Studentet.info
Lajme : Vetėvendosja “skuq” rektorin Rugova
Kyqur 15-02-2011 6:50:29 (1600 Lexime)


Gjatė mbajtjes sė ceremonisė sė 41 vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės, derisa rektori Mujė Rugova mbante fjalėn e rastit, dy aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje i hodhėn ngjyrė tė kuqė rektorit Rugova, ndėrsa rektori i zėnė nė befasi, i falėnderoi studentėt dhe tha se jemi nė demokraci dhe nė demokraci ndodh.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Rugova mori njė pėrkrahje morale nga tė pranishmit nė sallė, ndėrsa i falėnderoi studentėt qė u kujdesėn t’i japin ngjyrė tė kuqe mė shumė.

“Unė vesha sot rrobe tė zeza me njė kravatė tė kuqe, faleminderit pėr studentet se nuk kisha vu mjaft ngjyrė tė kuqe”, tha ai.



Ndėrsa, para se tė merrnin njė akt tė tillė, aktivistėt e Lėvizjes Vendvendosje paraprakisht kishin mbajtur njė aksion simbolik para Universitetit tė Prishtinės. Astrit Dehari ka thėnė se sot pas 41 vjetėsh Universiteti i Prishtinės nė vend se tė ishte i modernizuar e nė hap me universitetet evropiane ai gjendet nė gjendje tė mjerueshme.

“Por ne i tėrheqim vėrejtjen Rektorit, Kėshillit Drejtues tė Universitetit dhe Ministrisė sė Arsimit pėr vendimet qė kanė paralajmėruar tė merren, si shkurtimi i bursave dhe rritja e pagesave pėr semestėr, se ne studentėt e UP-sė do tė organizohemi me tė gjitha format pėr tė mos lejuar zbatimin e vendimeve tė tilla”, tha Dehari.

Mė pastaj ata kanė shkuar nė drejtim te Fakultetit tė Filologjisė ku edhe e kanė skuqur me ngjyrė rektorin e UP-sė, Mujė Rugova, derisa ai ishte duke mbajtur fjalim me rastin e shėnimit tė 41 vjetorit tė UP-sė.

Pas disa minutash ka intervenuar policia, e cila i ka arrestuar dy aktivistėt e Vetėvendosjes. Para se tė intervenonte policia, aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje ishin rrahur nga disa persona tė pa identifikuar, tė cilėt e quanin vetėn sigurim, ndėrsa sipas burimeve tė Kosovapress-it nė rrahje ka marrė pjesė edhe njė anėtar i Parlamentit Studentor.

Tė arrestuarit janė Ron Gjinovci dhe Durim Jashari




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio