Studentet.info
Opinione : Nė shenjė tė pėrvjetorit tė universitetit tė Tetovės
Kyqur 22-12-2010 3:59:21 (1469 Lexime)

Luan SHARI

U bėnė gjashtėmbėdhjetė vjet nga fillimi i punės sė Universitetit tė Tetovės dhe po tė bėjmė njė analizė tė mbarėvajtjes sė punėve nė kėtė institucion tė arsimimit tė lartė tė cilin plot dhjetė vite e mirėmbajti populli, pėrkundėr kėrcėnimeve e pengimeve nga ana e pushtetit, do tė pėrfundonim se ėshtė arritur, por jo sa ėshtė dashtė e sa ėshtė mundur.

Problemet mė tė mėdha ky Institucion i pėrjetoi dhe po i pėrjeton nė kėto gjashtė vitet e fundit, dhe e gjithė kjo ,,falė,, politikės, e cila nė vend qė tė ndihmojė, ajo pėrkundrazi e pengon mbarėvajtjen e procesit mėsimor.


Gjatė kėtyre gjashtė viteve, dy herė u ndėrruan rektorėt dhe stafet udhėheqėse si dhe njė numėr i madh i tė punėsuarve tė kėtij Institucioni. Qė ėshtė mė komike e mė e dhembshme kėto ndėrrime u bėnė me procedura jo tė rregullta, pėr tė mos thėnė tė dhunėshme. Nė tė dy rastet qėllimet ishin politike edhe se ka pasur mjaft parregullsi. Politika nuk njeh rregulla e rregullim tė situatave, qėllimi i saj qe vetėm marrja e kėtij Institucioni nė pushtetin (kthetrat) e veta. Nė tė dy rastet e ndryshimeve nė stafet udhėheqėse e tė punėsuarve u lanė anash njė numėr i konsiderueshėm punėtorėsh shkencorė me grada shkencore e tekste e punime tė konsiderueshme shkencore, vetėm e vetėm pse nuk ishin tė pėrshtatshėm politikisht, e nga ana tjetėr punėsoheshin individ pa grada tė duhura e tė domosdoshme shkencore. Si mė herėt edhe tani ligjėrojnė dhe janė bartės tė lėndėve asistentė edhe nė rastet ku popullata shqiptare nė Maqedoni ka njerėz tė tillė. Por edhe sikur mos ti ketė, mė mirė ėshtė tė merren nga universitete tjera se sa tė veprohet kėshtu. Pėr kėsi dhe shumė gjėra tjera intelektualė e tė tjerė kanė reaguar dhe reagojnė vazhdimisht nė media elektronike e veēanėrisht nė shtypin e pėrditshėm, por ka qenė e kot! Nuk kanė ndikuar nė veshėt e shurdhėr dhe sytė e qorruar tė politikės sonė tė ēoroditur. S’kemi se ēka tė themi tjetėr vetėm se: kaq meritojmė. Pasi qė pėrmes politikės sonė tė gabuar apo tė qėllimtė pėr interesa personale, ēojmė ujė nė mullinjtė e tjerėve. Por njė ditė do tė mbushet kupa dhe, edhepse ndoshta do ė jetė vonė, gjėrat do tė bijnė nė vendin e duhur, por dikush do tė pėrgjigjet pėr kėto dhe historia e mirėfilltė do ta sqarojė tė vėrtetėn. Vetė ata qė sot veprojnė kėshtu si nuk duhet njė ditė do tė akuzojnė njeri-tjetrin dhe do tė mundohen tė arsyetojnė vetėvehten por do tė jetė e kotė. Edhe vetė studentėt edhe se, qė prej herėt e kanė tė qartė dhe e shofin se si shkojnė punėt nė universitet njė ditė do tė shpėrthejnė dhe do ti thonė tė gjitha anomalitė. Kėshtu do tė del e vėrteta nė shesh. Prandaj vaj halli pėr ata qė janė tė involvuar nė kėsi dallaveresh.

Pėr tė mirėn e popullit, dhe nė radhė tė parė tė vetė politikės shqiptare nė Maqedoni, duhet ti gjendet zgjidhje kėsaj situate. Partitė politike, organizatat joqeveritare e tė tjerė duhet sa mė shpejt tė krijojnė njė Kėshill ekspertėsh e intelektualėsh qė tė pėrgatitė njė platformė pėr sanimin e situatės shumė tė rėndė nė procesin edukativo arsimor dhe mėsimor nė tė gjitha nivelet e arsimimit. Ėshtė momenti i fundit qė tė ndėrmerret ndonjė iniciative e kėtillė apo e ngjashme pasi situata nė fushėn e arsimit ėshtė nėn ēdo nivel. Nėpėr institucionet arsimore ēdo gjė ka por mėsimnxėnie jo. Duhet ngritur zėrin edhe prindėrit, edhe mėsimdhėnėsit edhe tė tjerė qė njėherė e mirė tė rregullojmė kėtė situatė se ajo ėshtė pasuria e jonė mė e madhe dhe mė e nevojshme.
(Autori ėshtė njė nga nismėtarėt e themelimit tė Universitetit tė Tetovės)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio