Studentet.info
Lajme : “Molerėt” e rektorit Rugova i pret pėrjashtimi
Kyqur 18-02-2011 10:40:53 (1616 Lexime)


Gjuajtja me ngjyrė nė rektorin e Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, pritet t’u kushtojė me pėrjashtim nga Universiteti studentėve Rron Gjinovci dhe Durim Jashari.

Dekani i Fakultetit Filologjik, Ramush Mavriqi, i ka thėnė gazetės Koha Ditore se qysh tė hėnėn pritet tė mblidhet Kėshilli i kėtij fakulteti dhe pas raportit tė Komisionit disiplinor do tė merret vendimi pėr pėrjashtimin e Rron Gjinovcit, i cili ėshtė student nė vitin e parė nė drejtimin e Filozofisė nė kėtė fakultet.



“Konsideroj se ka bazė tė mjaftueshme pėr pėrjashtimin e tij. Vendimi do t’i dorėzohet studentit dhe ai ka tė drejtė ankese”, ka thėnė dekani Mavriqi. Neni 156 i Statutit tė Universitetit tė Prishtinės pėrcakton obligimet e studentėve brenda UP-sė, ndėrsa neni 161 pėrcakton mundėsinė e ndėshkimit me pėrjashtim tė studentėve qė bėjnė shkelje tė ndryshme, pėrfshirė edhe ato disiplinore brenda UP-sė.

Pėr vendimin e pėrjashtimit tė kėtyre dy studentėve ka folur edhe zėdhėnėsi i Rektoratit, Isuf Ibėrdemaj.

“Kanė qenė pothuajse tė njėzėshėm edhe tė gjithė dekanėt e fakulteteve pa pėrjashtim, anėtarėt e Senatit dhe Kėshilli Drejtues, se ata studentė duhen pėrjashtuar prej studimeve”, ka thėnė Ibėrdemaj. Zėdhėnėsi i Rektoratit ka treguar se vendimi pėr pėrjashtimin e studentėve, i cili javėn tjetėr pritet tė formalizohet, ėshtė marrė pasi qė ėshtė konsideruar se akti i kryer ndaj rektorit Rugova nuk ka qenė pjesė e ndonjė shprehjeje tė demokracisė, por gati sulm fizik ndaj tij.

Megjithėse gjysma e fytyrės, rrobat dhe fjalimi tė cilin ai e lexonte i ishin njollosur, Rugova pati qėndruar i qetė, pati falėnderuar studentėt dhe pati vazhduar fjalimin e tij.
Por njė ditė pas asaj ngjarjeje, rektori Rugova kishte shpėrthyer me akuza ndaj studentėve qė e kishin njollosur, duke i quajtur ata “gjak i fėlliqur dhe kopila”.

“Ky ėshtė sulm fizik. Jam sulmuar me substanca qė janė edhe kanceroze, por edhe lėndė djegėse. Ngjyra ka qenė e tretur nė lėndė djegėse dhe ka mundur qė prej njė shkėndije tė sjellė edhe flakė. Kėto janė gjėra qė i bėn njė pjesė e rinisė, e cila ėshtė gjak i fėlliqur, se me siguri dikush prej kėtyre ose gjyshin a katragjyshin e ka me elemente sllave”, ka thėnė Rugova, tė mėrkurėn, gjatė njė intervistė dhėnė Radio-Dukagjinit.

Kryetari i KMDLNJ-sė, Behxhet Shala, ndonėse ka thėnė se nuk e pėrkrah absolutisht veprimin e studentėve kundėr rektorit Rugova, deklaratat e kėtij tė fundit “pėr gjakun e fėlliqur” i ka konsideruar jo tė nevojshme.

Ai konsideron se studentėt nuk ėshtė dashur tė dėnoheshin.

Rron Gjinovci, njėri nga studentėt qė ka hedhur ngjyrė mbi rektorin, ka thėnė pėr gazetėn se nuk pendohet pėr aktin e bėrė dhe me atė ai konsideron se vetėm ka manifestuar njė formė tė demokracisė. Komentet e rektorit se ata studentė “kanė gjak tė fėlliqur dhe janė me elemente sllave”, Gjinovci i ka quajtur raciste.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio