Studentet.info
Opinione : REKTORI I “KONTAMINUAR”
Kyqur 25-02-2011 7:13:01 (1897 Lexime)



Adnan ARBASHI

(Ligjet janė rrjeta merimangash, nėpėr tė cilėn kalojnė miza tė mėdha, e ku mbeten tė voglat) –BALZAKU


Kėto ditė, ėshtė shkruar dhe pėrfolur mjaft nė opinion, pėr atė “atak fizik” me ngjyrė tė “kontaminuar”, nga ana e dy aktivistėve tė lėvizjes VETĖVENDOSJE!, ndaj rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, gjatė mbajtjes sė fjalimit tė tij solemn, me rastin e shėnimit tė 41 vjetorit tė UP. Qėndrimi dinjitoze me kėtė situatė vėrtetė tė palakmueshme i rektorit, edhe mė tepėr rriti revoltėn tonė qytetare ndaj kėsaj forme paksa tė vrazhdė dhe tė tepruar tė shprehjes sė pakėnaqėsisė studentore.

Por, kjo njerėzoreje nė ne, sikur zgjati shkurt. U demantua menjėherė pas disa minutave. Me tė dal jashtė salle, “atentatorėt” u rrahėn brutalisht. nga disa njerėz qė ende nuk dihen se kush ishin. Dhe, merrni me mėndė! Para syve vigjilent tė kamerave televizive, u pėrdor dhuna fizike mu nė tempullin e asaj dije, e cila, pikėrisht nė sallėn aty afėr, shėnonte 41 vjetorin e ekzistimit tė saj.


Befasia tjetėr edhe mė e madhe, qė edhe mė tepėr e tradhtoj atė ndjenjė tė parė tė njerėzores tonė mohues ndaj kėtij akti, erdhi tek tė nesėrmen. Kur me deklaratat e veta nė medie, mu ky rektor i djeshėm me qėndrim dinjitoz para “sulmuesve”vetė, me njė gjuhė qė nuk i takon as zhargonit tė rrugės, sot tregoi njė fytyrė tjetėr. Mbase, atė tė vėrtetė. Me sulmet e veta deklarative mė medie, ai shkoi aq larg saqė, sigurisht nga laboratorėt e fshehta informative partiake tė cilės i takon, i nxori edhe analizat gjenetike tė pėrbėrjes sė gjakut tė sulmuesve.

Ata qė i kanė nė kujtesė metodat e veprimit nga koha e mentalitet tė shkuar komunist nė rrethanat e tilla, qė mė parė e kanė parashikua skenarin qė do tė ndodhin mė vonė si hakmarrje ndaj kėtyre djelmoshave. Fillimisht do tė shkohet me reagime tė orkestruara tė gjykimit tė ashpėr nga ana e strukturave pedagogjike zyrtare dhe studentore tė Universitetit ndaj kėtij akti, e, mė vonė, pasi tė parapėrgatitet mirė opinioni, detyrimisht do tė pasoj pėrjashtimi i tyre nga universiteti.

Nė anėn tjetėr, kjo transparencė aq groteske mbi keqėsimin e shėndetit tė rektorit, si dhe shkuarja e tij pėr shėrim nga ngjyra jashtė shtetit, mua po mė pėrngjan metaforės sė asaj nuse tė frustruar, e cila, pėr ta pėrfituar mėshirėn dhe animin e burrit, gjithnjė pas fjalosjes me vjehrrėn, sėmuret dhe merr kokrra qetėsuese pėr nerva. Me kėtė sarkazėm tė pėrdorur, fare nuk desha tė shprehi kėnaqėsinė time pėr gjendjen shėndetėsore tė rektorit. Por, pėrkundrazi, do ta shfrytėzoj kėtė rast qė, sinqerisht nga zemra, atij t’i dėshiroj shėrim sa mė tė shpejtė, ama, ajo qė mė bėri tė ironizoj nė kėtė mėnyrė me “hallin” e tij, ėshtė forma naive e manipulimit medial me gjendjen shėndetėsor tė rektorit, e cila ashiqare po reflekton si paralajmėrim se, kėta keqbėrės tė “paedukuar” dhe gjenetikisht “gjakpėrlyer”, sė shpejti nė shenjė hakmarrje, do tė pėrballen me dėnimin e merituar.



Njė shembulli me rektorin tim tė viteve ‘81



Meqė po afrohet edhe 11 Marsi, dita e shėnimit tė 30 vjetorit tė demonstratave studentore tė vitit 1981, sa e shtjelloja kėtė temė, jo rastėsisht mu kujtua rektori jonė i asaj kohe, prof. dr Gazmend Zajmi. Ky njėri, me njė personalitet tė fuqishėm akademik dhe moral, e mbi tė gjitha, virtyte tė larta kombėtare, para emrit te tė cilit, me pietet tė lartė pėrkulemi tė gjithė, nė rend tė parė ne studentėt e asaj gjenerate tė lavdishme.

Pas trazirave studentore qė kishin filluar mė 11 mars 1981, nė Univerzitetin e Prishtinės, mė kujtohet mirė kur, pėr ta qetėsuar dhe zbutur kėtė revoltė qė tanimė veē kishte marr pėrmasa tė mėdha, politika aktuale nė pushtet, si autoritete pedagogjike tė ndikimit mbi ne, i kishte angazhuar edhe profesorėt tanė. Nė mesin e tyre ishte edhe Gazmend Zajmi, ligjėrues dhe rektor i atėhershėm i UP. Pas tentimit tė tij tė kotė qė tė na bindi t’i ndėrpresim tubimet tona protestuese, gjatė ballafaqimit me tė, ne studentėt edhe e kishim ofenduar rėndė atė. Mė kujtohet mirė kur pas kėtyre sulmeve tė ashpra tė bėra nga ne studentėt, rektori i prekur thellė nė sedėr vetėm ka ulur kokėn dhe me sytė tė pėrlotur ėshtė larguar nga ky takim. Ne, tek mė vonė do ta kuptojmė se, pėr sytė e pėrlotur tė rektorit tonė, atėbotė si shkas, fare nuk kanė ndikuar ofendimet tona, por krenaria shpirtėrore e tij se, Kosova vėrtet ka kėsi rini dhe intelektual tė guximshme rebeluese, tė cilėt, domosdo do ta drejtojnė kėtė popull kah njė e ardhme mė e ndritur.

Mė pas, dihet se ēka ka ndodh nė mars-prill tė vitit 19881, nė Universitetin e Prishtinės.

Edhe pas tė gjitha atyre mynxyrave dhe katrahurave qė na kishin kapluar, e qė, kėtė herė, nuk do tė jenė si temė boshte e kėtij shtjellimi, gradualisht jeta filloj tė normalizohet nė Universitet. Ne studentet, edhe pse me zemėr tė thyer, u desh t’i kthehemi provimeve dhe obligimeve tona tė pėrditshme studentore. Nėnshtrimi pas trazirave provimit tė para pėr mua ishte nga lėnda e “Sistemi politik”, tė cilėn e ligjėronte, pikėrisht rektori, prof. dr. Gazmend Zajmi. Tė them tė drejtėn, pas gjithė atyre ofendimeve qė ja kishim bėrė atij dikur, shumica nesh, paragjykonim hakmarrjen e domosdoshme tė tij. Por, e pritura e jonė ogurzi nuk ndodhi. Mė kujtohet si sot, kur profesori dhe rektori ynė i dashur, tashti i ndjerė, prof. dr Gazmend Zajmi, atėbotė hyri nė klasė pėrplot me student dhe emocionalisht na u drejtua me kėto fjalė. “Ju jeni e ardhmja, inteligjenca dhe krenaria kombėtare e popullit tonė... Sot do t’ju marr nė provim, por, pranoj se, pas gjithė asaj qė keni kaluar, unė nuk kam mė zemėr qė me vullnet ta rrėzoj ndonjėrin nga provimi.Andaj, ju lutem! Ata qė e ndjejnė veten se meritojnė notė kaluese, le tė rinė nė klasė, ndėrsa ata qė ende dyshojnė nė dijen e tyre, le tė vijnė mė tė pėrgatitur afatin tjetėr”.

Merrni me mėndė se ēka ndodhi atė ditė?! Shumica e madhe e studentėve prezent pėr provim e braktisėn klasėn, ndėrsa, kur pas tėrheqjes sė pyetjeve vėrenin se nuk ishin tė pėrgatitur sa duhet, pa e pruar nė pozitė tė keqe morale profesorin (rektorin) edashur tė na vej notėn e dobėt nė indeks, edhe ata tė tjerė tė mbetur, abstenonin vullnetarisht.

Krejt nė fund, tė shpresojmė se, edhe rektori i tashėm i UP, Mujė Rugova, mu sikur nga shembulli i mėsipėrm i rektorit ynė i viteve ’81, prof.dr, Gazmen Zajmi, do tė mirėkuptoj ngjashėm natyrėn gjithnjė rebeluese dhe jokonformiste tė vrullit studentor. Fundja, sado qė ata tė jenė “axhami”nė veprimet e veta, janė fėmijėt tanė; e mbi tė gjitha, janė e ardhmja, inteligjenca dhe krenaria kombėtare e popullit tonė...




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio