Studentet.info
Opinione : Revolucion apo Evolucion
Kyqur 07-02-2011 6:45:55 (2647 Lexime)



Nga Arben Halili

Proceset e kohėve tė fundit treguan pėr mungesėn e njė lidershipi tė mirėfilltė nė parapritjen e aktiviteteve dhe nuhatjen e kurtheve nga mė tė ndryshmet.

Mbajtja e zgjedhjeve nė Kosovė, shoqėruar me njė varg problemesh si nė formėn organizative po ashtu edhe nė gatishmėrinė e pjesėmarrėsve pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve si rezultat i zgjidhjes sė bėrė nga vet qytetarėt e Kosovės, bėri qė ky proces tė humb primatin e zgjedhjeve tė tilla siē ishim mėsuar tė shohim deri para kėtyre tė fundit, kur Kosova konsiderohej lider i organizimit dhe mbarėvajtjes sė kėtij procesi nė rajon.


Nga ana tjetėr, pakėnaqėsia e vazhdueshme e shprehur nga format mė tė ndryshme e faktorit politik opozitarė nė Shqipėri, pėr mė shumė se njė vit, dhe mospranimi i rezultatit tė verdiktit tė qytetarėve tė Shqipėrisė, edhe njė herė dėshmon pėr mosgatishmėrinė e klasės politike pėr tė pranuar me pjekuri kėtė pėrcaktim. Pėrkundrazi, nė vend tė kėsaj kemi organizimin e debateve, aktiviteteve anti-qeveritare e deri te protestat e para dy javėve qė kulminuan me humbje jetė njerėzish. E gjithė kjo nė emėr tė “ demokracisė” dhe “mbrojtjes sė votės sė lirė”

Dhe sė fundit, nė Maqedoni kemi njė klasė politike serviliste e cila varėsish pozicionit qė zė, ndėrron edhe fjalėt e gojės edhe mėnyrėn e tė vepruarit. Edhe kėtu, virusi i mospranimit tė rezultateve zgjedhore ka shtirė thellė rrėnjėt nė mediokritetin e lidershipit politik. Nė vitin 2006 kishim kukuvajtjen e integristėve-servilistėve pėr mospėrfshirjen e tyre nė garniturėn e re qeveritare, dhe kjo dėshmoi qė ato nuk janė asgjė mė tepėr se njė grup njerėzish me akumulim kulminant tė plotėsimit tė interesave personale. Mbetjen e tyre nė opozitė e shihnin si “pėrēmim tė votės shqiptare”, si “kthim prapa tė proēeseve” madje edhe si “fund tė Maqedonisė” e cila do ndahej nėse ata nuk do bėnin qeverinė. Nė fakt ata e kishin shumė mirė tė qartė se s’do ishte asgjė mė shumė se sa fundi i garniturės sė tyre tė interesxhinjėve, sepse pikėrisht aty ateruan qė nė themelim ato qė ishin mėsuar tė shėtitshin nga njė strofull nė tjetrėn, ēdoherė pėr “interesa kombėtare”, e qė realisht nėnkuptonte njė pozitė drejtori, njė deputet, njė mėditje mė shumė, njė projekt pėr “aktivitete ekologjike” e pse jo edhe ndarje grantesh pėr ndėrtime stanesh e shtim tė kopeve tė dhenve tė xhaxhallarėve nė bjeshkėt e Sharrit e Korabit. E qė tė arrihej e gjithė kjo, duheshin zgjedhje tė parakohshme pėr tė “verifikuar” edhe njėherė mandatin qė ua kishte dhėnė populli sepse “vetėm” nė atė mėnyrė do kthehej dinjiteti i votės shqiptare. Por, sigurish qė mund edhe mos mbaheshin zgjedhje, nėse do pėrfshiheshin ata nė qeveri. Pra, e gjitha ishte tė jemi “NE” aty, sepse vetėm atėherė shqiptarėt do jenė tė kėnaqur me pozitėn qė do kishin njė grusht njerėzish, nipėr e mbesa tė dajės, xhaxhallarė tė krye-integristit nė ndonjė pozitė prorektori ose ndonjė drejtor i zyrave tė rėndėsishme nė suaza tė USHT-sė, e shumė raste tė tjera. Dhe kemi anėn tjetėr e cila ēdoherė ėshtė e kėnaqur kur pėrbėn qeverinė dhe se proceset ecin pėr “mrekulli”, por edhe ēdoherė qėndron jashtė parlamentit kur ėshtė nė opozitė, sepse si zakonisht “nuk mund tė jenė” pjesė e njė politike antishqiptare.


Ndodhur nė kėtė udhėkryq tė tmerrshėm, si popull mė nuk mund tė shohim rrugėn e revolucioneve, pėr arritjen e qėllimeve “madhore”, tė gjitha letrat tona nė kėtė drejtim u shterėn tashmė, duke filluar nga Kosova, Lugina e Preshevės e Maqedoni (2001). Ne mė shumė se kurrė tashmė kemi nevojėn e njė evoluimin psikologjik, njė evolucion i mėnyrės sė tė perceptuarit dhe tė vepruarit, njė procesi qė do ē’rrėnjoste ndjenjėn e servilizmit dhe do krijonte vetėbesimin e duhur pėr tė udhėhequr e jo pėr tė qenė i udhėhequr, pėr t’u paraprirė proceseve dhe jo pėr tė ndjek ato. Pėr tė krijuar politika ekonomike, arsimore madje edhe nacionale dhe jo pėr tė ndjekur politikat qė i bėjnė tė tjerėt sipas mostrės sė tyre. Shqiptarėt sot nuk kanė nevojė pėr mediokritet, pėr politikan nudistė, pėr demagog nacionaliste e as pėr nostalgjik qė dikur ka ikur nga vendlindja dhe kthehet pas mė shumė se njėzet vjet dhe mendon se mendja e qytetarit shqiptare ka ngelur nė stadin e viteve tė 80’ta dhe ka pritur tė udhėhiqet nga dikush qė akoma mendon me atė mendje. Ky evolucion ėshtė mėse i domosdoshėm dhe evolucionet e tilla zakonisht mund tė bėhen nga ata qė nuk kanė jetuar nė dy sisteme tė ndryshme, ata qė kanė kultivuar nė dinjitetin e dhe mėnyrėn e tyre tė tė menduarit frymėn e tė qenit prijės procesesh dhe jo zbatues, nga ata qė asnjėherė nuk kanė lejuar tė nėpėrkėmbet nderit dhe dinjiteti i tyre dhe familjes sė tyre dhe nga ata qė kanė dėshmuar veten nė radhė tė para, nė familjen, rrethin e tyre, e pastaj edhe mė gjerė dhe jo anasjelltas. Nuk mund dikush qė nuk ka nė rregull shtėpinė e tij, tė rregullojė mijėra shtėpi tė tjera. Kjo gjė u dėshmua se ėshtė e mundur, nė veēanti nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė, kur nga njė lėvizje e cila pėr disa vite proklamoi vlerat dhe interesat popullit tė shqiptarė nė Kosovė, arriti tė zė pozicione tė mirėfillta nė pushtetin legjislativ, dhe e gjithė kjo bazuar nė besimin, vlerat dhe mbi tė gjitha pėrkushtimin e kryesisė sė saj .

Kjo gjė patjetėr qė do ndodhė. Ne nuk mund tė lėshojmė mundėsinė pėr tė qenė tė barabartė nė mesin e tė barabartėve, nuk mund tė jemi robėr tė interesave tė klaneve tė ndryshme me orientime dhe veprime shumė tė dyshimta. Unė besoj nė kėtė proces qė sapo ka filluar nė hapėsirėn mbarėshqiptare dhe si i tillė ai nuk do mund tė kthehet prapa.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio