Studentet.info
Lajme : Kush tenton ta njollosė Universitetin
Kyqur 16-02-2011 5:15:40 (1193 Lexime)

Selim Bezeraj

Universiteti i Prishtinės pėr 41 vjet punė dha kontribut tė qenėsishėm nė fushėn e arsimit, tė shkencės dhe artėve, shtylla kėto tė ngritjes tė identitetit modern tė Republikės sė Kosovės. Ky institucion ishte dhe do tė mbetet vatėr e dijes, e zhvillimit dhe e progresit tė kombit tonė. Kushdo qė tenton tė bėjė ndonjė fyerje apo tė hedhė ndonjė njollė mbi Universitetin e Prishtinės mbi pikėpamje tė ēfarėdo natyre qofshin ato do tė pendohet dhe do tė pėsojė keq. Universiteti i Prishtinės ėshtė tempull i shenjtė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, andaj ėshtė i paprekshėm dhe i mbrojtur me gjakun e mijėra trimave e trimėreshave qė sakrifikuan jetėn pėr tė mbrojtur kėtė universitet. Ėshtė i paprekshėm dhe do tė ruhet nga gjenerata tė tėra qė morėn dije, u afirmuan dhe u nderuan shumė personalitete nė kėtė universitet.



Do tė bėjė njė retrospektivė tė shkurtėr sa pėr tė hedhur disa fakte tė lidhshmėrisė sė ngjarjeve nė rrjedhėn e kohėrave me kuptime tė njėjta. Derisa rektori i parė i kėtij universiteti Dervish Rozhaja, thoshte “Themelimi i UP ėshtė ngjarje historike dhe njė hap kualitativ pėrpara nė progresin e mė tejshėm tė gjithanshėm tė shoqėrisė kosovare”, Rektori i tanishėm, Mujė Rugova, derisa huliganėt dhe rrugaēėt hidhnin ngjyrė mbi tė tha “jemi nė demokraci dhe nė demokraci ndodh”. Pra, kjo e vėrteton se ne nė universitet kemi arritur kėtė stad tė zhvillimit. Nė krye tė universitetit po qėndron pikėrisht njeriu qė ka pikėpamje dhe koncepte tė njėjta me themeluesin dhe paraardhėsin e tij. Kjo tė bėn tė kuptosh se sa nder ėshtė pėr ne. Kėshtu qė, rektori Mujė Rugova mbi tė gjitha ėshtė njėri me tipare burrėrore qė ka prejardhje tė krahinės me tė nderuar tė trojeve shqiptare, vendit me besnik dhe tė traditės shqiptare, Rugovės kreshnike, dhe njėherėsh ėshtė personi mė emblematik i punės sė denjė dhe tė ndershme akademike dhe shkencore nė Republikėn e Kosovės.

Kurse, kur e shikon ēastin e qėndrimit tė rektorit Mujė Rugova derisa ata bastardė hidhnin ngjyrė mbi tė, mbi tė gjitha ishte njė mesazh shumė i fuqishėm, burrėror dhe i njė intelektuali “bėni ēka tė doni mbi mua, vetėm mos mbi universitetin”. Kjo tė kujton edhe njė moment tjetėr, atė tė rektorit tė nderuar Ejup Statovcit, i cili nė protestėn e 1 tetorit 1997 ishte pėrgjakur nga forcat policore dhe ushtarake serbe nė mbrojtje tė universitetit. Duke shikuar kėtė moment tė ēoroditur, shumė trishtues, fyes, denigrues dhe shumė tendencioz, atėherė duhet marrė masat pėr preventivė tė shėndoshė nga gangsterėt qėllimkėqij. Prandaj mu pėr kėtė parashtrohet domosdoshmėria qė tė luftohen energjikisht kėto dukuri tė shėmtuara tė prishjes sė imazhit tė institucioneve akademike. Nė vend qė tani gjatė tranzicionit tė flaken kėto dukuri tė shėmtuara, pėr ēudi ato po bėhen gjithnjė e mė prezente duke hyrė edhe nė Universitetin e Prishtinės. Me kultivimin dhe tolerimin e mėtejshėm tė kėtyre veprimeve denigruese, po devalvohet dhe ngulfatet zhvillimi i mirėfilltė bashkėkohor i Universitetit tė Prishtinės, institucion ky me rendėsi vitale pėr zhvillimin shoqėroro-ekonomik tė Republikės sė Kosovės nė kėtė udhėkryq historik nėpėr tė cilin po kalon shoqėria.

Tė ju pėrkujtojmė kėtyre ithtarėve tė sotėm tė “sistemit centralist” tė njė ideologjie bolshevike tė perėnduar pa kthim, se premisat pėr tė bėrė kinse argatė ndaj tė mirės sė pėrgjithshme, duhet tė hiqni dorė nga kjo tentativė shumė e fėlliqtė. Sepse edhe qėndrimi kategorik i iluministėve Nikolla Kopernikut, Gjordano Brunos dhe tė Galileo Galileut, tė cilėt nė kohėn e absolutizmit mesjetar nė Evropė edhe me kėrcėnim pėr vdekje nga Inkuizicioni kishtar, nuk pranuan tė heqin dorė nga e vėrteta objektive shkencore mbi “sistemin heliocentrik” qė tė pranonin sistemin gėnjeshtar “geocentrik” qė e propagandonte kisha katolike nė mesjetė. Kėsisoj, e vėrteta gjithmonė mbizotėron dhe edhe ky rast i sjelljes dinjitoze dhe prej njė intelektuali ėshtė padyshim triumf mbi veprimet e drejta dhe tė menēura, qė bėn dhe bėri rektori ynė i nderuar Mujė Rugova.

Pra, nė fund mund tė them se tanimė janė tė njohura fare mirė nė opinionin tonė qėndrimet fyese dhe ofendimet e rėnda qė i bėri veprimi i sė martės institucionit tė universitetit tonė. Prandaj, kush tenton ta njollosė Universitetin e Prishtinės, tempullin e dijės dhe tė frymėzimit shpirtėror dhe kombėtar tė shqiptarėve, do ta vret vetveten.

(Autori ėshtė hulumtues shkencor nė Institutin e Historisė - Prishtinė)





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio