyrė, i shtyrė nga inati dhe mllefi kur shoh se si sot disa bilmezė tė mbledhur anekėnd Maqedonisė, i kanė vėnė shqiptarėt nė shina, pikėrisht si para luftės sė vitit 2001… E fillova kėshtu i shqetėsuar pėr fatin e popullit tim dhe natyrisht edhe tuajin…


I revoltuar nga lajmi pėr punėsimin e edhe tė disa qindrave maqedonasve brenda natės, vendosa qė kėsaj radhe tė shkruaj letėr publike, me shpresė se ndoshta kjo do tė prekė nė ndėrgjegjen e dikujt. Natyrisht tė gjithė ata qė nuk e dinė, t’i rikujtoj se ky shpėrthim i revoltės sime ndėrlidhet me punėsimin e 300 maqedonasve nė Ministrinė e Bujqėsisė, 70 maqedonasve nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, 140 maqedonasve nė Hekurudhat e Maqedonisė, 160 maqedonasve nė ELEM, dhe… edhe tė disa qindra maqedonasve tė tjerė nėpėr institucionet tjera publike. Ironia e kėtyre shifrave ėshtė se e gjithė kjo bėhet nė kohėn kur ne kemi njė zv.kryeministėr pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, e gjithė kjo bėhet kur edhe me Kushtetutė thuhet se pėrfaqėsimi i bashkėsive etnike (Lexo shqiptarėt) duhet tė jetė adekuat dhe i drejtė.
Dhe tani pyes publikisht: A nuk ėshtė mėkat tė fitosh luftėn e tė humbasėsh paqen?! A nuk ėshtė mėkat pėr ata djem qė me muaj tė tėrė qėndruan nėpėr male, e dikush sot tė tallet me mundin e tyre?! A nuk ėshtė mėkat, pėr ato nėna qė dhanė djemtė e tyre dėshmorė, pėr ato gra qė mbeten pa burra pėr ato fėmijė qė mbetėn jetimė?!
O zv.kryeministėr! A nuk ėshtė mėkat pėr ata fshatarė qė flijuan pasurinė e tyre me shpresė se njė ditė do tė kenė njė jetė me dinjitet mė tė madh?! A nuk ėshtė mėkat pėr ata njerėz qė gjithė jetėn do t’i bartin plagėt e luftės nė trupin e tyre?! A nuk ėshtė mėkat pėr tė gjithė ne, qė fuqimisht mbėshtetėm luftėn?! A nuk ėshtė mėkat qė pas gjithė kėtyre qė i numėrova, dikush qė nuk ka as identitet tė qartė kombėtar, tė dalė dhe pėrsėri tė na ofendojė pėrmes Enciklopedisė?! A nuk ishe ti pikėrisht ai qė jepte garanci se kurrė mė ne shqiptarėt nuk do tė fyhemi nė atė mėnyrė nė Enciklopedi?! A nuk ėshtė mėkat qė me njė ndėrgjegje kaq tė papastėr, ti me shokėt tu tė partisė, tė shkoni dhe tė pėruleni para varreve tė dėshmorėve dhe t’u thoni se amanetin e keni ēuar nė vend?! A nuk ėshtė mėkat qė edhe dėshmorėt t’i gėnjeni, kur dihet se amaneti i tyre tanimė ka shkuar nė prehėr tė Gruevskit?! Si more zv.kryeministėr qėndron nė atė kolltuk? Kush ta jep ty tė drejtėn qė pėrmes teje Gruevski tė tallet me tė gjithė ne dhe tė mendojė se tė gjithė ne tė jemi rreshtuar pas dhe tė themi amin pėr ēdo dėshtim tėndin?! Si more zv.kryeministėr pėr (mos) implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, tallesh me ne shqiptarėt e gjallė se po bėn punėsime…
Dhe, hajde tani mos thuaj se Marrėveshja e Ohrit nuk ka vdekur. Le tė mė falim tė gjithė, edhe ndėrkombėtarėt, se ai dokument ėshtė bėrė mė njė leckė. Ai dokument, ėshtė bėrė njė paēavure, qė unė mė nuk e njoh dhe as qė dua ta njoh. Ai dokument, tė gjithė qė i ka marrė malli pėr tė, le marrin e le ta fusin nė kornizė dhe le ta ngjisin nė mur. Unė gjithsesi se jo, sepse ai mė nuk ėshtė valid pėr shqiptarėt, tė paktėn jo pėr ata si puna ime… E them kėshtu sepse ai dokument qė ua shpėtoi maqedonasve shtetin, sot po keqpėrdoret kundėr nesh. Po keqpėrdoret pikėrisht nga ata qė vetėm falė vullnetit tonė tė mirė, sot, nė shekullin 21, figurojnė nė hartėn gjeografike tė botės.
Natyrisht, siē e fillova kėtė letėr, ashtu edhe do ta mbaroj. E di se kot kam shkruar, sepse derisa dikush nga ju e lexon, ku ta dish se ku e ka zėnė gjumi zv.kryeministrin tonė!

P.S. 1) Kėtė letėr ėshtė mirė ta lexojė edhe shefi i zv.kryeministrit, Ali Ahmeti, sepse pikėrisht ai duhet t’u thotė NDAL kėtyre dėshtimeve. Mjaft mė me lėshime pe!
P.S. 2) E di se lideri i zv.kryeministrit nė vete do tė thotė se “ne i kemi shndėrruar kazermat e JNA-sė nė universitete, se kemi hapur Muzeun e Lirisė nė Shkup, se kemi vendosur tre buste shqiptare nė mes tė Shkupit, se kemi shėnuar dhe vazhdojnė tė shėnojnė Ditėn e Alfabetit nė Manastir...” Bukur, vėrtetė bukur... kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur. Ama mos tė harrojmė se Gruevski, vetėm pėr njė bust harxhon mė shumė mjete se i gjithė fondi i Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Apo thėnė mė troē, Gruevski vetėm pėr vlerat pan-sllaviste harxhon mbi 200 milion euro. Besoj se shifrat flasin vetė.
P.S. 3) Tė gjithė ata zv/kryeministra qė kanė qenė pas 2001-shit e kėndej, mos tė zgėrdhihen kur ta lexojnė kėtė letėr, sepse edhe ata nuk kanė qenė aspak mė tė mirė!

(Autori ėshtė gazetar dhe kolumnist i rregullt nė gazetėn LAJM)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio