Studentet.info
Opinione : Universiteti ėshtė i studentėve, e jo i rektorit!
Kyqur 22-02-2011 6:26:58 (1860 Lexime)


Vlorian Molliqaj

Thonė se protestat paqėsore shprehin demokraci dhe ndodhin nė vendet mė demokratike tė botės. Kėtė madje e thonė nganjėherė edhe politikanėt tanė, edhe pse fare nuk iu pėlqejnė ato. Do tė ishte mirė sikurse tė ishte kėshtu edhe nė realitet. Por, pėr ta kuptuar qė nė realitetin tonė puna qėndron ndryshe, ndihmojnė reagimet e politikanėve apo “viktimave” pas ēdo aksioni protestues. Shumė shpesh tek ne, pas protestave tė ndryshme janė dėnuar nė forma tė ndryshme autorėt e protestave apo aksioneve simbolike. Kjo vetėm pėr njė qėllim tė qartė: qė nė vendin tonė tė instalohet kultura e frikės pėr tė reaguar ndaj padrejtėsive. E, duke e ditur qė nė vendin tonė padrejtėsitė janė tė shumta, dhe ēdo ditė nė rritje, ėshtė e kuptueshme, madje e nevojshme qė tė ndodhin reagime nė forma tė ndryshme si demonstrata, protesta dhe aksione simbolike. Secila kategori e njerėzve nė Kosovė ka arsye pėr tė protestuar, duke filluar nga studentėt e deri tek pensionistėt.


Kushtet e mjerueshme nė Universitetin e Prishtinės si mungesa e literaturės pėr studim, mungesa e profesorėve nė ligjėrata, pėrsėritja disa herė e tendencave pėr rritjen e pagesės pėr semestėr, shkurtimi i bursave, mungesa e kushteve elementare nė konvikte, mungesa e laboratorėve dhe kabineteve, e shumė e shumė arsye tjera, bėnė qė studentėt tė bashkohen dhe tė fillojnė tė organizohen pėr t’i luftuar kėto padrejtėsi.

Politikanėt tanė e kanė shndėrruar Universitetin e Prishtinės nė njė “qendėr rehabilitimi”. Numri i studentėve nė universitet e tejkalon numrin qė universiteti ka kapacitet t’i mbajė, dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet pse mėsimi nuk ka cilėsi tė lartė, sepse kapacitetet e universitetit nuk e pėrballojnė dot kėtė numėr tė madh tė studentėve. Por, politikanėve tanė nuk iu intereson cilėsia e mėsimit. Ata duan qė studentėt tė angazhohen nė studime, nė mėnyrė qė tė zvogėlohet numri i tė pakėnaqurve nė njė afat tė shkurtėr, sepse nėse kėtyre tė rinjve do t“iu mohohej edhe e drejta pėr studime, kėta tė fundit, pa pasur mundėsi as shkollimi e as punėsimi, shumė mė shpejt do tė revoltoheshin kundėr pushtetit.

Nė 41 vjetorin e themelimit tė Universitetit tė Prishtinės, nė ceremoninė qė kishte organizuar rektorati i Thaēit (e quaj kėshtu ngase rektorati ndėrrohet sa herė qė ndėrrohet pushteti) disa studentė, aktivistė tė qendrės STUDIM KRITIKĖ VEPRIM qė ėshtė qendėr e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Universitetin e Prishtinės, gjatė njė aksioni simbolik, ngjyrosėn me ngjyrė tė kuqe rektorin e UP-sė. Arsyeja ishte shumė e shkurtėr dhe e qartė – “pasi ai nuk po skuqet vet pėr gjendjen qė e ka sjellė universitetin, do ta skuqim ne – studentėt”. Tė nesėrmen, rektori Mujė Rugova, nė njė deklaratė pėr njė medium e ka dėnuar kėtė akt tė studentėve dhe i ka fyer rėndė studentėt duke thėnė qė ata janė “gjak i prishtė dhe kopilė“, madje nuk ėshtė ndalur me kaq, por ka shkuar aq larg sa ua ka fyer edhe gjyshėrit duke thėnė qė ata kanė „elemente sllave“.

Pak ditė pas, nga rektorati doli fjala se studentėt pjesėmarrės nė aksion do tė pėrjashtohen pėrjetėsisht nga Universiteti i Prishtinės pėr shkak se sipas tyre aksioni ndaj rektorit ka qenė sulm dhe jo shprehje e demokracisė. Nuk e di se ēfarė nėnkuptojnė kėta zotėrinjtė me demokraci ku nė fakt pikėrisht aksione tė kėtij lloji shprehin demokracinė e vėrtetė tė njė vendi. Shembuj tė aksioneve tė tilla protestuese ka pėrplot anembanė botės, madje mė sė shumti nė vendet demokratike, por reagime tė tilla sikur ky i rektorit nuk mė kanė rėnė nė vesh deri me tani.

Gjuha qė pėrdori rektori dhe vendimi qė kėta studentė tė pėrjashtohen nga UP-ja, tregon qė rektori ėshtė nė panik tė madhe pasi qė po e sheh se studentėve iu ėshtė mbushur kupa pėrplot me padrejtėsi dhe tani po iu kundėrvihen atyre. Ai, dhe ata qė e vunė atė nė pozitėn e rektorit janė nė hall tė madh se si ta ndalin zėrin kundėrshtues tė studentėve. Kėtė e dėshmon fakti qė nė vend se pas atij aksioni protestues rektori tė orvatej t’i pėrmbushte kėrkesat e studentėve, ai pėrkundrazi po angazhohet me ēdo kusht qė ata studentė qė e ngjyrosėn t’i dėnoj duke ua pamundėsuar shkollimin nė Universitetin e Prishtinės. Kėtė e bėjnė, sepse mendojnė qė me dėnime tė tilla e ndalin hovin e studentėve i cili veē ka nisur pėr t’i kundėrshtuar ata, por ata harrojnė qė studentėt e kėtij universiteti janė dėnuar edhe gjatė regjimit serb, madje jo vetėm me pėrjashtime nga universiteti, por edhe me rrahje e me burgosje, dhe kurrė nuk janė ndalur sė kėrkuari tė drejtat e tyre.

Kėtij rektori shumė mirė i kujtohen demonstratat studentore masive tė viteve “97, “98 e “99 kundėr regjimit serb. Nė ato demonstrata ėshtė parė shumė qartė fuqia e studentėve pėr ndryshime. Nėse rektori nuk ka dėshirė qė njė fuqi e tillė tė ngrihet tani kundėr tij, ashtu si atėherė ndaj regjimit serb, ai duhet qė tė ndryshoj qėndrimet e tij kundrejt studentėve dhe menjėherė duhet qė tė filloj me plotėsimin e kėrkesave tė tyre, e nė qoftė se nuk ėshtė i aftė t’i plotėsoj ato, atėherė le tė jap dorėheqje, por assesi mos tė mundohet t’i shtyp studentėt se njė gjė e tillė nuk do tė lejohet kurrė. Universiteti nuk ėshtė i rektorit. Universiteti ka qenė, ėshtė, dhe do tė mbetet i studentėve.

(Autori ėshtė student nė Universitetin e Prishtinės)





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio