Studentet.info
Lajme : Muje Rugova:Shkon jashtė pėr shėrim
Kyqur 20-02-2011 7:32:15 (2339 Lexime)


PRISHTINĖ, 19 SHKURT - Rektori i Universitetit tė Prishtinės (UP), Mujė Rugova, do tė dėrgohet nė shtetin gjerman pėr t’iu nėnshtruar analizave me tė thella dhe njė tretmani mjekėsor. Pas kontrolleve mjekėsore tė mjekėve kosovarė dhe pėrkeqėsimit tė gjendjes, atij i ėshtė rekomanduar njė mjekim mė i specializuar.

Ngjyra e hedhur sipėr rektorit nga aktivistėt e Vetėvendosjes, Rron Gjinovci dhe Durim Jasharaj, nuk ka rezultuar tė jetė ngjyrė e thjeshtė. Ndonėse kjo ngjyrė pritet tė dėrgohet nė organet kompetente pėr verifikim se ēfarė substance mban, tash pėr tash parashihet tė ketė pasur nė pėrbėrje tė saj edhe lėndė djegėse (tretės i ngjyrave metalike).



Gjendja shėndetėsore e rektorit ka filluar tė pėrkeqėsohet, tė premten nė mbrėmje dhe gjatė sė shtunės sidomos nė ato pjesė tė trupit ku ėshtė hedhur ngjyra. Nė raportet mjekėsore tė siguruara nga “Zėri” rektori ėshtė urdhėruar pėr njė tretman intensiv prej 13 medikamentesh. Raporti i demartologut flet pėr diagnozė djegie tė shkallės sė dytė (combustio gradus II-duam).

Pėrderisa burime tė “Zėrit” konfirmojnė se ai do tė udhėtojė paraditen e sė dielės pėr shėrim nė Gjermani, njė gjė e tillė nuk ėshtė hedhur poshtė as nga vetė rektori Rugova. Ai ka thėnė pėr “Zėri” se ėshtė i shtyrė tė kėrkojė shėrim jashtė vendit, veēanėrisht pėr shkak tė substancave tė hedhura nė ngjyrėn me tė cilėn ėshtė spėrkatur, e qė sipas tij, janė me pėrmbajtje tė rrezikshme.

Rugova ka theksuar se substancat do tė vėrtetohen nė Gjermani, pasi edhe gjendja e tij shėndetėsore ka filluar tė pėrkeqėsohet pas katėr ditėve tė sulmit, gjė qė nuk e sheh si normale. Rėnia e lėkurės nga pjesėt e trupit tė prekur me ngjyrė dhe humbje tė shikimit me njėrin sy, vėshtirėsi nė frymėmarrje janė simptomat e paraqitura tek rektori.
I pari i UP-sė, Rugova, ka theksuar se pas kėtyre pasojave tė paraqitura nė shėndet dhe informimit se nė ngjyrė ka substanca tė rrezikshme pėr jetė, do tė bėjė padi private nė gjykatė si dhe padi institucionale pėr shkak, siē thotė ai “sulmit ndaj UP-sė si institucion”.
Rektori ka thėnė se do tė kėrkojė nga organet e drejtėsisė tė zbardhin rastin dhe tė gjejnė ata qė organizuan sulmin si dhe personat qė hodhėn tretėsin nė ngjyrė. “Ligji i dėnoi ata dy fėmijė. Sa mė pėrket mua, nuk do t’i dėnoja fare, ata janė vetėm fėmijė dhe i fal, por ligji duhet tė gjejė ata qė qėndrojnė prapa kėtij skenari dhe shfrytėzuan kėta dy fėmijė”, ka thėnė Rugova.

Ndonėse sulmin e quan tė paarsyetueshėm, pasi sipas tij ėshtė qeveria ajo qė cakton buxhetin dhe shumėn e semestrit, thekson se tė paktėn tė kishin pėrdorur ngjyrė tė thjeshtė, apo keqap... dhe jo substanca me pasoja nė shėndet.

Ndėrkohė pėrfaqėsues tė Vetėvendosjes nuk kanė pranuar tė komentojnė lidhur me kėtė rast. Erzen Vraniqi, zyrtar pėr informim nė Vetėvendosje ka thėnė se ky subjekt politik nuk do tė komentojė rastin e ndodhur me rektorin.

“Ėshtė situatė e papėrshtatshme. Nuk duam tė komentojmė”, ka thėnė shkurt ai pa dashur tė lėshohet nė deklarata, por duke pranuar se akti ėshtė kryer dhe arsyetimi pėr kėtė ėshtė dhėnė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio